Ja letra origjinale e Ronaldos për tifozin e tij shqiptar Kjo - TopicsExpress



          

Ja letra origjinale e Ronaldos për tifozin e tij shqiptar Kjo është letra e shkruar nga Cristiano Ronaldo drejtuar autoriteteve të Miamit për lirimin e shqiptarit Ronald Gjoka, i cili ishte futur në fushë për ta përqafuar yllin portugez. Për zt. Mitchell (12 shtator 2013) Emri im është Cristiano Ronaldo dhe unë luaj futboll për Real Madridin. Luaja në stadiumin Sun Life muajin e kaluar kur një tifoz hyri në fushë. Emri i tij është Roland Gjoka, një student i ri kolegji. Ne u përqafuam dhe folëm për disa çaste, derisa sigurimi arriti për ta larguar atë larg fushës. Ai në asnjë mënyrë nuk ishte agresiv ose i dhunshëm. Veç kësaj, ai në asnjë mënyrë nuk i rezistoi sigurimit ose policisë. Siç e kam kuptuar, ai tani e din për gabimin e tij dhe rëndësinë e sigurimit. Ai gjithashtu është një djalosh i ri, gati 20 vjeçar, pa baba dhe që u rrit nga nëna e tij. Ai vijon mësimet në kolegjin e Palm Beach County në Floridë dhe është student me vizë si student ndërkombëtar. Jam i brengosur sepse e kuptoj se ai mund të përballet me problemet e mundshme të imigrimit dhe të kolegjit nëse këto akuza kriminale kundër tij nuk largohen. Ai iu dorëzua sigurimit dhe policisë së stadiumit dhe qëndroi një ditë e gjysmë në burg. Me sa duket të hënën është bërë një deklaratë në gjyq dhe edhe pse ai u paraqit me avokatin e tij dhe kërkoi që të largoheshin akuzat, ju nuk e lejuat këtë. E kuptoj pozitën tuaj dhe rëndësinë për të zbatuar rregullat dhe ligjet. Sidoqoftë, e respektoj kërkesën që ju dhe zyrja juaj ta rishikoni vendimin dhe të largoni dy akuzat kriminale që përballet djaloshi i ri. Nuk dua që ai të përballet me dënimet kriminale për këtë gabim. Shihet se ai ka një të ardhme të ndritur dhe nuk dua që ajo e ardhme të ndikohet nga gabimi në gjykim. Ju falënderoj. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos hezitoni që të më thirrni drejtpërdrejt mua në çdo kohë. Sinqerisht, Cristiano Ronaldo
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 09:04:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015