DURRËS: QYTETI ANTIK DHE MESJETAR, NË QENDËR TË STUDIMEVE TË - TopicsExpress



          

DURRËS: QYTETI ANTIK DHE MESJETAR, NË QENDËR TË STUDIMEVE TË KONGRESIT TË ARKEOLOGJISË DURRES, 20 nëntor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Durrësi gjatë periudhës së antikitetit dhe mesjetës do të jetë i pranishëm në referimet e studiuesve dhe arkeologëve, të cilët për dy ditë radhazi do të diskutojnë mbi arritjet e fundit në Kongresin ndërkombëtar të Studimeve të Arkeologjisë, që do të mbahet më 21-22 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Të dhënat e para për zbulimet e fundit në rrethinat e qytetit antik i takojnë studiuesit Rudenc Ruka, i cili do të bëjë të njohura për pjesmarrësit materialet e vendgjetjeve në lagunën e Nartës dhe në zonën e Bishtit të Pallës, 9 km në veri të qytetit të Durrësit. Referimi i tij është parashikuar në seancën kushtuar prehistorisë, ndërsa në seancën e antikitetit një grup prej 9 studiuesish dhe arkeologësh francezë dhe shqiptarë nga Universiteti Shalr de Gaulle i Lilës dhe Instituti i Arkeologjisë në Tiranë do të referojnë temën Nga Afërdita te Artemisa, që vjen si pasojë e një pune 10-vjeçare me mijra objekte arkeologjike, kryesisht qeramika të zbuluara në vitet 1970-1971 në Kodrën e Dautes, në kodrat e Durrësit. Interes të veçantë pritet të ketë për referimin e dr. Adrian Anastasit Kërkimet arkeologjike nënujore në Shqipëri gjatë periudhës 2005 – 2013, nën dritën e dhënave të reja. Dr. Eduard Shehi do të referojë dy tema, njëra prej të cilave i kushtohet Organizimit të rrjetit rrugor në Dyrrhachiumin romak, ndërsa tjetra në bashkëpunim me prof.Catharin Abadie-Reynal (Francë) Mbi topografinë e Epidamn – Dyrrah – Durrësit. Në sesionin e antikitetit të vonë dhe mesjetës të Kongresit ndërkombëtar të studimeve të arkeologjisë, Durrësi do të jetë i pranishëm me bashkëpunimin e prof. Sara Santoros (Universiteti I Chietit – Itali) dhe Prof. Afrim Hotit, të cilët trajtojnë Transformimet e qytetit antic dhe mesjetar permes gërmimeve dhe kërkimeve italo-shqiptare. Durrësi është qyteti më i vjetër i bregdetit lindor të Adriatikut, i cili vazhdon të mbijetojë që prej afro 3 mijë vjetësh. /a.ke/
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 10:05:36 +0000

Trending Topics



t" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> The Mintz Law Firm has many great qualities that set us apart from
It has been determined by God that every person has some kind of
I had a non Christian friend ask me a question about God. She

My staff and I worked a year to get proper recognition for those
A is a crime thriller film, directed by director duo B-C.. This
line of credit interest calculator

Recently Viewed Topics




© 2015