JA SI U VRA ZV-PRESIDENTI SHKELQIM GISHTI. Berisha donte Imamin - TopicsExpress



          

JA SI U VRA ZV-PRESIDENTI SHKELQIM GISHTI. Berisha donte Imamin ose Malltezin në krye të shoqatës, Marjan Gryka shpetoj nga 2 atentate. Berisha donte Imamin ose Malltezin në krye të shoqatës, unë shpëtova nga 2 atentate, ja si u vra zv/presidenti Shkëlqim Gishti Ju pamë dhe ju dëgjuam se e bëtë publike përkrahjen tuaj për Lulzim Bashën kur garonte për kreun e PD- së,por edhe i shprehët shumë mirënjohje për babain tuaj, Azem Jajdari, që Luli realizoi që Azemi të prehet në varrezat e dëshmorëve!... Kur ishe më i vogël, babai yt ka kaluar shumë të këqija që ti ndoshta sot i ke harruar nga vetë mosha! Mirëpo tani që u rrite dhe publikove përkrahjen tënde ndaj Bashës, neve miqtë, shokët dhe bashkëvuajtësit e Azem Hajdarit po të përgjigjemi me qëndrimin tonë dhe freskimin e të vërtetave... Presionet dhe sulmet ndaj familjes Hajdari Kur ti ishe i vogël dhe PD ishte në pushtet, unë isha oficer i Gardës dhe truprojë personal i Azemit dhe përveç se shoqëroja babain tënd natë e ditë, fillova t’ju shoqëroj edhe juve, (pra familjen e Azemit) shumë shpesh dhe kudo, pasi një natë Azemi tek Hotel Dajti më tha: “Duhet përforcuar shoqërimi i familjes time Mario, sepse nuk janë punët mirë, se komunistët brenda PD-së janë mërzitur me mua!...”. Ok, i thashë, pa merak shef. Dhe ashtu u bë, jo vetëm çdo dite për Kirin dhe Rudinën por edhe për zonjën Hajdari ku të shumtën e rasteve vinte edhe vetë Azemi për ta shoqëruar, pra mëngjes, drekë, darkë, kudo... Pra, situata ishte tensionuar dhe Azemi kishte marrë informacion se SHIK-u famëkeq i Gazidedes survejonte jo vetëm Azemin, por të gjithë familjen. Ky SHIK ishte famëkeqi i Gazidedes, por i urdhëruar nga Berisha! Dhe situata më të vërtetë u egërsua shumë... Kiri... nga kërcënimet që ata i bënin Azemit për jetën e tij dhe për familjen, Azemi më thoshte t’ju dërgoja shpesh në Librazhd tek familja e Fatmirës sepse nuk ishte i qetë kur ju linte vetëm në shtëpi, pasi ne ishim gjithë ditën me aktivitete politike, ndërsa në Librazhd ishin njerëzit e nënës tënde dhe nuk ishit vetëm, pastaj edhe kërcënimet arritën deri aty sa një ditë kur u kthyem nga Durrësi me Azemin, kishte ardhur këshilltari i Aleksandër Meksit tek shtëpia dhe kishte kërcënuar Fatmirën. Ne nuk vonuam dhe shkuam ta takonim, unë me Azemin. I dhamë përgjigjen që meritonte... Pra, SHIK-un e kishim mbrapa ngado dhe kudo. Kiri... përballë shtëpisë tuaj është shtëpia e Rrok Mirditës (Arqipeshkvit). Ne me Azemin rrinim aty deri vonë duke bërë bisedë me të dhe një natë i dhanë informacion Azemit se një makinë me 5 vetë ishte në cep të rrugës. Azemi, i shqetësuar më tha të vrapoja të shihja familjen. Ju ishit në gjumë të gjithë se ora ishte 12:30 e natës, por ashtu me armë në dorë, unë me dy truproja të tjerë ulëm Azemin tek dhoma e shtëpisë poshtë që e kishim si palestër dhe i dolëm prapa makinës dhe i zumë peng. I çarmatosëm dhe u kërkuam dokumentat që doli siç e menduam. Ishin të pestë oficerë të SHIK, të armatosur deri në dhëmbë sikur të ishin xhihadistë! Armët jua morëm bashkë me dokumentat dhe i lamë të largohen me makinën e tyre, me urdhër të Azemit, pasi vetë ai ua tha dy të fjalë për Gazideden, shefin e tyre. Dhe kështu, duke u rënduar situata, babait tënd iu hoq mandati i deputetit, e përjashtuan nga PD dhe nuk kishte më zyra tek partia... Gazeta “RD” botonte artikuj kundër liderit të dhjetorit me urdhër të Berishës. Para se të vijmë tek vrasja, po të kujtoj urën e Milotit. Kiri, kur ti ishe atë ditë me Azemin dhe unë nuk ju përcjellja dot se isha në “arrest shtëpie”, atë ditë kur plasi lufta kundër teje, ekskortës