Departamenti për Arkitekturë në UBT mbylli punimet e Akademisë - TopicsExpress



          

Departamenti për Arkitekturë në UBT mbylli punimet e Akademisë Verore 2013 Prishtinë, 26 korrik 2013 –Në një ceremoni solemne të organizuar në UBT, mbylli punimet dhe u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave të “Akademia Veror 2013” për Departamentin e Arkitekturës në UBT , aktivitet i cili ka pasur karakter të lartë shkencor ndërkombëtar, të organizuar nga UBT në bashkëpunim të ngushtë me stafin akademik dhe ekspertë të shumët. Dr. Sc. Binak Beqaj, udhëheqës në Departamentin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, ka theksuar se ky aktivitet ka pas për qëllim që pjesëmarrësve t’jua ofrojë një program që do t’ju mundësojë njohuri të reja të përzgjedhura nga shume fusha tematike që nuk janë pjese e programit te studimeve të rregullta ”. Ndërsa zëvendëspresidenti i UBT-së, prof. dr. Mo Vaziri, ka thënë se “ky aktivitet është pjesë e planit tradicional dhe strategjik të UBT-së, për t’i plotësuar studimet tona më bashkëkohore si për nga përmbajtja edhe përmes ushtrime praktike dhe vizita studimore të shumta.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 09:23:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015