HISTORIA E KLANEVE MË TË MËDHA MAFIOZE TË HISTORISË: Cilat - TopicsExpress



          

HISTORIA E KLANEVE MË TË MËDHA MAFIOZE TË HISTORISË: Cilat janë bandat më të mëdha dhe më të egra të të gjithë historisë? Ju mund t’iu shkojë mendja menjëherë tek 5 familjet e famshme të Cosa Nostra-s në New York. Por nuk janë ata, sepse ata ishin mafiozë me kode nderi dhe me mjaft traditë, dhe nuk kanë kryer aq dhunë sa pesë bandat e mëposhtme. Revista e njohur “Askmen” ka investiguar në këto katër banda, duke sjellë historinë e tyre mes dhunës, vrasjeve dhe tradhtive. Nga të gjitha këto banda, ajo që vazhdon të jetojë edhe sot është klani Casalesi në Itali, megjithëse pa famën e dikurshme. Klani Casalesi Kur flasim për familjet kriminale italiane të stilit “Kumbari”, nuk ka më të mirë se Casalesis. Për t’i paraprirë çdo rreziku, ndryshe nga bandat e tjera, ato spikasnin sepse qëndronin larg disa mënyrave fitimprurëse jo shumë të ndershme në vitin 1980, në vend që të konsumonin të gjithë energjinë e mundshme, në mënyrë që të kishin një lumë të ardhurash. Seksi, për shembull, nuk kishte shumë rëndësi për ta. Në vend të tij ata i kushtuan rëndësi ndërtimit dhe import-eksporteve, të cilat iu dhanë një front të ligjshëm për lëvizjen e drogës në një shkallë kolosale. Filozofia erdhi direkt nga themeluesi, Antonio Bardellino, i cili e dinte se stabiliteti ishte cilësia e nevojshme. Ai mblodhi një mori të klaneve lokale dhe familjare, disa prej të cilëve nuk kishin punuar së bashku kurrë më parë, duke krijuar kështu një klan hibrid. Por si me të gjithë klanet e tjera, kjo gjë nuk zgjati shumë. Kur Bardellino u vra në vitin 1980, karizma dhe aftësitë e tij për të drejtuar klanin u zhdukën gjithashtu. Kjo ishte koha kur filluan problemet. Problem nuk kishte të bënte me vetë klanin: prosperiteti dhe qetësia e klanit që karakterizonte drejtimin e Bardellinos vazhdonte të ishte edhe në kohën që klani drejtohej nga Francesco Schiavone, krahu i djathtë i Bardellinos. Problemi erdhi nga jashtë. Bandat e tjera e ndjenë dobësinë e pashmangshme që po përfshinte bandën. Vitet 1990 panë një luftë katër vjeçare në mes të Casalesis dhe njerëzve besnikë të një tjetër bosi, Vincenzo de Falco. Ajo ishte një luftë e karakterizuar nga krimet e stilit të televizionit, të tilla si vrasja e një prej togerëve të shquar të Casalesi në një kabinë telefonike nga njerëzit e Falco-s, krim për të cilin nuk u akuzua asnjeri. Përfundimisht policia filloi ta mbyllte rrjetën e vrasjeve të bandës. Schiavone u kap në vitin 1998. Gjykimi i tij zgjati 10 vjet. Pesë persona që punuan me këtë çështje u vranë, dhe dhjetëra të tjerë, duke filluar nga gazetarët e deri te gjyqtarët, kanë marrë kërcënime me vdekje. Por përfundimisht, në vitin 2008, ai u dënua me burgim të përjetshëm për sulm, vrasje dhe grabitje. Udhëheqësi më i fundit i klanit, Michele Zagaria u arrestua vitin e kaluar në një bunker nëntokësor afër Napolit. Banda Barker Një nga gjërat e çuditshme të mesit të shekullit të 20-të, është se banda të caktuara, përgjegjëse për krime të dhunshme ndaj policisë dhe qytetarëve të rregullt, cilësoheshin nga publiku si karaktere heroike dhe interesante. Robin Hood-ët e ditëve moderne. Një nga më të njohurat ishte Banda Barker, e cila tërhoqi vëmendjen e bizneseve të vogla familjare, për arsye se edhe kjo bandë ishte një sindikatë kriminale e tipit “mom-and-pop” (mes miqve të ngushtë). Barkers mendohej se ishte më shumë një bandë që drejtohej më shumë nga nëna. Edhe pse më vonë u zbulua se perceptimi se Kate ‘Ma’ Barke ishte në krye të bandës, ishte një marrëzi e përhapur ndoshta nga J. Edgar Hoover për të justifikuar vrasjen e një gruaje të vjetër, askush nuk e vë në dyshim se përfshirja e saj e mahniti vendin, dhe se ajo ishte pjesërisht përgjegjëse për famën e tyre. Në një moment Hoover e përshkroi bandën “ si banda më e zgjuar dhe më e rrezikshme në Amerikë”. Anëtarët themelues, Fred Barker