LDK me platformë për fuqizimin e rinisë kosovare Kosova - TopicsExpress



          

LDK me platformë për fuqizimin e rinisë kosovare Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë, me 882 mijë persona të moshës deri në 26 vjeç, që përbëjnë 51% të popullsisë të përgjithshme. Këta të rinj dhe të reja po ballafaqohen me sfida. Është shumë e vështirë që ata të jenë në gjendje të sigurojnë punësim dhe të ardhura stabile për të ngritur familjet e tyre të reja. Vetëm një në trembëdhjetë persona të moshës 16-24 është i zënë me punë, ndërsa norma e papunësisë për fuqinë punëtore të kësaj moshe sillet rreth 70%. Jo më shumë 75% e të rinjve të moshës 15-18 vjeç vijojnë arsimin e mesëm, ndërsa më pak se 20% e atyre të moshës 19-24 vijojnë arsimin e lartë. Diferencat në mes të meshkujve dhe femrave në arsim dhe punësim janë të mëdha, në disfavor të madh për femrat. Si rezultat i kësaj gjendje, në dymbëdhjetë muajt e fundit, rreth 12 mijë kosovarë kryesisht të rinj kanë kërkuar azil në vendet e BE-së duke e renditur Kosovën ndër vendet e parë për azilkërkues. Forumi i Rinisë i LDK-së aprovoi ‘’PLATFORMËN PËR ZHVILLIMIN DHE FUQIZIMIN E RINISË’’. Ky dokument do të jetë udhërrëfyes në politikat e ardhshme të LDK-së në nivel lokal dhe qendror. Ja çfarë përmban kjo platformë: ARSIM PËR NJË RINI EVROPIANE 1. Arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe në përputhje me tregun e punës. 2. Ndërmarrësisa të jetë pjesë e programeve mësimore në të gjitha nivelet dhe profilet arsimore. 3. Rritja e pjesëmarrjes në arsimin e mesëm dhe atë të lartë të arrijë trendet evropiane. 4. Skema për mbështetje financiare të studentëve, si bursat, kreditë për studime për të studiuar në profile deficitare dhe ato me perspektivë për vendin. 5. Arsimi i lartë për femra të jetë me kosto zero për familjet e tyre. 6. Mundësi e zgjedhjes të arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional. 7. Kryerje e praktikës për nxënës dhe studentë. 8. Qasje në arsim për fëmijët me nevoja të veçanta dhe atyre nga grupet e margjinalizuara. 9. Informatizimi i shkollave dhe digjitalizimi i programeve mësimore. 10. Stimulim të performancës së lartë të shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit. 11. Mobilitet i studentëve për transfer të dijes. 12. Sistem konkurrent i bursave për studime jashtë vendit. 13. Mbështetje të studimeve të doktoraturës dhe hulumtimeve. 14. Skemë stimuluese e financimit të studentëve me rezultate të jashtëzakonshme. 16. Skema për bashkëfinancim me fondet publike të kostos së studimeve në institucionet private të arsimit të lartë. ZHVILLIMI I NDËRMARRËSISË TEK RINIA 1. Zhvillim i sektorit privat. 2. Përmirësimi i ambientit për ndërmarrësi dhe gjenerim të ideve inovative. 3. Lehtësi në themelimin dhe funksionimin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla. 4. Ambient financiar të sigurt dhe të qëndrueshëm për kredi të volitshme. 5. Skema e garantimit të kredive për ndërmarrës të rinj. 6. Mobilizim të fondeve të kosovarëve që mbahen jashtë vendit dhe fondit të privatizimit përmes strategjisë nacionale për investime. 7. Programe konsulente për ndërmarrësit e rinj. 8. Politikë tatimore që i nxit ndërmarrësinë e të rinjve, duke i liruar ata nga çfarëdo ngarkese tatimore. 9. Skemë legjislative dhe inspektuese moderne sa i përket mbrojtjes së inovacioneve. 10. Përkrahje për projektet hulumtuese të ndërmarrësve të rinj që nga koha kur ata vijojnë arsimin. 11. Fond të veçantë për nxitjen e ndërmarrësisë dhe punësimit tek femrat. PROMOVIMI I SPORTIT TEK RINIA 1. Kompletimin e infrastrukturës sportive në të gjitha lokalitetet. 2. Fond i veçantë do tu ndahet komunave për zhvillimin e infrastrukturës sportive lokale dhe në nivel të arsimit fillor dhe të mesëm. 3. Mbështetje për iniciativat sportive, talentet e veçantë, përmes një fondi që menaxhohet nga një bord profesional. 4. Promovim i sportit shkollor dhe universitar si hap i parë drejt karrierës sportive të të rinjve dhe ambient për të zhvilluar talentin. 5. Sistem funksional i garave në sport në institucione në të gjitha nivelet. 6. Mbështetje e sporteve për persona me aftësi të kufizuara dhe sportet për femra. 7. Kushte për zhvillimin e sportit sipas standardet evropiane. 8. Autonomi e sportit dhe neutralitet politik i organizatave sportive. FUQIZIMI I RINISË NË VENDIMARRJE 1. Rinia të ketë përfaqësim adekuat në institucione lokale dhe qendrore. 2. Komunat e udhëhequr nga LDK me përfaqësim adekuat të rinisë në strukturat udhëheqëse komunale. 3. Në nivel qendror do të fuqizohet përfaqësimi i rinisë në nivele politike të të gjitha institucioneve. 4. LDK do të rrisë më tutje përfaqësimin e rinisë në nivele vendimmarrëse të partisë.
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 19:40:56 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015