DIÇKA HYJNORE NË VUTHAJ, KREJT ANTINJERËZORE NË - TopicsExpress



          

DIÇKA HYJNORE NË VUTHAJ, KREJT ANTINJERËZORE NË CETINË “Më treguan para pak minutash nga Vuthajt se i ndieri Beqir Gjonbalaj dhe familja e tij janë të njoftun si blegtorë të fuqishëm në Vuthaj dhe kanë një tufë me 500 dele. Dhe sot kur janë ulë nga bjeshka në shenjë zije për Plakun e Shtëpisë ua kanë ndalë kumonët ogiçëve të tufës dhe në këtë formë shprehën zinë e tyre. Kjo shkaktoi emocione dhe lotë në Vuthaj…” Mesazh miqësor në Facebook në mbramjen e vonë të 9 gushtit 2013 nga miku im, Esad Gjonbalaj, kryetar i Fondacionit Plavë-Guci në New York - SHBA Para orokut djerget tufa me 500 dhenë e deshë prej bjeshkëve të Gjon Balës, Kumonët e jehonshme nuk ua ndiejnë kurrkush: as njerëzit, as bari, as malet. Bien kokëulun në Vuthaj tue mbajt zi, nuk hanë rrugës, loti në sy nuk iu ndalet… Çobanin e tyre të vjetër, Beqirin, do e përcjellin me dhimbje e nderime tek varret. Në Beranë paturpësisht Vujanoviçi ndan dekorata për ata që kryen edhe Masakren e Previsë Po ato nuk vlejnë as sa kumonët e ogiçëve të kësaj tufe në troje të Plavë-Gucisë… Gjukanoviçi kundërshqiptar mund të ofertoj shumçka e shumkënd me lekët e tij të bankës…, Po kurrë nuk mund ta blejnë sjelljen e ogiçëve të kësaj tufe të breznive të Gjon Balës. Ende Plavë-Gucia mrekullisht jetnon majëmale të Traditave Hyjnore Shqiptare, Ku edhe dhentë vijnë në varrim të çobanit tue i ba me kilometra udhë bjeshktare. Ku edhe ogiçët e tufës për Beqirin 79 vjeçar, ma i moçmi i kullës, dijnë të mbajnë zi, Dhe, ende nuk kërkojnë falje për krimet ndaj shqiptarëve krajl Nikollët e vjetër e të rinj… Ramiz LUSHAJ Tropojë, 10 gusht 2013 "Fondacioni Plavë-Guci, duke ecë në traditën e vet të prejkohshme, njofton në faqen e tij zyrtare në Facebook për çdo rast vdekjeje apo për të pame për çdo plavë-gucias që ndrron jetë në vendlindje ose në diasporat shqiptare në botë. Aty mësova edhe për vdekjen natyrore të Beqir Gjonbalajt, ku mesazhi i mikut tim më frymëzoi për me i fjalashkrue këto vargje si homazh e si mesazh".
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 10:23:01 +0000

Trending Topics



r>
Why did you become an Entrepreneur? I am one of action and very
Ok people of facebook, i went to goodwill tonight and found a bag
Sunday 2nd Feb 2014 Bright sunshine and a bit of a breeze set

Recently Viewed Topics




© 2015