Gërdeci’, familjarët e viktimave kërkesë Llallës: Të - TopicsExpress



          

Gërdeci’, familjarët e viktimave kërkesë Llallës: Të rihapen hetimet ndaj Fatmir Mediut Tërhequr më 29 Tetor 2013 TIRANE - Familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit, i drejtuan sërish një kërkesë Kryeprokurorit Adriatik Llalla për rihapjen e hetimeve ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Shoqata e familjarëve të “Gërdecit”, bën thirrje që Prokuroria e Përgjithshme të rinisë veprimet ndaj Fatmir Mediut aty ku janë ndërprerë, për shkak se në 2009-ën ai gëzonte imunitet. Kërkesa e firmosur nga 18 familjarë të viktimave të Gërdecit nënvizon se: “Lidhur me veprimet ose mosveprimet e ish-Ministrit të Mbrojtjes dhe humbjes së paligjshme të jetës së viktimave është e mundur ekzistenca e një lidhjeje organike. Këto veprime kanë lidhje me aktivitetin e demontimit të municioneve në Gërdec dhe me shkallën e përfshirjes së mbikëqyrjes ushtarake të këtij aktiviteti me rrezikshmëri të lartë. Ka shumë për të zbuluar nëse rregullat ishin të pamjaftueshëm për të garantuar një proces normal demontimi dhe për të minimizuar çdo faktor risku, apo nëse rregullat ishin të mjaftueshëm, por shpërfillja e tyre ka sjellë pasojën e dëmshme.” Sipas familjarëve të viktimave, vlen për tu theksuar se Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur akuza në lidhje me humbjen e jetëve për disa nga drejtuesit e dikastereve që kanë pasur për detyrë të mbikëqyrin procesin “Ish-Ministri i Mbrojtjes sipas legjislacionit që rregullon veprimtarinë e forcave të armatosura, është drejtuesi më i lartë i strukturave ushtarake në kohë paqeje dhe se për çdo akuzë që ngrihet ndaj eksponentëve të lartë të dikastereve, ashtu duhet të hetohet dhe gjykohet edhe shkalla e përfshirjes së çdo zyrtari tjetër, përfshirë këtu edhe Ministrin e Mbrojtjes si urdhërdhënësi kryesor dhe; për arsye të një hetimi të plotë e të gjithanshëm, përkrah gjykimit të 29 të pandehurve të Gjykatën e Apelit Tiranë, duhet të gjykohet paralelisht edhe Ministri për akuzat e ngritura, lidhjen me akuzat e tjera dhe mundësinë e ngritjes së akuzave të reja” -thuhet në kërkesën e familjarëve. ERKESA DREJTUAR INA RAMES NE 2012-en Shoqata e familjarëve të viktimave të shpërthimit të Gërdecit, nëpërmjet një letre drejtuar kryeprokurores Ina Rama, në 26 tetor 2012, kërkoi, vënien e të gjithë personave që dyshohen si përgjegjës, përpara drejtësisë. Jo vetëm ata 29 të pandehur që priteshin të gjykoheshin në Gjykatën e Apelit, por edhe të Fatmir Mediut, ndaj të cilit ende nuk është zhvilluar asnjë seancë. Sipas tyre, kjo kërkesë nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Tashmë Kuvendi ka miratuar heqjen e pengesës ligjore për të ndjekur penalisht deputetët. Ky kuadër i ri ligjor për imunitetet e deputetëve, krijon premisat e duhura për angazhimin tuaj si institucion në këtë aksion në emër të drejtësisë. Më 11 tetor ky ndryshim i Kushtetutës është botuar në Fletore Zyrtare dhe nga data 26 tetor 2012 hyn në fuqi, duke e kthyer në konkrete mundësinë tuaj për të vijuar ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, si i vetmi person i përfshirë, por ende i pagjykuar për tragjedinë e ‘Gërdecit’, pikërisht për shkak të imunitetit, që tashmë nuk e gëzon më”, - thuhej në letrën e drejtuar Ina Ramës. Shoqata e familjarëve të “Gërdecit”, bëri thirrje që Prokuroria e Përgjithshme të rinisë veprimet ndaj Fatmir Mediut aty ku janë ndërprerë, për shkak se në 2009-ën ai gëzonte imunitet. “Në këtë situatë, presim nga ana juaj të rinisni veprimet aty ku kanë ndalur në datën 14 shtator 2009, në kohën kur Gjykata e Lartë konstatoi se Fatmir Mediu kishte sërish mbrojtje nga imuniteti i ri i fituar në zgjedhjet e vitit 2009. Kërkojmë nga institucioni juaj që të çojë përpara drejtësisë deputetin e akuzuar, duke qënë se siç na u komunikua në atë kohë, imuniteti i ri ishte e vetmja pengesë që Gjykata e Lartë të vazhdonte gjykimin. Kujtojmë këtu, se pas pushimit të çështjes, juve nuk keni proceduar më tej, pasi nevojitej një autorizim i ri nga Kuvendi, ndërkohë që përfaqësuesi juaj ka deklaruar përpara Gjykatës së Lartë në procesin e nisur prej shoqatës