dhe Alvin Karpis, u takuan në burg në vitin 1931 dhe pas lirimit të tyre menjëherë filluan të vidhnin bankat në zonën e Kansas. Mirëpo kur filluan që në bandë të futeshin gjithmonë e më shumë të afërm të tjerë, gjërat filluan të nxeheshin. Në kulmin e saj, banda Barker përbëhej nga 25 anëtarë. Atëherë ata menduan se duhet të fillonin të merreshin me diçka më pak të rrezikshme se grabitja e bankave, por që të ishte po aq e dobishme. Ata zgjodhën rrëmbimin, diçka që ishte neglizhuar nga shumë bashkëkohësit e tyre, një rikthim në epokat e egra të perëndimit. Sigurisht që rrëmbimet ishin fitimprurëse. Duke zgjedhur persona të rëndësishëm, të njohur dhe të respektuar, sigurisht që pagesa për lirimin e tyre do të ishte mjaft e mirë. Dy rrëmbimet e para, kreu i një fabrike dhe më pas drejtori i një banke lokale, ishin të suksesshme, 300 000 dollarë në gjashtë muaj. Por gjithashtu banda tërhoqi vëmendje. Për arsye se drejtori i bankës ishte mik i Presidentit Roosevelt, forca e plotë e FBI-së u kthye në drejt tyre. Zgjati një vit deri sa federalët i rrethuan. Bastisja e disa prej shtëpive të Doc Barker dhe të bashkëpunëtorëve të tij, do të thoshte edhe mbyllja e aktivitetit të tyre. Megjithatë autoritetet po kërkonin diçka më të madhe, më substanciale. Ata ishin duke shpresuar për informacion rreth strofullës së bandës, të cilën e gjetën në mes të asgjësë në Florida. FBI dhe policia lokale patën një shkëmbim zjarri më anëtarët e bandës, që zgjati për rreth gjashtë orë. Çdo herë që autoritet përpiqeshin që të bënin përpara, drejt tyre vinte një breshëri zjarri. Me kalimin e orëve të shtënat filluan të pakësoheshin. Më mbarimin e shkëmbimit të zjarrit, trupi i Fred Barker u gjet në dysheme me njëmbëdhjetë plumba në shpatull dhe një në kokë. Ndërkohë Ma Barker kishte vetëm një plagë. Burimet zyrtare raportuan se ajo shtrëngonte një mitraloz në kraharor si të ishte një fëmijë. Banda e Çikagos Si një bandë e nderuar, Banda e Çikagos, përdori zhvatje dhe plaçkitjen që prej fillimit të vitit 1910 (duke u bërë frymëzimi i mëvonshëm i 5 familjeve të Cosa Nostra-s në New York) Ata ndryshuan shumë në atë kohë. Do t’iu duket e pamundur t’i shikoni ata duke shtyrë fuçitë me alkool nga kamionët në bodrum, ose duke patrulluar rrugët e tyre me kapele fedora duke nxjerrë gjera të dyshimta dhe të ulëta nga palltot e tyre. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë atje. Ata ruajnë ndikimin kryesisht pasiv, por gjithsesi të konsiderueshme në politikë Chicago. Banda e Çikagos, megjithatë, gjithmonë do të jetë e lidhur me krimet dhe shkeljet e bosit të saj më të madh, Al Capone (ditët e sotme shumë i referohen kësaj bande si Banda e Al Capone-s). Capone drejtoi bandën nga mesi i viti 1920 deri në fillim të vitit 1930, dhe mbikyri një zgjerim të projektuar, në mënyrë efektive, që të dominonte të gjithë zonën e krimit në Çikago, pozicion që Capone ndoqi edhe në masakrën e ditës së Shën Valentinit në vitin 1929, ku vrau shtatë rivalë anëtarë të bandës. Masakra ka zbritur në histori si një prej vrasjeve më të egra të bandës me dhunë të papërligjur. Katër burra të Capone-s, dy të veshur si oficerë dhe dy të tjerë civilë, hynë në garazh dhe hapën zjarr drejt armiqve të tyre. Ata vazhdonin të qëllonin, edhe pse shtatë burrat kishin rënë në tokë. Burrat e Capone-s vazhdonin t’i gjuanin në fytyrë, aq sa më pas shumica e tyre nuk mund të njiheshin. Njëri mbijetoi për tre orë, edhe pse kishte 14 plumba në trup, vetëm për të shtuar një tjetër faqe në bëmat legjendare të moskomunikimit me policinë. Kur e pyetën se kush e kishte qëlluar, dhe kush kishte masakruar miqtë e tij, ai u përgjigj: “Qëlluar?! Unë nuk jam qëlluar.” Tani që rruga ishte vetëm e tyre, banda e Capone-s filloi të grumbullonte alkool ilegal. Ata gjithashtu merreshin edhe me kumar, shantazh ndaj bizneseve, ndërkohë që prioritet kishin marrjen e ndikimit edhe jashtë Çikagos, veçanërisht në Las Vegas. Ata