Dënohen me burg dy shqiptarë në Hungari Arsim Muçaj i cili ka - TopicsExpress



          

Dënohen me burg dy shqiptarë në Hungari Arsim Muçaj i cili ka 22 ditë që po qëndron në kampin “Jupator” në Hungari, është shprehur i brengosur për dy shokë të tij që janë arrestuar brenda kampit dhe janë dërguar në burgun. Ai rrëfen për Indeksonline se Mirjon Visha, shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe Vedat Bellaçi nga Rahoveci janë arrestuar nga Njësia Speciale para tri ditësh dhe sot u është shqiptuar dënimi prej gjashtë muajsh. “Prej këtij vendi që sidoqoftë është burg, ata dy djemtë i kanë arrestuar me njësi speciale, nën arsyetimin se janë përfshirë në konflikt por kjo nuk është e vërtetë, ne i kemi lutur t’i shohin kamerat”, tregon ai nëpërmjet telefonit për Indeksonline. Ai tregon policia kontrollon me qenë dhomat në të cilat flenë nga 6 ose 7 persona. Ndërkaq, për banjat tregon se janë të përbashkëta dhe shfrytëzohen prej rreth 30 personash. “Vetëm çdo 17 ditë kemi të drejtë të pastrohemi”, tregon Muçaj. Ndërkaq, ai tregon se ka persona që gjatë arrestimit janë lënduar rëndë dhe nuk po i jepet ndihmë mjekësore. “Njëri prej të lënduarve është Lavdim Musliu nga Skenderaj i cili e ka të thyer dorën, gjendja e tij shihet shumë keq, por nuk na lënë as të thërrasim mjekë, as të lajmërojmë ambasadat, as avokatët”, rrëfen Muçaj. Ai tregon se në këtë kamp po mbahen 250 veta, prej tyre 150 shqiptarë, shumica janë djem të rinj dhe një pjesë tjetër janë familjarë. Pjesa tjetër janë pakistanezë./l.m./Indeksonline The post Dënohen me burg dy shqiptarë në Hungari appeared on Gazeta Ditore. bit.ly/14Lmw0g
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 19:21:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015