Intervistë, Abate: Thiago Silva mbrojtësi më i mirë në botë. - TopicsExpress



          

Intervistë, Abate: Thiago Silva mbrojtësi më i mirë në botë. Nesta? Shokë shumë i mirë. 4-3-3? Më pelqen. Allegri?.. (Pjesa 2/2) “Adriano Galliani ka thënë se më përpara do ta rikthente Thiago Silven sesa Ibrahimovicin? Po ai ka të drejtë. Ne aktualisht kemi nevojë për një mbrojtës dhe jo një sulmues. Thiago Silva është mbrojtësi më i mirë në botë do ishte shume mirë në qoftë se do e rikthenim. Nesta është penzionuar? Më vjen keq që po e ndëgjojë këtë. Ai është një shok shumë i mirë, ai ka qenë një shembull për mua jasht dhe brenda fushës. Nota për të nga unë do ishte 10/10. Ne thjesht duhet të përmisohemi në mbrojtje. Ne kemi potencial që të rikthehemi si sezonin e kaluar por duhet ta mbajmë qendrimin dhe të mos bëjmë gabime. Sidoqoftë ekipi ynë është shumë i mirë që të përfundoj në top 3. Më pëlqen që jemi rikthyer në modulin 4-3-3. Ekipi është më i balancuar, solid dhe më i mirë se moduli 4-3-1-2. Kualiteti më i mirë i Allegrit është qetsia e tij. Ai gjithmonë i qetëson lojtarët në momentet më të këqija dhe nuk gëzohet shumë gjithashtu. Ai di se si të pranojë presionin dhe nuk mund ta kritikoni për gjithcka atë ai ka bërë atë cfarë është deshur të bëhej. Kujtoni sezonin e kaluar. Kush është më i trent Cassano, Ibrahimovic ose Balotelli? Ata të gjithë janë të qmendur në mënyrat unike të tyre”.
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 20:16:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015