Ksamil: 2/10/2013 Në kuadër të Inisiatives “Mbështetja e - TopicsExpress



          

Ksamil: 2/10/2013 Në kuadër të Inisiatives “Mbështetja e integrimit mjedisor dhe mekanizmave të konsultimit publik në politikat e pushtetit qendror dhe vendor”, projekt i financuar nga OSBE, Prezenca në Tiranë, Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, në bashkëpunim me autoritetet lokale të Komunës Ksamil dhe shoqërinë civile oganizoi ditën e Mërkurë, datë 2 Tetor 2013, një takim me qëllim krijimin e një strukture të re qytetare: “Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor (KKQV). Objektivi i këtij Komisioni është të krijojë një urë komunikimi dhe bashkëpunim më të ngushtë midis përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe komunitetit të zonës. Në këtë takim të parë morrën pjesë 22 persona, përfaqësues nga shoqëria civile, biznesi, gra, të rinj, intelektualë dhe ambientalistë të cilët diskuatuan mbi detyrat dhe funksionin që KKQV do të kryejë për të paraqitur pranë pushtetit lokal, çështje dhe shqetësime të qytetarëve dhe grupeve të interesit. Në takim morën pjesë edhe punonjës të Komunës Ksamil, juristë, teknikë inxhiniere, mësues si edhe profesionistë të fushave të tjera. Takimi filloi me prezantimin e nismës, për t’u shpjeguar të pranishmëve se çfarë roli do të ketë KKQV dhe si do të bashkëpunojë me njësinë vendore për të përcjellë zërin e komunitetit e grupeve të interesit pranë organeve vendim-marrëse lokale. Qëllimi kryesor i KKQV është që të insitucionalizojë kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve si dhe të përfshijë në planet dhe programet e Komunës Lukovë sa më shumë çështje lokale që shqetësojnë qytetarët, të rinjtë, gratë, grupet e interesit, etj. Në diskutimin e lirë që u zhvillua pas prezantimit të nismës, pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre maksimal si dhe shfaqën besimin se kjo strukturë do të jetë një ndihmesë reale dhe do të krijojë një frymë kredibiliteti mes qytetarëve dhe Këshillit Komunal si dhe Institucionit të Komunës.
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 11:48:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015