Koment I nje dashamiresi te drames Erveheja: "ERVEHEJA eshte nje - TopicsExpress



          

Koment I nje dashamiresi te drames Erveheja: "ERVEHEJA eshte nje nder dramat me te bukura qe kam pare ne jeten time. Interpretimi i rolit te Ervehese nga Melihate Ajeti, ishte i mahnitshem dhe monumental, gati i paperseritshem! E gjithe trupi teatror, si individe dhe kolektivisht, ishin yje te spikatur e te paharruar! Qe nga teksti i Ahmet Qirezit deri tek regjia e Muharrem Qenes ndjehej frymemarrja dramatike e fresket e plot imagjinate kreative. Me kete drame poetike teatri shqiptar i arriti majat me te larta artistike evropiane e boterore te kohes. Struktura poetikedramatike e tekstit dhe regjia e zgjuar dhe inventive e Qenes, iu jepte aktoreve mundesine te shkelqenin ne lojen e tyre te gjalle e frymezuese Por, mbi te gjitha, roli i Melihate Qenes mbetet jetik! Kane kaluar dyzet e nje vjet, por ende me duket se e shoh fytyren e magjishme te Ervehese dhe zerin e kumbueshem e magjepses te Melihate Qenes! Qe nga kjo shfaqje, u vulos dashuria ime per teatrin, e cila ende vazhdon!" Ferhat Ymeri Kent, Washington
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 09:58:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015