por edhe kundër babait tënd... Me urdhër të kujt u qëlluat? Kush ishte Ministri i Rendit? Neritan Ceka ishte Kiri. Ai urdhëroi! E mban mend mirë ti, por edhe Sali Hajdari, vëllau i Azemit, por është edhe kaseta ku vetë Azemi në Parlament akuzoi Neritan Cekën që i bëri atentat. Por, a thua duke harruar këtë nuk mund ta shikosh në qeverinë Berisha, se këshilltari numër një i kryeministrit ishte Neritan Ceka! Çfarë ishte kjo? Borxh i vjetër i Saliut ndaj Cekës?... Lulzim Basha s’ka lidhje me Partinë Demokratike Kiri... kur babai yt me paterica i përkrahur nga turma ku e mbanim në krah, shkonte drejt TVSh- së, drejtori i policisë, Pashk Tusha na doli përpara dhe tha: “Azem, ku do ndalohesh se ministri ka urdhëruar të të qëllojmë!”. Dhe më pas u ndaluam tek TVSh për të hyrë në grevë, por filluan arrestimet dhe rrahjet ndaj atyre që i rrinin në krah Azemit, dhe i arrestuan të gjithë. Të fundit ngelëm vetëm unë dhe Azemi, dhe kur erdhi momenti i arrestimit tim, Azemi ishte i mbështjellë me batanije se bënte ftohtë shumë dhe Azemi filloi të përleshej me forcat e briskut për të mos lejuar arrestimin tim. Por urdhëri i Cekës dhe pëdëistave që fshiheshin pas tij, duhej zbatuar dhe ja arritën qëllimit. Kjo ishte nata kur u ndjeva më keq se kurrë, qëkur e kisha njohur Azemin, sepse nuk e shihja dot se si ngeli i vetëm tek shkallet, me batanije dhe jorgan, i mbështetur për të protestuar! Kiri... që nga rrëzimi i bustit të Enverit në ’90-tën e deri tek këto ngjarje, a është parë apo përmendur emri i Lulzim Bashës?... Jo, s’ka ndodhur sepse ai kurrë nuk ishte pjesë e kësaj partie, që Azemi e lau me gjak! Kiri, pasi babai yt u pushkatua, kush ia mori celularin në xhep? Pse Berisha urdhëroi bastisjen dhe pastrimin e zyrës së babait tënd për të mos gjetur ti kur të rriteshe, asgjë çfarë shkruante babai yt në ato vite të vështira. Edhe pas vrasjes, agjentë të PD- së hidhnin përsëri helme kundër babait tënd, duke thënë se Azemi u vra për kontrabandë, duke thënë se nuk e donte Amerika se ishte islamik, etj., kur deri më sot 15 vite pas vrasjes, Azemit nuk iu gjet kurrë një llogari bankare, një lokal, një hyrje pallati apo një tokë e blerë, ku në portofolin e tij nuk kishte para por gurë nga kisha e Shën Ndout dhe një shenjë nga tyrbja e Dervish Luzhës... Dhe sot, këta që hidhnin helme në popull kundër Azemit, jo vetëm që kanë gisht në organizimin e vrasjes së tij, por kanë nga dy a tre llogari bankare nga Zvicra, Serbia, Greqia etj., kanë lokale, toka dhe pallate... Pra vitet treguan se Azemi nuk ishte as trafikant siç thoshte pleqëria e partisë, Minarolli me shokë, e as nuk kishte pasuri. A e din ti Kiri, se babai yt shpesh nuk kishte lekë ti hidhte karburant makinave? A e din ti se ne hanim bukë rrugëve nëpër makina, me qindra herë bukë e djathë dhe jo lukse siç gënjenin laviret e partisë? Sot mund të pyesësh Bajram Hajdarin shoferin tonë, mund të pyesësh Saliun xhaxhain tënd, mund të pyesësh Nurijen hallën tënde, mund të pyesësh Altinin nipin e Azemit, Akilin nipin e Azemit, dhe më mirë se këdo mund të pyesësh nënën tënde, zonjën Hajdari, por mund të pyesësh edhe djemtë e lokalit “Xhardino” në Durrës, Arben Burimin, që me qindra herë i paguante karburantin e makinave Azemit dhe e ndihmonte që truprojat të hanin të paktën bukë, sepse ishim të shkarkuar nga detyra me rrogë, nga gjeneral Halit Xhexhi, me urdhër të Saliut! Azemi-Berisha dhe Haklajt Pra, nuk lanë gjë pa shpifur për Azemin e deri tek kanuni i gjakmarrjes, në lidhje me Haklajt. Jo Kiri, babai yt i sqaroi Haklajt si burrat, por puçin e bëri partia jonë. Azemi, pasi bëri bisedë me plakun e Haklajve ia dha të incizuar në kasetë të gjithë bisedën dhe kjo e publikuar kudo në Tv, kur plaku i Haklajve u paraqit në gjyqin e çështjes Hajdari, bërtiste me të madhe: “Më sillni Sali Berishën këtu!”