NJOFTIM REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I - TopicsExpress



          

NJOFTIM REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË Në vijim të procedurave të pranimit të studentëve nga Trojet për vitin akademik 2013 - 2014, njoftohen 17 studentët me notën mesatare 10 nga Lugina e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvedës, të cilët kanë aplikuar për degën e studimit: Mjekësi e Përgjithshme, të paraqiten ditën e premtë, më datë 08.11.2013, ora 09.00, në Fakultetin e Mjekësisë ku do të zhvillohet konkursi me short për 5 kuotat e lira, në zbatim të VKM. nr. 565, 27.06.2013. Në albumin mbi procedurën përkatëse do të gjeni tabelën me emrat e kandidatëve të cilët do të konkurojnë, ju ftojmë ti konsultoni ato në albumin e fotove. Zyra e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 15:26:34 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015