JUPP HEYNCKES TRAJNER I BARCELONES ? Ish-trajneri i Bayern - TopicsExpress



          

JUPP HEYNCKES TRAJNER I BARCELONES ? Ish-trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, shihet si njeriu më i preferuar nga bordi i klubit katalanas për zëvëndësimin e Tito Vilanovas. Kështu së paku raporton sportivja katalanase, Sport, e cila shkruan se Heynckes i ka të gjitha tiparët – karakterin, njohurinë, ai di spanjollisht dhe se ka përvojë në La Liga. Heynckes fitoi sezonin e ardhshëm tripletën me Bayernin, por i la vendin Guardiolas, i cili nënshkroi me Bayernin. Pikërisht, Heynckes ishte ai që i dha fund dominimit të Barcelonës me fitoren 7-0 pas dy ndeshjeve dhe tani ai shihet si pretendent për të zgjidhur problemet në Camp Nou. Heynckes do të ishte top transfer te Barcelona. Kjo për shkak se ai ka drejtuar më parë Real Madridin dhe ka arritur ta fitojë La Ligan me klubin mbretëror. Momentalisht Jupp Heynckes është pa klub dhe deklaroi pensionimin me mundësinë e rikthimit të hapur për të. #Rossonero
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 11:49:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015