Dashuri te papare me keni dhene keto dite. Jo se duhej te - TopicsExpress



          

Dashuri te papare me keni dhene keto dite. Jo se duhej te rrezohesha e ta kuptoja, e kam ndjere gjate gjithe viteve qe kemi ndare bashke, por jam prekur nga cdo koment i juaji dhe urimet qe te sherohem shpejt. Jetes nuk i dihet, cfare nuk sjell momenti. Ja, edhe Shpetim Saraci papritmas e gjeti veten ne spital. Sa u lumturova dje kur pas kaq kohesh, mjeket e lejuan dhe me nisi nje msg ne cel, ishte shume me mire. Kemi nevoje per njeri - tjetrin, e kur rrethohesh me dashuri ndihesh se ja vlen te jetosh, ke perse merr fryme, duhet edhe te lodhesh edhe te vritesh ndonjehere... Sepse ne fund te fundit te duan. Sepse edhe ti (dmth une) duhet te duash, te respektosh cdokend qe te shkruan qofte edhe nje fjale: te shkuara; te kthesh koken pas e te shohesh qe si ty jane rrezuar shume, jo ne nje grope dekori televiziv, por penguar e rrezuar ne jete, nga hidherimet, fatkeqesite, fati i keq qe shpesh here jeta i ka rezervuar... Fjala ka fuqi, sot ndihem shume me mire edhe fale urimeve tuaja. E meqe besoj tek kjo fuqi, ju jeni shume, une vetem nje, por sidoqofte ngre koken e lart e flas: Vetem jete te buzeqeshur per ju e larg nga cdo e keqe. Shendet! Zoti e befte jeten tuaj sic e keni zemren, drite! Arditi.
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 11:37:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015