sonë, se Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka nisur për herë të dytë kërkesën për heqjen e imunitetit, pasi ‘jemi në një situatë të paqartë juridike’”, - vijonte deklarata. Familjarët kërkojnë drejtësi, pasi sipas tyre kjo tragjedi ka lënë pas edhe një pafundësi me probleme që po i persekutojnë, sikur të mos mjaftonte rëndimi shpirtëror, moral e psikologjik i tyre. Ndërkohë që, edhe pas shqetësimit dhe interesit të ndërkombëtarëve për këtë çështje, familjarët shprehen se çështja e “Gërdecit” është një sprovë e madhe për të gjitha institucionet. VENDIMI I APELIT PER GERDECIN Gjykata e Apelit shpëtoi nga burgu Mihal Delijorgjin, një prej të akuzuarve kryesorë për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 të pafajshëm. Treshja gjykuese e kryesuar nga Alaudin Malaj dhe anëtarë Gent Shala e Shkëlqim Miri i ulën një të tretën e dënimit administratorit të Albademil, i cili ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë. Verdikti i Apelit i fali tri vite burg ish-kreut të MEICO-s, Ylli Pinari, duke e dënuar përfundimisht me 15 vite nga 18 vite që kishte caktuar ndaj tij Shkalla e Parë. Ish-gjeneral leitnant, Luan Hoxha, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili prej muajsh ka lënë Shqipërinë duke u larguar drejt Amerikës u dënua me pesë vite burg. Ish-gjenerali Shpëtim Spahiu, i dënuar me 4 vite burgim, rrëmbeu në Apel pafajësinë. Ndërsa fati nuk ishte në anën e ish-gjeneral Zija Bajës, i cili u dënua me 3 vite burg, në një kohë që Shkalla e Parë e kishte shpallur të pafajshëm. Baja nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi vendimi u pezullua me kusht. Ish-gjeneral Agim Lala, i cili në kohën e tragjedisë mbante postin e zv.shefit të Shtabit të FA u shpall i pafajshëm. Nga të pafajshëm, disa nga ish-punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes u dënuan me dënime të lehta nga 1 deri në 3 vite burg. Apeli vendosi të sekuestrojë të gjitha asetet e kompanisë Albademil të Delijorgjit. Sipas arsyetimit 350 faqësh të gjykatës së Apelit, nuk vërtetohet, madje as akuza nuk e pretendon argumentin për vrasje me dashje nga ana e të pandehurve Pinari, Delijorgji, Ngjeçi e Minxolli, akuzë e cila varjon nga 20 vjet burg deri burgim të përjetshëm. Në arsyetimin e trupit gjykues shënohet; Nga aktet e fashikullit nuk rezulton, dhe vetë akuza nuk pretendon që të pandehurit Ylli Pinari, Sokol Ngjeçi, Mihal Deliorgji dhe Dritan Minxolli, të kenë synuar vrasjen e 26 personave që humbën jetën në shpërthimin e datës 15.03.2008.Gjykata e Apelit Tiranë çmon se dashja e drejtpërdrejtë, si element i anës subjektive të veprimeve apo mosveprimeve të të pandehurve Ylli Pinari, Sokol Ngjeçi, Mihal Deliorgji dhe Dritan Minxolli, lidhur me akuzën se kanë kryer në bashkëpunim, veprën penale të vrasjes me dashje kundër dy ose më shumë personave, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79 germa dh dhe ë i Kodit Penal, përbën një element pa të cilin, vetë vepra penale, për të cilën është ngritur akuza, nuk qëndron. Gjykata e Apelit Tiranë çmon se, në mënyrë kontradiktore, organi i Prokurorisë i ka akuzuar të pandehurit Ylli Pinari, Sokol Ngjeçi, Mihal Deliorgji dhe Dritan Minxolli, se veprën penale Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal, e kanë kryer në bashkëpunim. Në kuptim të nenit 25 të Kodit Penal, bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona, me marrëveshje ndërmjet tyre. Bashkëpunimi është një rrethanë, e cila mund të ekzistojë vetëm tek veprat penale, të cilat kryhen me dashje të drejtpërdrejtë. Bashkëpunimi nënkupton ekzistencën e një marrëveshjeje ndërmjet subjekteve të veprës penale për realizimin e saj. Vetë koncepti marrëveshje parashikon vullnetin e bashkëpunëtorëve për te realizuar veprën penale, parashikon dëshirimin e ardhjes së pasojës nga ana e këtyre subjekteve të veprës penale. Në dashjen e tërthortë, subjekti i veprës penale nuk e dëshiron pasojën por me vetëdije e lejon ardhjen e saj. Prandaj as në këtë formë faji dhe as në format e tjera, me përjashtim të dashjes të drejtpërdrejtë, bashkëpunimi nuk mund të ekzistojë. Tani
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 19:29:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015