Kuadro dhe personazhe te filmit te animuar shqiptar, si dhe nje - TopicsExpress



          

Kuadro dhe personazhe te filmit te animuar shqiptar, si dhe nje mendim mbi politiken qe ndiqet na Shqiperi per prodhimin dhe zhvillimin e kesaj gjinie. I suksesshëm por, jetim Në fakt, shkak për këtë opinion, por edhe si një refleksion mbi atë çka po ndodh me filmin e amnimuar shqiptar u bënë dy filma të animuar shqiptarë, fitues në festivalin ndërkombëtar të filmit të animuar, të zhvilluar së fundmi, në qytetin e Suharekës, Kosovë, por dhe ne vigjilje të një tjetër evenimenti të suksesshëm në Shqipëri, festivali ”Rozafaanifest”, që do të mbahet në fund të shtatorit në qytetin e Shkodrës. Por çfarë ndodh konkretisht me filmin e animuar shqiptar? Ndërkohë që kemi një sërë evenimentesh, takime ndërkombëtare mbi filmin për fëmijë, festivale si dhe çmime, kjo gjini e suksesshme, filmi i animuar, tek ne ka mbetur në vend. Nuk prodhohet as edhe një film në vit, kur ligji mbi kinematografinë përcakton qartë se QKK, (qendra kombëtare e kinematografisë), si institucion shtetëror e buxhetor, mbështet financiarisht prodhimin e filmit shqiptar, të treja gjinitë, artistik, dokumentar dhe atë të animuar, si pjesë integrale e kulturës kombëtare, duke përcaktuar edhe përqindjet për financim të çdo gjinie, e diskutuar dhe vendosur që në mbledhjen e parë të bordit të saj më 1997. Por ajo që shohim vitet e fundit është se për këtë gjini jo vetëm nuk ka financime, por edhe ato të dhëna, janë shumë poshtë 10% -it, të paracaktuar që në fillim. Nuk mendoj se vlerat e filmit të animuar bien më poshtë profesionalisht se filmi artistik apo dokumentar, sepse historia tregon të kundërtën. Të realizosh një film të animuar nuk duhen 10 apo disa orë, por muaj të tërë, aq sa i duhen ndoshta dhe një filmi artistik, ku ivestimi intelektual është pothuaj i barabartë me një film të gjatë. Vlera e filmit nuk varet nga kohëzgjatja e tij në ekran por nga vlerat dhe mesazhet që përcjell. Gjithmonë kemi menduar se kur në krye të institucioneve artistike janë venë administratorë dhe jo profesionistë të fushës, e gjërat nuk shkojnë në të mirë të komunitetit ia vemë fajin mosnjohjes nga ai, të profesionit, por, kur kjo neglizhencë, harresë, qoftë dhe si pa dashje e më keq akoma, e qëllimshme nga njerëz të profesionit, krijues aktivë dhe me ironikja, bashkëmoshatar i yti, seriozisht, ndjehesh keq. Kjo po ndodh sot, mes QKK dhe krijuesve të filmit të animuar. Themi se kemi krijuar një traditë dhe një shkollë, themi se kemi patur e kemi suksese edhe në ekranet ndërkombëtare, themi se këtë traditë, këto njohuri tua lemë të rinjve, por kur, kur edhe ata që e duan nuk kanë mundësi t’a prodhojnë. Dikush mund të thotë se mjafton një kompjutër dhe një skenar dhe u bë, ashtu siç mund dhe prodhohet nga individë të veçantë. Jo. Problemi nuk është thjesht të bëjmë një film, por të zhvillojmë një kulturë të re, një imazh të ri të një kinematografie bashkëkohore, një shkollë dinjitoze dhe njerëz profesionistë. Fusha e filmit të animuar është shumë më e gjerë se kaq, ashtu sikundër ka dëshira, pasione por dhe detyrime për të patur edhe filmin artistik. Një mendësi disi malinje po jetësohet në disa rrethe krijuesish, për filmin e animuar. Dhe kjo është për të ardhur keq. Askush nuk e thotë sepse, por fakti që nuk financohet e nuk mbështetet, flet qartë. Kjo duket edhe në ndërtimet e bordeve, sa krijues të filmit të animuar marrin pjesë dhe sa ze vend fjala e tyre tek ata që bëjnë ligjet dhe rregulloret e financimeve me paratë e shtetit dhe të taksapaguesve shqiptarë. Jam i bindur se jo vetëm brezi i ri, por edhe të rriturit kanë nevojë për këtë gjini. Askush nuk ka të drejtë morale dhe ligjore t’a përjashtojë. Krijuesit e filmit të animuar janë po aq të përgatitur, po aq të suksesshëm si edhe prej shumë krijuesve të filmit artistic e dokumentar. Edhe ata kanë të drejtën të krijojnë, të prodhojnë , si të vjetërit por edhe të rinjtë, kanë mundësi edhe bashkëpunimi me studio dhe individë jasht vendit dhe faktet janë, e keqja, ajo qendron mes nesh, mes kolegësh, ndonëse kemi dalë nga e njejta derë shkolle.
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 14:20:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015