Dëmtimi i dëgjimit dhe pasojat në zhvillimin e proçesin e të - TopicsExpress



          

Dëmtimi i dëgjimit dhe pasojat në zhvillimin e proçesin e të folurit Një njeri me dëmtim në dëgjim konsiderohet si i shurdhët nëse nuk funksionon fare shqisa e dëgjimit për qëllime normale, të zakonshmë gjatë jetës. Ose mund të konsiderohet se ka vështirësi në dëgjim kur shqisa e dëgjimit është me difekte por funksionale, me ose pa ndihmën e aparateve ndihmës të dëgjimit. Dëmtimi i dëgjimit nuk duhet ngatërruar me procesin e të dëgjuarit, i cili është paaftësia për të interpretuar stimujt auditivëdhe nuk është rezultat i humbjes së dëgjimit. Si faktorët mjedisorë edhe ato të trashëgimisë luajnë një rol të rëndësishëm në të qënurit shurdh apo në pasjen e vështirësisë për të dëgjuar. Shurdhëria totale, e cila është e rrallë, vjen përgjithësisht si rezultat që nga lindja. Në rreth 50% e të gjitha rasteve të shurdhërisë, faktorët gjenetikë janë shkaku më i mundshëm. Shurdhëria e pjesëshme, që mund të rradhitet nga /aftësi në dëgjim e lehtë deri në të rëndë, zakonisht është rezultat i ndonjë sëmundje në vesh, dëmtim (goditje), ose degradim i mekanizmit të dëgjimit me kalimin e moshës. Të gjitha dëmtimet në dëgjim ndahen në kategori të ndryshme: shqisore – nervore, transmetues, të kontrolluar, ose mikse nga dy kategoritë e përmendura. Secila kategori ka probleme të ndryshme dhe mundësi të ndryshme për riparim apo kurim mjeksor ose jo mjeksor. Humbja e dëgjimit shqisore - nervore është rezultat i dëmtimit të qelizave delikate sensore, ose të nervave të veshit të brendshëm. Ky lloj dëmtimi apo humbje dëgjimi mund të jetë për shkak të një mungese të trashëguar në kromozomë, mund të jetë edhe rezultat i ndonjë dëmtimi gjatë lindjes ose mund të vijë si pasojë e ndonjë dëmtimi në zhvillimin e fetusit, si p.sh. kur një grua shtatzënë kalon rubeolën gjatë periudhës së shtatzanisë. Edhe kur fëmija jeton nën zhurma të larta për një periudhë të gjatë, rritet presioni në labirinthet e veshit, gjë që mund të rezultojë në një humbje dëgjimi shqisore - nervore. Humbja e dëgjimit mund të renditet nga mungesë dëgjimi e lehtë deri në mosdëgjim të plotë. Edhe nëse amplifikohet rritja e nivelit të zërit, mund të ketë shtrembërime. Në disa raste, shtrembërimi është aq i madh, sa që edhe përdorimi i aparateve ndihmës për dëgjimin nuk funksionoinë aq sa duhet. Humbja e dëgjimit ndikohet apo ndikon në frekuencat e dëgjimit, por zakonisht nuk rezulton në humbje të rëndë të dëgjimit. Kjo lloj humbje dëgjimi mund të shkaktohet nga sëmundje të ndryshme ose nga pengesa në veshin e mesëm ose të jashtëm. Shurdhëria konduktive mund të shkaktohet edhe nga dëmtime në daullen e veshit ose në veshin e mesëm, për shkak të presionit, dëmtimit/goditjeve apo infeksionit në veshin e mesit, ose ndonjë operacioni në vesh. Humbja e dëgjimit është e zakonshme sidomos tek të rriturit si rezultat i bllokimit të kanalit të veshit të jashtëm nga dylli. Tek fëmijët, otitis media, infeksioni në veshin e mesëm, është shkaku më i zakonshëm e këtij lloj humbje dëgjimi. Shumica e njerëzve me këtë lloj humbje dëgjimi mund të mdihmohen nga mjeksia, mund