NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI POLITIKËN E JASHTME TË - TopicsExpress



          

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI POLITIKËN E JASHTME TË TURQISË DHE AVSHARËT (AFSHARËT) E IRANIT (shek. 18–20) Tema që mendoj të trajtoj në këtë Simpozium ashtu siç kuptohet nga vetë titulli i saj ka të bëjë me raportin e marrëdhënieve të politikës së jashtme “shtet- popull”. Por në rastin tonë ky raport na paraqitet i ndryshëm nga skema klasike e përballjes së dy institucioneve të ndryshme politike “shtet- shtet”. Në fakt ky raport dhe ajo ç’ka përfaqëson në vetvete ai zhvillohet në nivelin e pjekurisë politile në degët “Oğuz Bozok”. “Avsharët e Iranit” është një term historik dhe lidhet me historinë e shquar të popullit Avşar. Ai përfaqëson historinë e krijimit të kufijve të Kombit dhe Shtetit të sotëm Iranian, historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare ndërmjet dy popujve të të njëjtit trung “Turk”, ndërmjet dy perandorive, Perandorisë Afshare dhe Perandorisë Osmane, është një shembull i pastër i përpjekjeve të vazhdueshme për rruajtjen e identitetit të tyre. Por ç’farë përfaqësojnë “Afsharët e Iranit” për historinë e Iranit dhe Turqisë në periudhën ndërmjet shekujve 18–20? Në shekujt 18–20 “Avsharët e Iranit” përfaqësojnë jo vetëm emrin e një populli dhe rolin e tyre në histori por në të njëjtën kohë lidhet me konceptet gjeografik, historik, politik dhe social. Kështu, ata janë pasardhës të Oğuzëve të grupimit Bozok dhe të përfshirë në Hanin Yıldız . Gjurmët e Avsharëve të Iranit në Iran sipas studimeve të bëra nga studiues turq dhe të huaj mbi këtë temë në kontinentin Aziatik dhe konkretisht në Lindjen e Mesme Iran në këto rajone vihen re në periudha shumë të herëshme të historisë së formimit të një populli dhe kombi të ri. Prania e Avsharëve të Iranit në Iran sipas studimeve të bëra nga ana e studiuesve të huaj dhe turq mbi këtë temë në Azi dhe konkretisht në Lindjen e Mesme Iran vihet re në këto krahina në periudhat më të hershme të historisë në përbërje të një populli të ri. Vendi i tyre i origjinës është Azia e Mesme nga e cila për arsye të kushteve politike sociale dhe ekonomike u detyruan tu drejtoheshin rajoneve premtuese të Iranit Verior ose e thënë ndryshe Azerbajxhanit Jugor. Lëvizjet e tyre demografike në bazë të kohës në të cilën kanë ndodhur mund ti klasifikojmë në disa etapa si; 1- Oğuzët (Salgurët dhe Avşarët) në İran erdhën në shek 11 dhe 12 në krahinën e Huzistanit 2- Një grupim të dytë e shohim në shekullin 15-të. Është koha e krijimit të shtetit Mongol Karakitay pasojë e shtypjes së të cilit qenë emigrimet masive të fiseve turke nga Azia e Mesme drejt territoreve të Anadollit dhe Lindjes së Mesme- Iranit. Rajonet e para ku ata vendosen janë ato të Azerbajxhanit Jugor dhe Huzistan 3- Në shekullin e 16-të shohim të ndodhë një dukuri tjetër në strukturën sociale të Avsharëve. Drejt Iranit emigron dhe pjesa tjetër e mbetur në Anadoll duke zënë një territor të gjerë nga krahinat rreth liqenit të Urmijes deri në Herat (Nadir Shahu i përket këtij grupi). 