CNN- Shteti Islamik (i Irakut dhe Shamit) qeveris veriun e - TopicsExpress



          

CNN- Shteti Islamik (i Irakut dhe Shamit) qeveris veriun e Sirisë, edhe më tutje zgjerohet Formacionet e Al Kaides, të njohura si shteti islamik i Irakut dhe Shamit (IDIS), janë fuqia dominuese ushtarake në veri të Sirisë, sipas aktivistëve dhe analistëve me përvojë, ata kane një ndikim të fortë në zonat më të populluara në veri të vendit. Rami Abdurrahman, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut thotë: IDIS është ndër grupet më të fuqishme në pjesën veriore të Sirisë - 100% - dhe kushdo që thotë ndryshe, vetëm se ka gënjyer Në përgatitjen e këtij studimi, CNN ka kryer dhjetëra intervista me aktivistë, vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe banorët e qytetit të cilët janë të ndikuar nga IDIS. Zgjerimi i shpejtë i Al-Kaedës paraqet një dilemë serioze politike për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë, të cilët kishin vonuar premtimet e tyre për armatim të grupeve kryengritëse, nën pretekstin se armët mund të përfundojnë në duart e ekstremistëve të Al-Kaedës. Vëzhguesit thonë se, vonesa ka krijuar një boshllëk në radhët rebele, shpesh kaotike, të cilën e kanë shfrytëzuar islamistët e organizuar dhe të patrembur. Shumë vëzhgues shpjegojnë për nivelin e disiplinës dhe resurset që IDIS i posedon - ata thonë se, ata kanë një sasi të konsiderueshme të parave në dispozicion - që do të thotë se grupet tjera rebele që veprojnë në veri nuk duan (guxojnë) te konfrontohen me ta. Karl Lister, një analist i qendrës për terrorizëm dhe kryengritje, thotë: Edhe pse me numër nuk është fuqia më dominuese, megjithatë IDIS luan rolin më të rëndësishëm në kryengritjen, në veri të Sirisë. Një shumë e saj është rezultat i aftësisë së tyre për të shfrytëzuar nivelet superiore të financave dhe resurseve - në përgjithësi, për tu zgjeruar mjaftueshëm, si dhe për të zgjeruar ndikimin dhe (ose) kontrollin e tyre. Shumica nga aktivistët, dëshmojnë për një strategji të qartë të IDIS-it - e cila ka për qëllim për të dominuar zona të gjera në veri, duke filluar nga qyteti Idlib në veri - perëndim , deri në Raka në verilindje të qytetit, dhe më tutje të vazhdojë - duke u fokusuar kështu në qendrat e popullsisë, në periferi të territoreve të kontrolluara nga opozita. Disa nga figurat e IDIS-it, kanë venë në fokus edhe tendencat e tyre për të bashkuar krahinën sunite Abnar të Irakut, me bregdetin e Mesdheut, në afërsi të qytetit Latakia të Sirisë. Një varg i qyteteve në pjesën veriore të Sirisë, për të cilët aktivistët dhe banorët thonë se ata janë nën kontrollin e plotë të IDIS janë: Kaftin, Tel Rifat, Azazit, Java e Ad, Dar Ta izah, Binis, Raka, Maarrat Misra, dhe Jarabulus Al-Bab etj. Anketa tregoi se IDIS gjithashtu është e pranishme edhe në qytetet e mëposhtme: Sarmini, Salkin, Hrajtan, Dam Tabka, Hajan, Al Ejramun, Karm Al Mijasir, Karm Al Katarji, Al Atarib, Sarmad Tel Khalaf, Manbiji, Athimah, Marat an-Numan, Sarakib dhe Ariha, Derisa kryeqyteti i Aleppos mbetet nën kontrollin e disa grupeve të ndryshme, IDIS ka filluar zgjerimin dhe kontrollet në pikat kyçe në qytet, dhe kohëve të fundit mori kontrollin e fshatit Al-Sahour. Grupi gjithashtu ka qasje në pikat veriore, dhe në territoret në lindje, të mbajtura nga forcat opozitare. Kontrolli i IDIS rreth Idlib-it, një tjetër qytet kyç, është i komplikuar për shkak të pranisë së vazhdueshme të regjimit, megjithatë grupi ka krijuar një pikë logjistike në Sarmini në verilindje të qytetit, dhe është i pranishëm në Sarakib. Binisi kontrollohet plotësisht nga IDIS, një qytet tjetër kyç në pjesën veriore të Idlib-it. Prania e saj ne Raka, është konstatuar të jetë më e fortë se kudo, pavarësisht nga prania e vazhdueshme e rivalëve dhe grupeve te ngjashme si dhe opozitës, që nuk guxojnë të kundërshtojnë ato. Instituti think tank me seli në Uashington thotë: kontrollimi i IDIS-it në Raka, e bën atë qyteti më i madh që është kontrolluar nga Al-Kaeda ndonjëherë në botën islame. Eksperti i CNN për Al-Kaiden, Peter Bergen tha se: vlerësimet e Institutit mund të jenë të vërteta, duke pasur parasysh natyrën e dominimit të IDIS-it në Raka, por vuri në dukje se marinsat e SHBA-së, pranojnë se Al Kaeda kontrollonte provincën Anbar të Irakut gjatë vitit 2006, ku në atë kohë, kanë jetuar rreth një apo dy milion njerëz, dhe kështu do të konsiderohet teknikisht më i madh. IDIS ka lëshuar një seri të videove, ku dëshmojnë se zgjerimi i tyre është në rritje e sipër, dhe disa skeptikë thonë se: ata nxisin historinë e dominimit të tyre për të rritur kontrollin e tyre mbi popullsinë lokale. Megjithatë, në javët e fundit, shumë aktivistë kanë pranuar se fuqia dhe dominimi i IDIS-it në veri, ka arritur deri në atë nivel, ku grupet rivale janë të paafta për të kundërshtuar atë. Burimi: CNN Perktheu dhe pershtati: Teuhid.net
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 16:06:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015