Faleminderit Popull! Popull xhani sa u lodhëm, në çdo cep të - TopicsExpress



          

Faleminderit Popull! Popull xhani sa u lodhëm, në çdo cep të Shqipërisë, më në fund Salën e hodhëm, në një kosh të historisë! Dhe un’ asnjë ditë s’pushova, ditë për ditë për tetë vjet, shpesh me shpirt t’u përgjërova: “Hidhe popull kët’ pushtet!” Ditë për ditë e ditë për ditë, një nga një të gjith’ shqiptarve: “Ky nuk është pushteti yt, por i bandës së kusarëve!” Te kjo “DITA” e bekuar, Të gjith’ vargjet bëra plumba, shpresën gjatë ta mbajta zgjuar, dhe besimin kurrë s’e humba! Po! Bashkimi i fuqishëm, shkatërron çdo diktaturë! Ti je popull i magjishëm, këta dot s’të njohën kurrë, Ti sfidove Europën, kurvën plakë në histori, shihnin se si hapte gropën, dhe më thellë mostra Sali! Kur ata i thoshin “burrë”, ne i thoshim Diktator, Ty s’të llogaritën kurrë, O vigan liberator! Popull, ti je lul’e burrit, rri ballëhapur në furtunë, Vetëm ty edhe flamurit, Sot në gjunjë i ulem unë! Supesh zgjedhën hoqe sot, Më të rëndën përmbi dhe, askush nuk do mundet dot, të të vejë një zgjedhë të re! Je fuqia e vërtetë, Unë nga ty fuqinë e marr, Dhe bori edhe trumbetë, Promethe që të fal zjarr! O fisnik veç ty të dua, vetëm ty të përgjërohem, kur të kesh nevojë për mua, dhe nga varri do të çohem! Sot fituam Shqipërinë, i dhamë jetës tjetër vlerë, Sot e dimë që për liri Lufta s’mbyllet asnjëherë! Unë lirinë këndoj ngado, as tërmeti dot s’më tund, Universi dhe Ajo, S’kanë e s’mund të ken’ një fund! Ta mbajmë ndezur këtë prush, në çdo cep të Shqipërisë, kam ofiqin që s’ka kush: “Jam poet i vegjëlisë!” nga Arben Duka
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 05:56:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015