JU INTERESON SE KUSH FSHIHET PAS KETIJ ARTIKULLI MUNDENI VETEM TE - TopicsExpress



          

JU INTERESON SE KUSH FSHIHET PAS KETIJ ARTIKULLI MUNDENI VETEM TE PARAMENDONI KOCO BOLE DANAJ JO BRE VELLA Projekti “Shqipëria Natyrale” tashmë ka nisur të vihet në jetë, dhe zbatimi i tij është mëse i dukshëm në Maqedoni, ku shqiptarët po përdorin gjuhën për shpërbërjen e këtij shteti, duke pagëzuar me emrat e tyre malet, fshatrat e shkollat. Alarmi vjen përmes një artikulli të publikuar dje në tabloidin serb “Veçernje novosti”, ku nënvizohet fakti që pasojat janë mëse të dukshme në Maqedoni. “Në pjesën perëndimore të Maqedonisë, e qeverisura nga partitë shqiptare, shqiptarizimi është i dukshëm praktikisht në çdo kënd”, nënvizon artikulli. Ndarja Në artikullin special citohet Profesori i Kolegjit Amerikan të Shkupit, Stevo Pendarovski, ku shpjegon se në shtetin e përbërë nga dy etni, i krijuar pas presionesh të forta diplomatike përmes Marrëveshjes së Ohrit, “nuk ka asnjë dyshim se shqiptarët dhe maqedonasit po largohen nga njëri-tjetri”. Më tej Pendarovski, ish-këshilltar sigurie për dy presidentë të këtij vendi Trajkovski dhe Cërvenkovski, nënvizon se gjithsesi shpërbërja e Maqedonisë nuk është e mundur pa mbështetjen e diasporës rajonale shqiptare, e veçanërisht “pa aprovimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Faktori shqiptar Artikulli zgjatet mjaft mbi figurën dhe qëndrimet e Ali Ahmetit, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. “Më 22 mars Ahmeti i tha në një intervistë një reporteri të “Newsweek”: Betja që nisëm ka një qëllim të vetëm, largimin e forcave sllave nga territoret tradicionalisht shqiptare. Në artikull citohet edhe lideri i Partisë Demokratike Menduh Thaçi, i cili më 16 mars 2001 ka thënë për “New York Times” se “Shqiptarët nisën një betejë të armatosur për çlirimin e territoreve të tyre”. Në të gjitha shfaqjet publike prej kohësh Ahmeti flet ekskluzivisht në shqip, shpesh edhe pa përkthim. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjithë liderët shqiptarë. Në një ceremoni të zhvilluar së fundmi për inaugurimin e fillimit të punimeve në një shkollë të komunës së Sarajit, në periferi të Shkupit, Musa Xhaferri, një politikan shqiptar foli vetëm në shqip. Kryetarja aktuale e Bashkisë së Tetovës, deri pak kohë më parë zëvendëskryeministre përgjegjëse për integrimin evropian, Teuta Arifi, si dhe kolegët e saj në Gostivar, Kicevo, Debar në Strugë i kanë shqiptarizuar institucionet e tyre. Drejtuesit maqedonas janë zëvendësuar ekskluzivisht nga shqiptarë. “E gjitha kjo është shoqëruar me vendosjen e flamujve shqiptarë përballë këtyre institucioneve”, nënvizon “Večernje novosti”.
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 15:13:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015