Dy dua të Profetit, Sal-liAllahu alejhi we sel-lem,që i thoshte - TopicsExpress



          

Dy dua të Profetit, Sal-liAllahu alejhi we sel-lem,që i thoshte në namazin e tij. ____________________________________________________ Kur i Dërguari i All-llahut, sal-liAll-llahu alejhi we sel-lem, do të ngriheshte me fal namaz, ai do ta fillonte këtë me thënien: اللهُ أَكْبَرُ All-llahu është më i Madhi. Dhe nuk do të thoshte asgjë para kësaj, e as do ta prononcijonte qëllimin ( nuk e thoshte nijjetin me gojë!! - siq na mësojn disa ), e askush nga TABIUUNËT apo nga 4 Imamët ( Hanifi, hambeli, meliki shafiëi ) e kan urdhëru këtë. Klështu pra ai hynte në IHRAM ( gjendja e namazit në të cilën nuk lejohet të bëhet apo thuhet diq që nuk ka të bëjë me namazin ), duke thënë All-llahu ekber dhe asgjë më shum. Dhe në të njëjtën kohë do të i ngriste duart deri tek të butat e veshëve të tij ( JO! duke i prek ato POR në lartësi të tyre ) duke u drejtuar kah kibla. Poashtu është Transmetuar se i ka ngrit duart deri në lartësi të supeve. Pastaj do ta vendoste dorën e tij të djajthtë mbi të majtën. Pastaj do të fillonte namazin disa her me këtë lutje: اللَّهُمَّ بَاعِدْ بَيْنِي وَ بَيْنَ خَطَايَاي كَمَا بَعَدْتَ بَيْنَ الْمَشْرِقِ وَ الْمَغْرِبِ ، اللَّهُمَّ اغْسِلْنِي مِنْ خَطَايَايَ بِالْمَاءِ وَ اثَّالِجْ وَ الْبَرَدِ، اللَّهُمَّ نَقِّنِي مِنَ الذُّنُوبِ وَ الْخَطَايَا كَمَا يُنَقَّى الثَّوْبُ الْأَبْيَضُ مِنَ الدَّنَسِ O All-llahu im, Bëje distancën ndërmjet meje dhe mëkatit ashtu siq e bëne distancën mes lindjes dhe perëndimit. O All-llahu im më Pastro mu nga mëkatet ashtu siq pastrohet tesha e bardh nga njollat. O All-llahu im! më pastro mua nga veprat e këqia dhe mëkatet ashtu siq pastrohet një teshë e bardhë nga njollat. { Transmetojnë : Muslim, Tirmiidhi, Buhari , ahmed etj. } [ sahih ] E disa her do të thoshte këtë: وَ جَّهْتُ وَجْهِيَ لِلَّذِي فَطَرَ السَّمَوَاتِ وَ الْأَرْضَ حَنِيفً وَ مَا أَنَا مِنَ الْمُشْرِكِينَ ، إِنَّ الصَّلَاتِي وَ نُسُكِي وَ مَحْيَايَ وَ مَمَاتِي للهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ لَا شَرِيكَ لَهُ، وَ بِذَالِكَ أُمِرْتُ وَ أَنَا أَوَّلُ الْمُسْلِمِينَ. اللَّهُمَّ أَنْتَ الْمَلِكُ لاَ إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ وَ أَنَّا عَبْدُكَ ظَلَمْتُ نَفْسِي , وَ اعْتَرَفْتُ بِذَنْبِي ، فَغْفِرْ لِي ذُنُوبِي جَمِيعًا، إِنَّهُ لاَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ أَنْتَ، وَاهْدِنِي لِأَحْسَنِ أَخْلَاقِ ، لاَ يَهْدِي لِأَحْسَنِهَا إِلاَ أَنْتَ ، وَ اصْرِفْ عَنِّي سَيِّئَهَا لاَ يَصْرِفُ عَنِّي سَيِّئَهَا إِلاَّ أَنْتَ ، لَيْكَ وَ سَعْدَيْكَ ، وَ الْخَيْرُ بَيْنَ يَدَيْكَ، وَ الشَّرُّ لَيْسَ إِلَيْكَ أَنَا بِكَ وَ إِلَيْكَ ، تَبَارَكْتَ وَ تَعَالَيْتَ أَسْتَغْفِرُكَ وَ أَتُوبُ إِلَيكَ. E Këtheva Fytyrën kah Ai që Krijoj qiejt dhe tokën me sinqeritet dhe përulësi dhe un nuk jam nga idhujtarët. Me të vërtetë namazi im, sakrifica ime, jeta ime dhe vdekja ime jan për Allahun Zotin e gjith Botëve të pashok. Me këtë u urdhërova dhe me këtë do të vdes dhe un jam i pari i Muslimanve. O Allahu im! ti je sunduesi dhe nuk ka Zot pos teje e un jam robi yt. I kam bërë padrejt vetes dhe ti je njohës i mëkateve, pra mi fal mu mëkatet e mija sepse askush nuk i fal mëkatet pos teje. Më udhëzo në karakterin më të mirë, sepse askush nuk mund të më largojë nga karakteri i keq pos teje. Të thirrë dhe të dorëzohem. E gjith e mira gjindet në DUART TUA ndërsa keqia nuk gjindet tek Ti. Unë jam për Ty dhe nga ti ( d.m.th: më krijove ti ) I Bekuar je dhe i Lartësuar. Kërkoj falje nga TI dhe i Penduar të Drejtohem. { Transmetohet në Muslim, Tirmiidhi, Ebi Deewud dhe tjer } [ përkëthimi është i bërë nga anglishta në shqip. Nëse vëreni gabim Komentoni. Allahu na e shtoft dijen, amin.]
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 22:12:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015