IKË Romët po përdoret politikisht - “Lobistët” vodhën - TopicsExpress



          

IKË Romët po përdoret politikisht - “Lobistët” vodhën paratë e tyre 29-08-2013 / Gazeta 55 Romët po përdoret politikisht - “Lobistët” vodhën paratë e tyre Reagon zyrtarisht Bashkia e Tiranës Pas thirrjeve dhe protestave gati të përditshme të romëve dhe shqetësimit të ngritur më herët nga diplomatë dhe institucioni i Avokatit të Popullit, ka reaguar për herë të parë Bashkia e Tiranës. Me anë të një deklarate për mediat, ky institucion thotë se komuniteti rom është përdorur politikisht nga paritë politike dhe qarqet e lidhura me të ku janë përfituar miliona euro në emër të romëve dhe paratë kanë mbushur llogaritë bankare të disa prej personave të implikuar në këtë çështje. Bashkia thotë se me 3 milion Euro të Bashkimit Europian, mund të ishin ndërtuar 60 apartamente, por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Pasi shpreh keqardhjen, ky institucion thotë se në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian ka gati projektin për rehabilitimin dhe rikualifikimin urban të dy blloqeve në njësinë bashkiake nr.4 dhe 8. Në këtë zonë të populluar më së shumti nga banorë të komunitetit rom dhe egjiptian, krahas ndërhyrjes tërësore në përmirësimin e infrastrukturës, do të ndërtohet një shkollë dhe banesa sociale. Kjo është një nismë e qëndrueshme, me anë të së cilës Bashkia do të ofrojë arsimimin dhe strehimin për këtë komunitet. Në fakt kjo është zgjidhja e parë dhe më afatgjatë që jep ky institucion. Por si banues në qytetin e Tiranës, romët duhet të regjistrohen si të pastrehë për të përfituar banesa sociale. Referuar të dhënave, bashkia thotë se numri i tyre në këtë rast është i paktë, sepse shumica e këtij komuniteti nuk plotëson dot dokumentacionin dhe kriterin për të përfituar banesa apo kredi sociale. Gjithashtu, për herë të parë, Bashkia e Tiranës, vendosi që në përbërje të Komisionit të Strehimit, të ketë një përfaqësues nga Shoqata e Romëve për Integrim dhe Kundër Trafikimit të Fëmijëve. Në këtë mënyrë trajton kërkesat e komunitetit rom dhe egjiptian me bonus strehimi dhe përfitimin e kredive me interesa të buta për strehim. ...
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 22:21:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015