të operohen, ose mund të përmirësojnë dëgjimin me pajisje ndihmëse në vesh për të dëgjuar më mirë. Testet e dëgjimit ndihmojnë për të matur se sa mire dëgjon një njeri në frekuenca të ndryshme tingujsh e zhurmash. Shumica e fëmijëve me dëmtime në dëgjim kur hyjnë në shkollë kanë përftuar disa modele bazë të fjalive dhe të informacionit verbal. Ata kanë nevojë për një sistem komunikimi dhe simbolesh, që i lejon ata të jenë efektivë dhe eficentë në ndërveprimet e tyre sociale (shoqërore). Gjuha e shenjave është një nga sistemet e ndryshme të komunikimit, që përdoret nga njerëzit me dëmtime në dëgjim. Ky sistem përdor më shumë median vizual se sa atë dëgjimor. Shtrëngimi i duarve, shprehjet ekspresive të fytyrës, dhe lëvizjet e trupit përcjellin shumë kuptim e domethënie. Gjuha e shënjave është ndryshe nga gjuha angleze, apo ndonje gjuhë tjetër, pasi ajo është gjuhë universale, me fjalorin dhe gramatikën e vet, dhe me modele të përcaktuara gjuhësore. Në leximin e të folurit, që ngadonjëherë njihet si leximi nëpërmjet buzëve, personi që nuk dëgjon shikon me vëmëndje lëvizjet e buzëve të folësit, shprehjen e fytyrës dhe gjestet e tij. Megjithëatë, ka shumë vështirësi me këtë formë të komunikimit, sepse shumë fjalë nuk janë të dukshme në lëvizjen e buzëve dhe gati gjysma e tyre duken apo merren si diçka tjetër. Megjithëatë, disa individë me një shkallë të caktuar vështirësie në dëgjim, kanë shumë të zhvilluar aftësi të mëdha në leximin/kuptimin nëpërmjet lëvizjes së buzëve. Gjuha e shënjave përdor tetë forma të duarve në katër pozicione të mundshme për të plotësuar informacionin që është i dukshëm në buzët e folësit. Shenjat me ndihmën e duarve ndihmojnë ndryshimin në mes tingujve që duken njësoj në lëvizjen e buzëve. P.sh. shkronjat ‘p’ dhe ‘b’ duken njësoj në buzë. Duke përdorur gjuhën e shenjave kur komunikojmë me dikë që e ka të dëmtuar aftësinë e të dëgjuarit, e ndihmojmë shumë atë për të identifikuar fjalën e saktë. Komunikimi gojor i referohet gjuhës së folur, të jetosh me dëgjim të dyfishtë dhe leximin e buzëve. Disa studjues besojnë se të gjithë fëmijët e shurdhët mund të kenë dëgjim të dyfishtë funksional. Komunikimi gojor mbështetet shumë në metodën dëgjimore dhe pamore dhe ka për qëllim të ndihmojë njerëzit të përftojnë dhe zhvillojnë gjuhën. Komunikimi simultan përdor si fjalët me gojë, me zë edhe shenjat me gishta. Personi që ka dëmtime në dëgjim, komunikon duke lexuar e kuptuar lëvizjet e buzëve dhe shenjat e gishtave të folësit. Komunikimi total përdor gjithë metodat e mundshme të komunikimit. Shumë njerëz besojnë se duhet përdorur ajo metodë që funksionon më mirë për një individ që ka dëmtime në dëgjim. Karakteristikat Njerëzit me një humbje të lehtë dëgjimi mund të kenë modele normale të të folurit, dhe vështirësia e tyre në dëgjim shpesh mund të kalojë pa u vënë re. Një nxënës me humbje të lehtë të dëgjimit mund të ketë vështirësi në kuptimin apo dëgjimin e të folurit me zë të ulët si edhe kur të tjerët i flasin në distancë. Shpesh, nxënësi me humbje të lehtë të dëgjimit, është i pavëmëndshëm dhe shpesh konsiderohet si i pabindur nga mësuesit. Në se mungon zhvillimi