Ah.. kaq larg jam, njëherazi dhe kaq i pafuqishëm për të qenë - TopicsExpress



          

Ah.. kaq larg jam, njëherazi dhe kaq i pafuqishëm për të qenë pranë teje, nëna ime e dashur.. Jeta e rruga e saj e gjatë mi zhgaravite tërë ato kujtime fëminore dhe të pashpresa që ikën sikur tmos kishin egzistuar kurrë! I mbajë mend lotët e tua, me kujtohet dhe gjyshja tek pragu me lotë në sy qante, babai ngjiste dhe zbriste shkallët me ngut për tmi gjetur ato të pakta para që na kishin mbetur nga kursimet e fundit.. Unë ika si zogu i vjeshtës, i vetëm për shtegtim, mes lamtumirës e mirardhjes së pa shpresë, nga vuajtjet mësova shumë por kujtimet nuk munda ti ndalë asnjëher.. Aq e ëmbël dukej jeta në fillim sa nuk di nëse mbeti pikë lumturie në ditët e fundit që më kanë mbetur, gjallëria më kishte pushtuar dhe koha më dukej se ishte e gjitha e imja, njerzit po të mitë, ëndrat gjithashtu.. Heshtja dhe ndonjëher përmes heshtjes shprehja njëmij fjalë, kurseja dhe lotët për të ardhur një ditë dhe për ti shprazur në prehrin tënd, ato lotë që sot po i lë rrugëve të kurbetit. E nejse sidoqoft une po vij tek ty, mbase nuk do tmë shohësh, se sytë i ke tharë nga lotët, mbase nuk do tmë njohësh por sotë unë çmendurisht mora rrugën për andej nga me vadisin shpesh kujtimet, pas kaq kohësh e ndiej mbi supe peshën e vitev. Eehh jeta, jeta, mbrëmë nëna më kishte vdekur, sonte mora rrugën për vendlindje.. Gjyshja që iu bëfsha ishte haruar me kohë.. Eh, i fshiva me mangët e kavaljerit lotët e një fëmije të sinqert. Askush nuk e dinte dhimbjen që kisha në shpirtë. Gruposja thellë e me thellë kujtimet që për dreq nga malli shpërthenin si mimozat e pranverës, e une duke qarë dashuroja me to stinën e vjeshtës tragjike, mallin e një dashurie të largët dhe të perhumbur, atë të Nënës që nuk do ta gjeja më kurre, kurrë.
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 21:22:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015