Bayerni pa Schweinsteiger, do të operohet sërish Kavilja - TopicsExpress



          

Bayerni pa Schweinsteiger, do të operohet sërish Kavilja problematike nuk po e lë të qetë Bastian Schweinsteiger. Bayerni i Mynihut njoftoi përmes mjekut të klubit se mesfushori do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni pasi testet e fundit treguan se nyja e këmbës ka nisur të kockëzohet, duke bërë që tendina pas shputës të bëhet e pamenaxhueshme. Pas ndërhyrjes kirurgjikale gjatë verës, Schweinsteiger u përpoq të luante me sakrifica edhe mes dhimbjesh, por tani mesa duket kanë arritur në atë pikë sa thika është opsioni i vetëm për lojtarin e bavarezëve.“Kemi konstatuar rritje progresive të masës kockore në zonën e kaviljes së djathtë të Schweinsteiger dhe një ndërhyrje tjetër është e domosdoshme në këtë rast”.Kështu deklaroi mjeku i Bayernit, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt por as ai dhe as klubi nuk shpjeguan se sa mund të qëndrojë 29-vjeçari larg fushe pas kësaj procedure. Nuk është aspak një lajm i mirë ky për trajnerin Pep Guardiola që humbet një prej lojtarëve kryesorë, kur përpara ndodhet një sfidë e rëndësishme me rivalin direkt për titullin, Borussia Dortmund, e parashikuar në kalendar menjëherë pas pauzës së takimeve të ekipeve kombëtare.
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 19:02:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015