gjuhësor, nxënësi mund të ketë vështirësi të kuptojë ide dhe koncepte abstrakte. Nëse një nxënës ka një humbje të moderuar të dëgjimit dhe kur nuk përdoret asnjë pajisje ndihmëse për dëgjim, nxënësi mund të humbasë shumë nga ajo çka thuhet dhe nuk do të jetë në gjëndje të marrë pjesë në diskutimet në klasë. Nëse kushtet do të jenë të favorshme, këta studentë mund të jenë në gjëndje të kuptojnë biseda brenda një distance prej 2-3 metrash. Shpesh, ata janë në gjëndje të dëgjojnë zanoret në biseda apo fjalimet bisedimore, por disa zanore mund të dëgjohen me shumë vështirësi ose aspak. Një fëmijë që ka një humbje dëgjimi të rëndë dhe që nuk përdor një mjet ndihmës për dëgjimin mund të dëgjojë shumë pak nga bisedat e të tjerëve. Për shkak se e folura zhvillohet si rezultat direkt i të dëgjuarit, një fëmijë me humbje të rëndë të dëgjimit, mund të ketë të folur me defekte, një fjalor ekspresiv/shprehës minimal, dhe struktura gjuhësore jo të sakta ose adekuate. Kur ka një humbje të rëndë të dëgjimit, shumica e tingujve të mjedisit që na rrethon nuk mund të dëgjohen, por ky njeri mund të ndjejë zhurma të larta dhe mund t’i përgjigjet njerëzve që flasin me zë të lartë. Disa njerës që janë plotësisht të shurdhët mund të jenë në gjëndje të dëgjojnë tinguj dhe zëra shumë të lartë kur janë shumë afër veshit të tyre. Megjithëatë, e folura e këtij personi është pa kuptim. Në vitet e para të zhvillimit, fëmija mund të mos thotë asnjë fjalë. Ky fëmijë mund të ketë vetëm vokalizma, shqipton vetëm zanore, por shumë pak tinguj mund të dallohen si fjalë. Përparimi i teknologjisë dhe mjetet e komunikimit për personat që nuk dëgjojnë, si p.sh. aparati shkrues, kanë mundësuar që shumë njerëz me dëmtime në dëgjim të rrisin dhe të përmirësojnë pavarësinë e tyre. Aparati i shkrimit është një mekanizëm printer dhe shkrues që aftëson individët me dëmtime në dëgjim të komunikojnë duke përdorur shkrimin në tastierë, që transformon mesazhet e shtypura/të shkruara në sinjale elektrike dhe i ripërkthen ato të printuara në anën tjetër të një ndërlidhësi telefonik. Adaptorët (titrat) që aftësojnë një person të lexojë një dialog, bisedë dhe titrat në ekranin e TV, tashmë mund t’i shtohen aparatit të televizorit ose mund të shiten e të blihen së bashku me televizorin. Mekanizmat sinjalizuese ose sinjalet me dridhje mund t’i shtohen tashmë sinjalit dëgjimor egzistues. Kur bie zilja e derës, këto mekanizma vezullojnë për të sinjalizuar personin që ka dëmtim në dëgjim. Disa orë me zile kanë një dritë ndriçuese ose sinjal vibrues. Këto mekanizma gjithashtu përdoren për ta sinjalizuar personin me dëmtime në dëgjim, kur bie telefoni, kur qan fëmija, ose kur bie alarmi i tymit të duhanit, që sinjalizon se dikush po pi duhan ose se diku ka rënë zjarr. Këto janë disa nga pajisjet që mundësojnë e ndihmojnë njerëzit që kanë dëmtime apo pengesa në dëgjim. Teknologjia po përparon vazhdimisht dhe nga dita në ditë po zbulohen e projektohen aparate për të përmirësuar cilësinë e jetës të njerëzve me dëmtime e pengesa në dëgjim.
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 17:17:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015