KRIJIMI I YJEVE ESHTE I MUNDUR EDHE NE TOKE! Nëse njeriu nuk - TopicsExpress



          

KRIJIMI I YJEVE ESHTE I MUNDUR EDHE NE TOKE! Nëse njeriu nuk arrin të sigurojë dot material yjor, ja që bën të mundur sjelljen e yjeve në tokë, me krjimin e tyre në laborator. Gjithçka mund të realizohet falë një makine, që quhet “Linac Light Source” dhe është makina më e fuqishme me rreze X e krijuar nga njeriu. Bazohet në intuitën e disa shkencëtarëve kalifornianë, që për të krijuar një shirit-lazer në gjendje për të fotografuar bërthamën e proceseve molekulare, kanë krijuar një makinë-lazer me elektrone të lira, në gjendje për të lëshuar rreze X. Kjo mrekulli mund të kontribuojë për të rikrijuar atë material të pranishëm vetëm në zemrën e yjeve dhe të planetëve gjigantë si Jupiteri. Për të dalë në këtë rezultat, shkencëtarët e departamentit amerikan të energjisë kanë shndërruar falë bombardimit me rreze X, një kubë alumini (anët e të cilit ishin të gjatë 1/1000 e centimetrit), në një top plazëm me temperaturë prej 2 milionë gradë celciues, apo 3.6 milionë gradë Fahrenheit, temperaturë më e lartë se ajo e kurorës diellore. E gjitha ndodhi brenda një trilion të mijëtave të sekondit. Sigurisht jemi ende larg arritjes së temperaturës së bërthamës diellore, që është 13,9 milionë gradë celsius, por kjo procedurë, siç siguron shefi i ekipit kërkues Sam Vinko, do të ndihmojë shkencëtarët për të kuptuar sesi punojnë yjet. Për më tepër mund të ndihmojë në prespektivë në prodhimin mbi tokë të fuzionit bërthamor, që për momentin është thuajse i papërsëritshëm me makineritë dhe teknologjinë në dispozicion. “Makina LCLS është vërtet e famshme – thotë Vinko –. Duke nxehur kështu materien, do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë kushtet e pranishme në yje dhe në bërthamat e planetëve gjigantë të sistemit tonë diellor, por edhe në ato të pjesës tjetër të Universit”.
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 09:31:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015