4- Kjo situatë e paqëndrueshme e sociale vazhdoi deri në shekullin e XX-të. Tashmë një pjesë e tyre ishin vendosur në rrethinat e Tebrizit krahinë e cila njihet si Azerbajxhani i İranit veriperëndimor. 5- Në shekullin e njëzetë Avsharët e İranit fillojnë të zhvillojnë një aktivitet social në krahinat; Veriperëndim të liqenit të Urmijes, Kerman, Hamedan, Kırman Shah, Esed-abad, Nishabur, Huzistan, Horasan, Teheran. Në lidhje me përqëndrimin dhe numrin e popullsisë Afshare në zonat e banuara tashmë prej saj sipas studimeve statistikore të A. Dupre në fillimet e shek 19-të numri i popullsisë Avshare arrinte në 88.000 vetë. Organizimi ekonomiko- social i Avsharëve ishte ndërtuar mbi bazën e parimeve të pasqyruara në “Oğuzname”. Por, secili nga hanet kishte veçoritë e tij të organizimit social. Këtu rëndësi të veçantë merr analiza e strukturës sociale të Avsharëve të Iranit në periudhën për të cilën po flasim. Ajo lidhet ngushtë me bazën dhe strukturën, stadin e zhvillimit politik, social, filozofik-fetar të shoqërisë avshare. Lidhur me zhvillimin shoqëror të afsharëve duhet të theksojmë faktin se ajo u krijua dhe zhvillua në kushtet e emigrimeve të shpeshta dhe e mungesës së periudhave të jetës sedentare. Kjo përcaktoi dhe mungesën e një jetë të gjallë qytetare dhe shpjegon faktin që forca kryesore prodhuese e avsharëve përbëhej nga bujq dhe barinj fshatarë të cilët kombinonin veprimtarinë e tyre me atë artizanale. Ndërsa struktura e saj e parë nga pikpamja filozofike në shkencën historike pranohet ndërthurja e saj me elementë fetarë të besimit Shii-te . Sipas studiusit Melikoff, vihet re një vazhdimësi në besimin e Turqve të Azisë së Mesme përpara pranimit të fesë Islame tek Perëndia e Qiellit e cila pranohet si një fe e përshtatshme dhe asaj që përfaqëson në kozmologjinë Alevi të Hazretit Ali. Popullsia fshatare i përqafoi në masë elementët fetarë të besimit Shii. Po kaq e vërtetë është fakti se zhvillimi kulturor i Avsharëve të Iranit në aspektin kulturor ishte në nivele të kënaqshme. Në fushën e artit të të shkruarit, të skenës dhe artizanatit shohim të dalin shumë shkrimtarë dhe artistë të besimit Shiit. Këtë fakt e pranon dhe Bittneri, kur duke folur për këtë problem thekson se “şehir Bahram Gür tarafından kurulmuştu. Bütün bunlar, bizlere, Afşarların, iyi bir kültüre sahip eski bir yerleşim bölgesine yerleşmiş olduklarını özetliyor”. Zhillimi politik i shoqërisë avshare u mbështet në parimet e organizimit monarkist në mënyrë të veçantë të Shahllëkut. Në këtë periudhë filluan të përcaktohen raportet midis monarkut dhe masës së gjerë të nënshtetasve afsharë. Ky raport haset në përmasa më të qarta në periudhën e Nadir Shahut. Pas viteve 40-të të shekullit 18-të raporti politik mes monarkut ndryshon. Sistemi politik në periudhën për të cilën po flasim (shek 18- 20) tashmë kishte lënë pas sistemin dualist të Oğuzëve dhe atë të Shah Ismailit. Ai tani zhvillohet në të njëjtin terren por me elementë më të përparuar. Merritën për këto zhvillime pozitive padyshim e ka vetëm Nadir Shah Avshari. Nadir Shahu jetoi në një kohë kur Perandoria Safevi ishte përfshirë nga kaosi dhe përballej me probleme të rënda në fushën e politikës së brendshme dhe të jashtme. Ishte koha e ndryshimeve të vazhdueshme brenda vendit. Në fushën