Karim Benzema nuk do të transferohet në Romë, siç raportonin - TopicsExpress



          

Karim Benzema nuk do të transferohet në Romë, siç raportonin orë më parë mediat e huaja. Klubi italian duket të jetë i interesuar për sulmuesin francez, por menaxheri i tij konfirmon se përfaqësuesi francez nuk do të lëviz nga Real Madridi. “Jo, nuk kam folur kurrë me dikë nga Roma e as që më kanë kontaktuar për t’i nisur negociatat. Është një fantai e pastër”, ka thënë menaxheri Karim Djaziri për Radio Manà Manà. “Roma është një klub i madh, por si do të ishte e mundur që Karimi ta lëshojë një klub si Real Madridi? Këto janë vetëm spekulime. Benzema është i lumtur që luan për ‘Los Blancos’ dhe do të mbetet në Spanjë”
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 08:47:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015