NAÇO: REFORMË E GJERË NË KLD DHE SISTEMIN GJYQËSOR - - TopicsExpress



          

NAÇO: REFORMË E GJERË NË KLD DHE SISTEMIN GJYQËSOR - Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, thekson se në Maj do të jetë gati Paketa e re e procedurës penale, ndryshime dhe në procedurën civile dhe administrative TIRANË, 2 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, theksoi ditën e hënë se duhet një reformë e gjerë në sistemin e drejtësisë , duke nisur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë e deri tek sistemi gjyqësor. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar sot në Komisionin e Integrimit, Naço duke pasqyruar problematikën dhe arritjet në këtë sektor theksoi se ka ardhur koha të ketë një reformë të gjerë në drejtësi. Ai pohoi se brenda muajit maj do të jetë gati Paketa e re e Procedurës Penale, ndryshime dhe në Procedurën Civile dhe Administrative. Gjatë fjalës së tij, ministri Naço tha se KLD mban nën presion kryetarët e gjykatave, duke mos i emëruar, por duke i lënë të komanduar. KLD ka emëruar vetëm 7 kryetarë gjykatash. Pjesa tjetër është e komanduar dhe ka qenë nën presion të këtij institucioni, deklaroi ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Sipas ministrit të Drejtësisë, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtesisë janë bërë pengesë për emërimin e gjyqtarëve të rinj. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë bërë pengesë për emërimin e gjyqtarëve të rinj. Me gjyqtarët e rinj do të luftojmë korrupsionin në drejtësi, pasi gjyqtarët e vjetër janë në radhët e të korruptuarve, deklaroi Naço. Lidhur me sa më lartë Kreu i Drejtësisë denoncoi faktin se në mbledhjen e fundit të KLD-së u mor vendimi për të emëruar katër gjyqtarë në Gjykatën e Apelit rrethi Durrës, ku nga 61 kandidatë vetëm katër prej tyre morën 11 vota të tjerët nuk morën asnjë votë, çka nënvizoi Naço, tregon se mbledhja ishte bërë më parë diku gjetkë. Ministri i Drejtësisë në fjalën e tij theksoi vullnetin e mazhorancës qeverisëse për të luftuar korrupsionin, si një nga plagët e shoqërisë shqiptare. Duke theksuar se kjo qeveri ka një vullnet të hekurt për ta luftuar këtë fenomen theksoi se tashmë në parlament është dorëzuar strategjia dhe paketa antikorrupsion, që i hapin rrugë luftës efektive të këtij fenomeni negativ për Shqipërinë. Ministri i Drejtësisë tha se për të luftuar korrupsionin duhen sekuestruar pasuritë e paligjshme. Duhen sekuestruar pasuritë e atyre që kryejnë evazion e prandaj korrupsioni duhet të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, tha ministri Naço gjatë fjalës së tij. Sipas Naços, vullneti politik do ta bëjë luftën ndaj korrupsionit më efektive dhe kjo do të jetë pasaporta për në BE e Shqipërisë. Sipas ministrit të Drejtësisë, edhe qytetarët duhet të bëhen pjesë e luftës kundër korrupsionit në drejtësi. Pasi sipas tij, gjatë një ankete të zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë dhe Partnerë të huaj rezultoi se 80% të shqiptarëve e vlerësojnë sistemin e drejtësisë si një nga sektorët me korrupsionin më të lartë. Po ashtu Ministri Naço bëri të ditur se po punohet edhe për të reformuar kodin penal, kondin e procedurës civile si dhe Kodin Administrativ, ndërsa shtoi se këto reforma janë thelbësore duke parë se këto ligje janë miratuar në vitin 1995 për herë të parë, modifikuar në 1998 kur u miratua kushtetuta, më pas nuk janë prekur përveç disa ndëhryrjeve të vogla. Sa i takon ndryshimeve në Kodin Penal, ne kemi shtuar korrupsionin si vepër penale, pasi lufta ndaj tij i hap rrugën zhvillimit të vendit. Objektivi ynë është që korrupsionin ta kthejmë nga një vepër me risk të ulët e fitim të madh në një vepër me risk të madh e fitimi të ulët, pasi kështu do ta godisnim në zemër dhe për këtë kemi marrë vendimin për të konfiskuar pasuritë e personave të cilët akuzohen për korrupsion derio në momentin që gjykata do të marri vendimin final, nënvizoi Naço. Anëtari i Komisioni të Integrimit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se i gjithë sistemi i drejtësisë është i kalbur dhe duhet reformuar. I gjithë sistemi i drejtësisë është i kalbur. Duhen ndryshuar gjyqtarët e vjetër me të të rinj, tha Ruçi gjatë fjalës së tij. Ndërsa anëtari tjetër, deputeti Taulant Balla theksoi se ka ardhur koha të ndryshohet neni i Procedurës civile ku flitet për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, i cili vetëm cek këto zyrtarë. Neni përkatës në Kodin Penal i cili vetëm sa cek zyrtarët e lartë në lidhje me korrupsionin duhet të ndryshoj dhe ti japë mundësi hetuesisë të shkoj deri në zyrat më të larta shtetërore, në kryeministri, ministri etj, nënëvizoi Balla. Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami në fjalën e tij i bëri apel Ministrit Naço të marrë në konsiderat në luftën anti-korrupsion të partnerëve të huaj, si dhe i kërkoj të mos punohet për të dënuar emra të veçantë, por të punohet intenisivisht për të ndryshuar produktin, pasi ndryshimi i emrave nuk sjell rezultat, sipas Imamit. Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu në përfundim të diskutimeve nënvizoi vullnetin e opozitës për tu bërë palë me qeverinë në luftën ndaj korrupsionit dhe fenomeneve të tjera që ndikojnë në mos zhvillimin e vendit dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian f.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 11:46:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015