. Berisha në fakt duhej të shkonte i pari aty sepse ishte thirrur disa herë nga drejtësia, por ai nuk shkoi edhe pse plaku bërtiste dhe e akuzonte atë. A e din ti Kiri pse bërtiste ai?... Sepse në xhep mbante kasetën e bisedës që bëri me babain tënd dhe ajo kasetë vazhdon e rron e pastër e do të paraqitet kur çështja të rihapet dhe nuk do fshihet siç fshehu Berisha kasetën që incizoi Zenel Nezën pas atentatit. Këtij Berishe, a i kërkove ti ndonjë ditë të vetme për 8 vite qeverisje të rihapte vrasjen e shekullit? Jo, kuptohet se ai të vret dhe për këtë nuk të vë faj sepse atë, edhe i vrarë, Azemi e frikëson siç e frikësonte kur i mori partinë, se të gjithë donin vetëm Azemin dhe jo më Saliun! Po ti Kiri, a e pyete një ditë të vetme veten tënde pse ky ka frikë ta rihapë këtë çështje, biles as ta përmendë nuk mundi? Për këtë nuk dyshoj që e ke pyetur veten dhe e din shumë mirë përgjigjen! Kush përfitoi nga Azem Hajdari Tani që ti u rrite, ka ardhur koha të flasim hapur Kiri. Dy vetë janë ata që kanë përfituar nga Azem Hajdari... Sali Berisha pushtet dhe pasuri, dhe Rasim Hajdari vëllau i Azemit (nga nëna), që vuri pasuri dhe rrinte kudo nën shalët e Saliut dhe bënte e bën programet për emrin e babait tënd. Po të kujtoj një rast që edhe vetë Rasimi e mban mend. Një ditë, Rasimin e kishte dërguar tek Azemi këshilltari i Fatos Nanos dhe Azemi direkt e goditi me pëllëmbë Rasimin dhe na urdhëroi ta nxirrnim jashtë dhe duke nxjerrë Rasimin jashtë, Azemi e Përcolli me fjalët: Mos të të shoh më këtu se komunistë si ata je. Edhe ky Rasim sot ka vite që ëndërron drejtori dhe ven pasuri por per azemin nuk kërkoj kurrë drejtësi sepse drejtësia e këtij zotërie është pasuria që vuri me Saliun. Kiri, kur më bënë atentat mua, nuk prita as të vish të takosh ish badigardin e babait tënd, as badigardin tënd dhe të familjes tënde, as presidentin e Shoqatës Mbarëkombëtare Azem Hajdari, sepse e dija se do prisheshe me ata që urdhëruan vrasjen e babait tënd dhe atentatin tim, dhe pas kësaj filluan shpifjet drejt meje tamam si në kohën e babait tënd. Por mua nuk më thonin dot trafikant apo islamik por vetëplagosje!! Dhe pas kësaj, miku yt i sapoardhur, me firmën e Argitës tek PD, Lulzim Basha (Ministër Rendi) më arrestoi dy herë, nuk dua ta fsheh se nga zonja Fatmira e kam pritur një vizitë edhe nga Nurije Hajdari, motra e Azemit, por e dija se po të vinte Nurija, Arqile Goreja do e hiqte nga puna! Ndërsa zonja Fatmira ishte ajo që kishte kaluar shumë vuajtje dhe skenarë ndaj burrit të saj dhe mendova se do ju kujtonin sadopak sakrificat tona të përbashkëta... Por edhe pse 30 seancash gjyqësore, me paterica si shefi im Azem, prapë nuk vdiqa sepse isha i stërvitur që në kohën kur Azemi ishte në krye të sindikatave dhe shkonim cdo ditë në gjyq kundër Valer Xhekës, ku gjyqtari Avni Shehu merrte urdhër nga Saliu dhe do gjyq Azemi e humbiste me firmën e zotit Avni! dhe përleshjet mes palëve ishin të shpeshta!,kiri unë sot nuk të flas personalisht por të flas ne emër të mijërave shokë dhe miq të Azemit ku për 15 vite vetëm u persekutuan nga partia që Azemi themeloi, ku gjithmonë u goditen dhe u lanë pa punë edhe tani për 8 vite qeverisje, mirëpo këta miq a ke dalë ndonjëherë ti takosh ti Kiri, a ke dalë ti dëgjosh se çfarë kanë bërë me babain tënd dhe çfarë situatash kanë kaluar? Sepse jo vetëm kaq, por Azemi ka qenë dhe deputet në disa rrethe... Ko Kiri, nuk e ke bërë... Po ju marr shembull Shkodrën. Kur shkon atje, a ke takuar ndonjëherë miqtë e vërtetë të Azemit? Jo, se ata