Fundjavën e kaluar Leo Mesi mbylli sezonin 2012-13 me një - TopicsExpress



          

Fundjavën e kaluar Leo Mesi mbylli sezonin 2012-13 me një ndeshje miqësore të zhvilluar në Guatemalë. Megjithatë pushimet nuk duken të qeta për të dhe familjen e tij, pasi futbollisti ka një periudhë të ngjeshur me ndeshje miqësore, impenjime këto komerciale apo dhe për solidaritet. Maratona e këtyre ndeshjeve do të nisë të shtunën në Milano ku do të organizohet një event për abonentët e sponsorit, Dolce&Gabana. Gjithcka do të mbyllet më 6 korrik në Chicago ku Mesi do të marë pjesë në një ndeshje solidariteti midis miqve të tij dhe pjesës së tjetër të botës.Gjatë këtyre 15 ditëve Mesi do të vizitojë Senegalin, Perunë, Kolumbinë dhe shumë qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në total ylli argjentinas do të përshkruajë 42 mijë km, një distancë e njëjtë me perimetrin e tokës. Në Senegal Topi i Artë do të marë pjesë në një projekt për bamirësi i krijuar nga fondacioni i tij. Më pas projektet do të vazhdojnë në Lima, Medellin, Los Angelos dhe Chicago. Këto udhëtime kanë si qëllim përfitimin e sa më shumë fondeve për fondacionin Leo Mesi që është i impenjuar në bamirësi sociale. Biletat në këto ndeshje bamirësie variojnë nga 28$ më e lira deri në 402$ që kushton një biletë ne Soldier Field të Chicagos. Duke patur parasysh që shumë specialistë kanë akuzuar formën e dobët fizike të Mesit në sezonin e kaluar, 9 ditë pushim janë pak për një futbollist. Madje të shumtë janë ata që kanë kritikuar edhe vete argjentinasin për aktivizimin në të tillë turne, duke i bërë thirrje që të pushojë më shumë në mënyrë që të jetë më i freskët fizikisht gjatë sezonit. Leo Mesi tregoi sezonin e kaluar se nuk është më një futbollist që mund të luajë në të gjitha ndeshjet, pasi në fund të tij u pa shumë i lodhur.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 15:42:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015