e politikës së jashtme Shtetit Safevi u përball me Perandorinë Osmane dhe synimet e shteteve të tjera të rajonit dhe Evropës për të vendosur sundimin e saj në këtë rajon. Këto kushte diktuan daljen në skenën historike të Nadir Shahut. Qëllimi i tij ishte sa politik, atdhetar po aq dhe ambicioz personal. Veprimtaria e tij vlerësohet në shkencën historike si politikë e zgjuar në shërbim të interesave të Iranit. Nadir Shahu u vlerësua i Madh. Prejardhjaen e tij e kishte nga fisi KİRKLU një nga nipërit e djalit të madh të JİLLDIZ-it Avshar i cili i përkiste grupit Bozok të Hanit Oğuz dhe lindi në Muharrem të vitit 1100/Nëntor të vitit1688 në fshatin Destgird të quajtur ndryshe Dastdaçird- Kubkandan të Kıpçakut në krahinën e Mazandaranit. Ai vinte nga një familje e thjeshtë avshare nga grupimi i avsharëve të Urmijesë të cilët kishin ardhur nga Anadolli në shek e 16-të. Synimi i tij i parë ishte çlirimi i territorit të Iranin nga forcat Afgane të cilin e realizoi 1730 . Në vitet 1733 dhe 1735 u dëbuan forcat osmane. Po atë vit ushtritë Ruse 1735 u detyruan të largoheshin nga territori Iranian. Vendosja e sundimit të Nadir Shahut u bë e mundur me mbështetjen e bashkëkombasve avsharë dhe fiseve të tjera Turkmene si dhe nga ajo pjesë e popullsisë e cila ishte në varësi të Nadir Hanit (Tahmasub gulu). Faktin e kësaj mbështetjeje të gjerë popullore ndaj Nadir Shahut e vërtetojnë thëniet e Mehmed Qazimit pasi ai kish cituar në kuvend fjalët e letrës së Nadirit tashmë të lodhur nga luftrat fitimtare dhe çlirimtare që kishte kryer drejtuar popullit; “… duke hequr dorë nga posti i komandantit të ushtrisë do të jem i zënë me lutjet për fatet e vendit. Zgjidheni Tahmasibin shah po qe së dëshironi, nga Safavitë zgjidhni një tjetër monark” përgjigja e popullit qe, “për ne nuk ka shah tjetër përveç Nadir Şahut. Kjo mbështetje popullore i lejoi atij të merrte pushtetin dhe ta shfrytëzonte atë për interesat e tij. Problemin e ardhjes në pushtet të Nadir Shahut historiografia e huaj e trajton në mënyra të ndryshme. Citati i mësipërm tregon se në çmënyrë e vlerësonte populli Nadir Shahun. Vlerësimin e fitoreve të Nadir Shahut dhe çlirimin e vendit ndaj ushtrive të huaja e vlerësoi dhe komisioni i mbledhur për Tahmasib han Celairin dhe gjashtë persona të tjerë i cili e cilësoi atë hero që kishte mundur të largonte armiqtë Persë dhe forcat e tjera të padëshëruara, ndërsa luftën e tij të lavdishme. Me të ardhur në pushtet Nadir Shahu bëri të qarta synimet e tij; 1- Askush nuk duhet ti mbajë fshehur qëllimet e tij ndaj Nadirit dhe djemve të e Shahut. (Kjo nënkuptonte mospranimin nga askush të dinastisë Safevi në të kundërt do të mërreshin masa me dënim maksimal dhe sekuestrimin e mallrave të tyre.) 2- Feja Shiite duhet të bashkjetonte me fenë Sünni. Duke e pranuar këtë fakt të rëndësishëm për kushtet e vendit Shahu shprehu domosdoshmërinë e gjetjes së një rruge të mesme bashkëpunuese ndërmjet dy besimeve islame. Duke përhapur parimet e besimit Caferri Nadir Shahu kërkoi ti krijonte mundësi zhvillimit të një rruge të mesme Shiizmit ndërsa do ti jepte përparësi besimit të moderuar evitohej forma radikale të Shiizmit. 