nuk kanë sot as lokale as makina të mira që të të presin! Kur shkon në Shkodër, a ke shkuar njëherë të vetme tek shkolla “Azem Hajdari”, shkollë me këtë emër në lagjen Kiras, ku Azemi ishte deputet dhe Shoqata Azem Hajdari, pas shumë përplasjesh arriti t’ia vendosë emrin shkollës. Pse nuk shkove një ditë ti takosh ata miq apo nxënës të kësaj shkolle? Po miqtë e shumtë që ndërtuan memorialë me lekë xhepi për Azemin dhe u rrahën e u burgosën për këtë, ku Saliu në asnjë inagurim nuk pati kurajën të vinte, por filloi të na trajtonte si Azemin (armiq)... A e din ti Kiri se kjo shoqatë i ka larë me gjak këto vite dhe po të jap vetëm një emër... Shkëlqim Gishti, ishte zv/presidenti i Shoqatës Azem Hajdari, mik i Azemit. Në shtëpinë e tij në Lushnje shkonte Nurija, Altini, Bajrami, Sali Hajdari, të gjithë... Dhe ai u pushkatua si babai yt në derë të shtëpisë, me 13 plumba... A ka shkuar ndonjë familjar apo ti Kiri, ta takosh familjen e tij dhe ta shikosh sot se në çfarë mjerimi jetojnë ata dhe pse? Vetem se ishin dhe janë me Azem Hajdarin! Pra, Kiri ka shumë e shumë gjëra për të bërë për Azemin sepse vetëm ai shkonte aty ku askush nuk kishte qenë më parë. Kërcënimet ndaj shoqatës Berisha është munduar me çdo gjë ta luftojë shoqatën, sa na kërcënoi t’ja dorëzonim Arben Imamit, gjeneralit të bandave të ’97-tës, ose Luan Malltezit krushkut të tij. Berisha ka bërë çdo përpjekje që çështjen e Azemit ta kthejë familjare dhe jo kombëtare, prandaj Kiri duhet të bindesh se Azemi nuk është vetëm i familjes por hero i mbarë popullit se Azemi nuk u vra për familjen por për këtë popull dhe liritë e tij dhe ti Kiri i shpreh mirënjohje Lulzim Bashës si drejtori para shefit. Unë gëzohem Kiri që ti sot je drejtor në Bashkinë e Tiranës dhe dua të të shoh më lart, por ti duhet t’i jesh mirënjohës këtij populli, miqve, dashamirësve, shokëve të Azemit që sakrifikuan gjithë këto vite, dhe Shoqatës Azem Hajdari, që nuk reshti një ditë të vetme për emrin që mban dhe për idealet e Azemit, dhe jo Lulzim Bashës, që nuk e njohu kurrë babain tënd dhe nuk pati nderin as ta takojë njëherë të vetme atë, sepse sot pas 15 viteve, busti i Azemit duhet të ishte vënë aty ku rrëzoi vetë Azemi bustin e diktatorit, dhe jo ti jesh mirënjohës kryetarit të Shtëpisë së Oficerëve, (e grabitur, se edhe ajo godinë i përket ushtarakëve sepse kryetari i partisë që themeloi Azemi, ai nuk është e as nuk do jetë kurrë. Por sot Saliu ndihet më i qetë atje se nuk e ka më afër memorialin e Azemit!.. Kiri, t’u drejtova ty meqenëse tani që u rrite, shoh që filluan të të përdorin e të përfitojnë nga ti dhe nuk ju drejtova zonjës Fatmira që ruaj respekt të veçantë ku kam ngrënë bukë me qindra herë nga duart e saj dhe unë e kuptoj ç’do të thotë të jetosh e vetme dhe me frikë dhe e di mirë ç’do të thotë të rritësh tre fëmijë pa Azemin... Dhe në 2005 për zgjedhjet parlamentare, Shoqata Azem Hajdari bëri kërkesë publike që gruaja e Azemit të jetë deputete në Shijak, por kur u mblodh PD e Shijakut, Saliu urdhëroi të mos e kandidonin Fatmirën sepse kishin frikë se çonte zërin në Parlament për Azemin!... Sepse edhe nëna ime të tillë e kishte rriskun pasi babai na vdiq pasi doli nga burgjet komuniste të Saliut dhe Kastriot Islamit! Dhe i them zonjës ndoshta edhe gruaja ime ka nesër fatin tënd sepse ne jemi në betejë dhe në rrugën e Azemit por fëmijët e mi se edhe unë kam tre, sepse kjo ishte dëshira jonë e përbashkët me Ademin, të kishim nga tre fëmijë. Pra, fëmijët e mi nuk do i jenë kurrë mirënjohës një pronari partie, por do i jenë mirënjohës babait të tyre që mësoi dhe i edukoi me rrugën e lirisë dhe idealeve të Azem Hajdarit. Atentatet ndaj Azem Hajdarit - Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azemi Hajdari tentohet të vritet me bombë. Atentati dështoi. - Në gusht të vitit 1997 bandat e krimit i zënë pritë në Sarandë, në Qafën e Buallit. - Më 18 shtator të vitit 1997, mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë. - Më 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, të cilat qëlluan me breshëri plumbash në makinën e tij që për fat ishte e blinduar, ku përveç të tjerëve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar. - Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë, Azemit iu organizua një atentat nga forcat e policisë, të cilat e mbajtën të rrethuar 3 orë. Në këtë atentat mbeti i plagosur ish Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Bardhyl Pollo. - Më 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike nga drejtues të Komisariatit të Policisë të Tropojës. Vrasja e Azem Hajdarit para PD dhe trazirat e ‘98 Lideri i Lëvizjes së Dhjetorit ‘90 dhe kryetari i parë i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbeti i vrarë mbrëmjen e 12 shtatorit 1998 fare pranë selisë së Partisë, të cilën e krijoi përpara tetë vjetësh. Menjëherë pas vrasjes, kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi strukturat shtetërore, ish-kryeministrin e asaj kohe, Fatos Nano dhe ish-shefin e SHIK-ut, Fatos Klosi, se ishin përgjegjës të ngjarjes. Varrimi i Azemit u bë dy ditë më vonë, ku fillimisht u mbajt një miting në sheshin “Skënderbej”. Më pas, turma e protestuesve u drejtua nga selia e Kryeministrisë duke u përplasur me armë me forcat e Gardës. Kjo ishte edhe arsyeja se përse në varrimin e Azemit në Sharrë kishte një pjesëmarrje të vogël, vetëm familjarët dhe disa miq të tij. Atentatet ndaj Azemit Studenti Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998. Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate. I zgjedhur deputet që nga viti 1991, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate përpara se të vritej në shtatorin e vitit 1998. Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azem Hajdari tentohet të vritet me bombë, por atentati dështoi. Dy muaj më vonë, atij iu zu pritë në Qafën e Buallit në Sarandë, ndërsa në 18 shtator 1997 mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë. Më 14 shkurt 1998, iu organizua një pritë në Milot, ku makina e tij e blinduar u qëllua me breshëri. Së bashku me Azemin në makinë ishte edhe djali i tij 14-vjeçar në atë kohë, Kiri. Atentati i fundit përpara se të vritej, Azemit iu bë më 3 qershor 1998 në Tropojë, ndërkohë që mbeti i plagosur ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Bardhyl Pollo. Ceremonitë përkujtimore Që prej vitit 1999, krerët e Partisë Demokratike kanë përkujtuar vrasjen e Azem Hajdarit në memorialin e ngritur pranë selisë së PD-së, në qendër të Tiranës. Gjithashtu, çdo vit janë zhvilluar edhe vizita në familjen e Azemit. Gjatë kohës që Partia Demokratike ishte në opozitë, kryetari i saj premtoi rihapjen e dosjes së Azemit, por në tetë vite të qeverisjes së djathtë kjo çështje nuk u prek. Për herë të parë këtë vit, përkujtimi i Azem Hajdarit do të bëhet me një ceremoni shtetërore në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Çfarë ka thënë Sali Berisha për grevën e urisë të Azem Hajdarit « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë: ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… » - See more at: sot.al/dossier/berisha-donte-imamin-ose-malltezin-n%C3%AB-krye-t%C3%AB-shoqat%C3%ABs-un%C3%AB-shp%C3%ABtova-nga-2-atentate-ja-si-u#sthash.uBKGOWRX.atQubLwv.dpuf
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 11:44:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015