Mesfushori i Real Madridit, Kaka, shpreson që të jetë më - TopicsExpress



          

Mesfushori i Real Madridit, Kaka, shpreson që të jetë më shpesh titullar për klubin mbretëror gjatë sezonit, e që do të rezultonte me një ftesë për Botërorin, Brazili 2014. Nën Carlo Ancelottin braziliani ka kaluar formë të mrekullueshme në para sezonë dhe ai shpreson që ta reflektojë këtë edhe kur të fillojë sezoni. “Sfida ime për këtë sezon është që të luaj më rregullisht. Unë dua që të jem fizikisht i gatshëm dhe më pas nëse bëj mirë për klubin unë mund të kthehem në kombëtare”. “Unë dua të luaj në Botëror verën e ardhshme. Carlo është trajner i hapur i cili më ndihmon shumë. Personalisht, është e mrekullueshme të stërvitesh me të”, ka deklaruar Kaka
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 10:26:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015