3- Gjithë popullsia duhet ti bindet atij dhe djalit të tij pa kushte. Ndërsa pabesinë dhe tradhtinë Shahu e vlerësonte si vepër penale e cila dënohej maksimalisht. Programin e tij për reformimin ekonomik, social, politik dhe fetar të Shtetit Afshar Nadir Shahu ia bëri të njohur dhe Portës së Lartë duke kërkuar prej saj mirëkuptim dhe mbështetje. Porta e Lartë e mirëpriti programin e Nadir Shahut sepse dhe ajo vetë e ishte e interesuar të realizonte transformimin e Perandorisë Osmane dhe kushteve tashmë të ndryshuara. Programi i Nadir Shahut përbëhej nga pesë pika; 1- Hicaz’a gidecek İran hacıları ile beraber, Emrulhac gönderilmesi, 2- Dört mezhebe ekli olarak Caferi mezhebinin de kabulü. Kabede bu meshebe de bir Rükün ayrılması. 3- İran tarafından bir Şehbender’in İstanbul’da ve Osmanlı İmparatorluğunun göndereceği bir Şehbender’inde İran’ın başşehrinde bulundurulması 4- Her iki taraftan alınan esirlerin geri bırakılması ve esir suretiyle alınıp satılmamalarının katiyetle menini. 5- Safavi Hanedanına ait kimsenin kalmadığından ve memleketlerinin kurtarılmasında tek amir ve büyük bulunan Nadir Han’ın Şah’lığının kabul edildiğini ve bunun Şahlığının bütün komşu devletler tarafından tanınmasını. Kuvendi Osman pas diskutimit të programit të paraqitur nga të dërguarit e Nadir Shahut vendosi të pranonte zgjidhjen e këtyre çështjeve; 1- Përcaktimi i kufijve dhe rrugëve për të bërë të mundur kalimin e haxhinjve Iranianë nëpërmjet Lahsës dhe Nexhefit… dhe ata që do të shkonin me anë të Şamit në vende të shenjta… 2- Një herë në tre vjet në të dy shtetet reciprokisht do të emërohej një konsull. 3- Robërit e Iranit do të liheshin të lirë, nuk do të lejohej marrja dhe shitja e tyre, ata që do të kërkonin kthimin në vendet e tyre do të ndihmoheshin. E vetmja pikë që nuk pranoi Shteti Osman qe pranimi zyrtar i besimit Xhaferrri Ndërsa me anë të pranimit të shtesës do të zgjidheshin këto çështje; 1- zgjidhja e problemit të kufirit ndërmjet dy shteteve do të pranoheshin kufijtë e përcaktuar në marrëveshjen e firmosur në kohën e Muratit të IV me dinastinë Safevi duke theksuar se duhej të hiqej dorë nga veprimet që binin ndesh me miqësinë mes dy vendeve, 2- populli Iranian do të hiqte dorë nga sjelljet e shëmtuara dhe fyerjet ndaj besimit Sünni, 3- Kalimi i popullsisë Iraniane (haxhi apo vizitorë) në Hicaz apo në territorret e tjera në vende të tjera të perandorisë do të bëhej miqësisht, 4- nuk do tu merrej taksë kufiri, atyre që do të sillnin mallra tregtare do tu merrej taksa në bazë të ligjet të vjetra Osmane e njëjta gjë do të ndodhte dhe me tregtarët nënshtetas të Perandorisë Osmane të cilët do të shkonin në Iran, pas datës së firmosjes së marrëveshjes nuk do të pranoheshin më kërkesa për pranimin e të larguarve nga Territorret e Iranit apo në të kundërt të nga palës Iraniane të larguarit nga territoret Osmane, nga ana e palës Osmane nuk do të do të dorrëzoheshin nga përfaqësuesit e të dy palëve. 