Festa e Kurban Bajramit është dhe festa e fjalëve të bukura - TopicsExpress



          

Festa e Kurban Bajramit është dhe festa e fjalëve të bukura por edhe e veshjeve të bukura. Veshjet e grave dhe vajzave mylimane, ashtu si edhe veshje e tjera, kanë tendencat e tyre në stile dhe në ngjyra sipas sezoneve të ndryshme të modës.Veshjet myslimane njihen nga të gjithë si veshjet e vajzave dhe grave që mbulohet i gjithë trupi dhe karakteristikë e tyre është shamia, ky element i islamit që mbulon flokët e vajzave myslimane. Në një bisedë për emisionin “Rreze Dielli”, Besjana Duni, e cila zotëron një prej të paktëve dyqane të veshjeve myslimane në Tiranë thotë se “edhe për veshjet myslimane ka një tendencë që ndiqet nga vajzat dhe gratë, transmeton Shqiptarja. Besjana me profesion mësuese por që ka hapur biznezin e vet për të sjellë një treg të veshjeve myslimane edhe në Tiranë na tregon disa prej tendencave të këtij sezoni “sivjet për shkak të tendencave ka qenë e gjata, fustani i gjatë, fundi vajzave që praktikon fenë myslimane dhe vishet sipas konturave të islamit”. Por, veshjet e vajzave dhe grave myslimane përveç tendencave të modës kanë dhe disa përcaktime të domosdoshme që duhet të zbatojnë përsa i përket fesë së tyre. Sipas Besës dhe fesë myslimane që ajo praktikon edhe në rite por edhe në veshje, vajzat dhe gratë myslimane duhet t`i përmbahen një linje dhe disa kritereve. Ajo thotë se “ veshja duhet të jetë e gjatë në mënyrë që të mbulojë gjithë trupin e vajzës, të mos jetë transparente dhe të mos jetë shumë e ngushtë”. Në Shqipëri tregu i veshjeve myslimane është tepër i vogël. Kështu, vajzat dhe gratë myslimane i drejtohen Turqisë për të blerë veshjet e tyre pasi aty është dhe tregu më i madh i veshjeve myslimane. Sezoni i këtij viti për tendencat e ngjyrave dhe veshjeve myslimane ka qenë i larmishëm sipas Besën. Ajo thotë se “këtë sezon erdhën fundet me shumë ngjyra dhe me lule të kombinuara me bluza që janë një- ngjyrëshe si dhe shumë në modë ishin pardesytë në ngjyra të mustardës dhe blusë saks”. Ashtu si edhe vajzat e tjera edhe ato myslimane kanë dëshirë që në veshjet e tyre sipas kontureve që i përcakton islami të kënaqin instiktin e tyre të të pasurit një stil dhe tendencë në veshjet e tyre. Kështu paraqitej dhe Besa, e cila përveç biznesit dëshironte të theksonte që vajzat myslimane kanë dëshirë të duken bukur në pamjen e tyre. Por, në ndryshim nga vajzat e tjera ato duhet të përmbushin dhe kriteret e islamit pasi ato e konsiderojnë të bukur veshjen e tyre. Besa foli gjatë edhe për shaminë dhe tendencat e këtij sezoni për ngjyrën dhe format. Ajo theksoj se “në Shqipëri përdoret shamia në formë katrore dhe në formë shalli me ngjyra të shumëllojshme por më e spikatura në këtë sezon është shamia rozë”. Besa duke i uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit theksoj se “kjo festë është dhe e veshjeve të bukura”. Redaksia Online (m.z/shqiptarja)
Posted on: Wed, 16 Oct 2013 08:27:38 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015