Lajme Shqip: KODI PENAL DHE ANTIMAFIA, - TopicsExpress



          

Lajme Shqip: KODI PENAL DHE ANTIMAFIA, QEFALIA GJUAN ISLAMIN, LARGOHET OPOZITA - Artikulli: Debate të ashpra në komisionin e Ligjeve në Kuvend, gjatë diskutimit për dy ligjet, atë të Antimafias dhe të Kodit të Procedurës Penale. Gjatë diskutimeve, një debat i ashpër është bërë mes deputetëve Xhemal Qefalia i PS-së dhe Kastriot Islami i PD-së. Gjatë debatit, deputeti Qefalia ka qëlluar me stilolaps ndaj Islamit.Diskutime të ashpra janë bërë edhe mes deputetit demokrat Oerd Bylykabashit dhe kreu të komisionit, Fatmir Xhafaj. Sipas Bylykbashit, OSBE-ja dhe ambasada e SHBA-së, i kanë sjellë 2 milionë shuplaka.Po gjatë diskutimeve, ka ndërhyrë edhe deputeti Kastriot Islami. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe socialisti, Xhemal Qefaliaj, dhe gjatë debatit ky i fundit ka gjuajtur me stilolaps Islamin. Deputeti demokrat i ka kërkuar llogari Qefalisë, duke i thënë: “Po bën të fortin” dhe përgjigja e deputetit socialist ishte: “Po”.Pas këtij momenti, kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj ka kërkuar që të ruhet gjakftohtësia, pasi sipas tij në këtë çështje duhet të jenë të qartë.Ndërsa deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se, “jemi mledhur që të diskutojmëe përtej këtyre ekstremeve të dëmshme”. “Ky debat nuk është çështje votash. Korrupsioni përfshin edhe pushtetin lokal”, ka thënë Vasili. VRASJA NË DURRËS, OPOZITA BRAKTIS KOMISIONINNdërkohë që pas vrasjes së një nxënësi në Durrës, opozita ka vendosur që ta braktisë komisionin. Ka qenë deputeti Eduard Halimi ai i cili ka deklaruar se, në Durrës është vrarë një nxënës në shkollën profesionale “Beqir Çela” dhe se policia nuk po mbron jetën. TAG: kuvend komisioni ligjeve diskutime xhafaj islami qefalia halimi bylykbashi
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 10:37:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015