gjithashtu filluan rekrutimin e zyrtarëve publikë. Frytet janë bërë shpejt nëpërmjet politikanëve të zgjedhur , në mënyrë efektive dhënien e imunitetit të bandës, posaçërisht të pjesëtarëve të rangut të lartë si Capone. Mirëpo ditët e Capone-s ishin të numëruara, dhe kjo kryesisht për faj të tij. Zemërbutësia e politikanëve të Çikagos përballë aktivitetit të bandës ngjalli dyshime te grupet federale, dhe mendjemadhësia e tij dhe të sjellurit prej Robin Hood e bënë atë objektiv përballë ligjit. Për të kuptuar influencën që kishte Capone në organizatat lokale, FBI vendosi se do të ishte pothuajse e pamundur që ta implikonte atë në krimin e madh të bandave. Kështu ata vendosën ta dënonin për evazion fiskal. Në tetor të vitit 1931, atëherë kur Banda kishte arritur në majë, Capone u arrestua. Humbja e liderit të tyre karizmatik ishte një katastrofë për Bandën. Shfuqizimi i Amendamentit të 18-të në vitin 1933, e cila e kishte ndihmuar Bandën të rritet, ishte një tjetër goditje. Edhe pse ato luftuan për moszbehjen e bandës për dekada të tëra, ato kurrë nuk e rimorën vendin dominant për të cilin njihen akoma. The Krays Banda kriminale më e frikshme e shekullit të 20-të, përputhet më shumë me homologet e tyre amerikane dhe italiane, në lidhje me famën dhe dhunën. Ronnie and Reggie Kray, të njohur si binjakët Kray, “sundonin” në Londrën e viteve ’60, dhe në fjalët e tyre ishin të paprekshëm. Rritja e tyre rreth ringut të boksit, bëri që ato të njiheshin shumë herët me zënkat dhe krimin, gjera këto që karakterizonin netët e Londrës së atyre viteve. Kjo gjë i lejoi gjithashtu ato që të njiheshin me karaktere të ndryshme, të cilët më pas do t’i rekrutonin në bandën e tyre shumë të gjerë- The Firm- e cila do të bëhej gjithmonë e më e madhe dhe me më influencë, në stilin klasik gangster, me një përzierje aktivitetesh. Binjakët hynë me vrull në skenën e bandave në vitin 1954, dhe reputacioni i tyre u themelua mjaft shpejt. Ata kishin blerë një klub bilardoje në rrugën Mile End, në lindje të Londrës , të cilin e përdornin edhe si selinë e tyre. Vizitorët gjithmonë do të vinin re tymin e dendur të duhanit që qëndronte pezull në ajër gjatë gjithë kohës. Një bandë lokale, e cila dëgjon për popullaritetin e tyre, përpiqet të grabisë para nga binjakët. Për këtë arsye, Ronnie shkon dhe i ekzekuton me një thikë. Kjo gjë bëri që ato të bien në sy, dhe binjakëve iu pëlqente vëmendja. Ata filluan të shohin një të ardhme në klubet e natës- duke i zotëruar ato ose duke zhvatur para nga njerëzit e tjerë. Në pak vite , ata kishin një klub tjetër, këtë herë në Rrugën Boë. Banda e tyre filloi të zgjerohej. Binjakët bënin pjesë të bandës këdo që kishte muskuj, njohuri mbi biznesin apo ide të thjeshta. Burra të fortë skocezë, boksierë londinezë dhe burra që kishin prirje për biznes. Ronnie paranojak përpiqej të mbante nën kontroll si bashkëpunëtorët ashtu edhe armiqtë. Ndërkohë Reggie ishte truri i bandës. Megjithatë ai mund të shkaktonte dhimbje nëse ishte e nevojshme. Lëvizja e tij dalluese ishte ofrimi i një cigareje, dhe në momentin që personi tjetër hapte gojën për të thither cigaren, ai i gjuante në mjekër duke u shkatërruar nofullën. Në fund ishte lakmia ajo që i shkatërroi. Duke u joshur nga dritat e ndritshme ato u zgjeruan shumë shpejt. Leonard ‘Nipper’ Read, një nga detektivët e “The Met”, mendoi se kaq ishte e mjaftueshme dhe vendosi që ti shkatërrojë. Në vitin 1968, më shumë se një dekadë pasi ata u bënë lojtarët e mëdhenj të bandave, The Met vendosi t’i zvarrisë. Plani i tyre ishte, që tu bëjnë të ditur dëshmitarëve se binjakët nuk ishin më të fuqishëm. U desh pak kohë, por plani i tyre funksionoi. Shumë dëshmitarë kënduan si kanarina. Të dy binjakët u dënuan me burgim të përjetshëm. Mbretërimi i gjatë i tyre në Londrën lindore mori fund.
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 17:18:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015