Forcat detare amerikane kanë lëvizur në drejtim të Sirisë, - TopicsExpress



          

Forcat detare amerikane kanë lëvizur në drejtim të Sirisë, ndërsa presidenti i SHBA’ve, Barak Obama, është duke e shqyrtuar mundësinë që të ndërmerr aksion ushtarak shkaku i përdorimit të armëve kimike në Siri. Zyrtarët e sigurisë amerikane kanë deklaruar për Associated Press se marina ka dërguar flotën e saj të katërt në Mesdheun lindor. Ndërkohë, Obama ka mbledhur ekipin e tij të sigurisë kombëtare që t’i shqyrtojnë mundësitë për të gjetur përgjigje lidhur me pretendimet se Siria ka përdorur armët kimike. Tashmë shërbimet sekrete janë urdhëruar për t’i mbledhur faktet dhe provat që të përcaktohet se çfarë ka ndodhur në Siri. “Sapo t’i verifikojmë faktet, presidenti do të vendos se si do të përgjigjemi””, ka deklaruar përfaqësuesi amerikan për AP. Ai ka bërë të ditur se Shtëpia e Bardhë ka një sërë opsionesh në tavolinë, ndërsa njëra prej tyre që po shqyrtohet është edhe mundësia e goditjeve ajrore, sic ishte rasti i bombardimeve të NATOS kundër ish RFJ’së, në vitin 1999. Në çdo moment pritet që Obama ta lëshojë urdhrin e tij për ndërhyrje në Siri. Pentagoni po lëvizë forcat e saj më pranë Sirisë, për çka shtohen mundësitë e ndërhyrjes ushtarake në luftën civile që kaploi këtë vend, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel, raporton BBC. ALLAHU EKBER
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 07:20:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015