"Besoj se e kemi fjalën për të njëjtin Kryeministër që pati - TopicsExpress



          

"Besoj se e kemi fjalën për të njëjtin Kryeministër që pati thënë “dialogu me Serbinë ka përfunduar me 17 shkurt 2008”. E kemi fjalën për të njëjtin Kryeministër që pasi u bë dialogu teknik tha “kurrë nuk do të ketë dialog politik”. Besoj se e kemi fjalën për të njëjtin kryeministër që kur u bë dialogu politik tha “kurrë nuk do të flasim për veriun”. Edhe kjo prapë u bë. Edhe sa herë duhet t’ju gënjejë ky kryeministër që ta kuptoni se është gënjeshtarë? Edhe sa herë? Cilin premtim e ka mbajtur? Vetëm referojuni përvojës suaj të hidhur me të, e jo premtimeve më të reja që sërish janë të vjetra. Nëse ka qytetarë që ende i besojnë këtij kryeministri, atëherë unë mendoj që duhet ta gjejmë problemin edhe tek ata qytetarë, e jo vetëm tek kryeministri".
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 13:10:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015