5- u pranua kërkesa për dërgimin dërgimin e dërgimit të ambasadorit në Iran. Me këmbënguljen e Nadir Shahut për gjetjen e një zgjidhjeje të mesme të problemit fetar në vitin 1743 në Necef’de u organizua mbledhja e një kuvendi të madh me pjesmarrës të njerëzve të ditur të besimit İslam nga vendet e rajonit; Afgan, Belhi, Buhara, Turan, Necef, Hille dhe Bagdat. Çështjet që paraqit Nadir Shahu në këtë kuvend qenë; 1- Populli i Iranit duke hequr dorë nga besimet e vjetra kërkon pranimin e besimit Xhaferri, autoriteti i lartë Osman i ulemave do ta pranojë këtë bësim si bësim i 5- të 2- Nënshtetasit Iranianë të besimit Xhaferri të kryejnë faljen e namazit në Qabe sipas zakoneve të tyre 3- Çdo vit nga ana e Iranit do të bëhet e ditur e hacit që do të vizitojnë me Qabenë m eme nderime të haxhëve të Egjyptit dhe Shamit. 4- Lënia e lirë e robërve dhe mos lejimi i shitjes së tyre , 5- Vendosja e një konsulli në të kryeqytetet e të dy shteteteve me imunintet diplomatik. Miqësia që përcaktohej në këtë marrëveshje siguronte vazhdimin e saj dhe në kohën që do të vinte pas Në lidhje me pranimin zyrtar të besimit Xhaferri nga ulematë pavarësisht shkrimit të një klauzole “neve nuk na dëmton” u kundërshtua nga qeveria Osmane pranimi zyrtar i tij. por në të njëjtën kohë. Megjithatë për gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e mëtejshme të këtij problemi parashikohej kryerja e takimeve ndërmjet ulemave të shtetit Iranian dhe atyre të Shtetit Osman. Në kohën e sundimit të Nadir Shahut (1736- 1747) në fushën e politikës së jashtme marrëdhëniet me Shtetin Osman u karakterizuan përgjithësisht nga zhvilime pozitive. Nadir Shahu i cilësuar nga historianët modernë të kohës si Napoloni i Azisë , nuk ishte vetëm një strateg i shquar por dhe një personalitet i cili deri në fund të karierës së tij luftoi për paqen ndërmjet dy popujve të të njëjtit dhe kapërcimin e pengesave fetare të krijuara nga qeveritë e mëparshme. Marrëdhëniet ndërmjet avsharëve dhe Shtetit Osman vazhduan dhe në periudhat e mëpasshme. Por tashmë raporti politik ndërmjet Avsharëve të Iranit dhe Shtetit Osman ka ndryshuar. Ai nuk zhvillohet më në nivele ndërshtetërore dhe raporti politik nga një raport i përcaktuar në nivele të larta drejtuese “shtet- shtet” në raportin “shtet- popull”. Në krye të Shtetit të Iranit ka dalë një forcë e re politike ajo e Kaçarëve (1749- 1925).Në këto kushte Shteti Osman lidhjet me popullin avshar i ruajti në kuadrin e ligjeve të shtetit të ri “kaçar”. Kjo përbën dhe të veçantën ndërmjet dy popujve të të njëjtit trung “Oğuz”. Tashmë vendimet që do të merrte Shteti Osman do të ndikonin direkt në këtë popullsi. Kësaj politike do ti shërbenin marrëveshjet dhe ligjet e reja që do të lidheshin me shtetin “Kaçar”. Kështu në vitin 1318/1902 ndërmjet Iranit dhe Shtetit Osman lidhet (01. 07. 1318 dhe numër199) marrëveshja tregtare me Iranin ku trajtohet problemi i vendosjes së taksave të doganës për qarkullimin e mallrave bujqësore- industriale në të dy vendet. Sipas kësaj marrëveshje për mallrat e importit do të merrej një taksë prej 6% ndërsa për mallrat e eksportit do të vendosej taksa prej 8%, … Ministrija e Jashtme … , apo marrëveshja e Qershorit të vitit 1312/1896 numër 38 për këmbimin e punëtorëve sezonalë, krijimin e lehtësirave në kalimin e kufirit, në kryerjen e proçedurave me pashaportat. Avsharët e Iranit pavarësisht mosmarrëveshjeve fetare nuk i harruan asnjëherë lidhjet e tyre me Shtetin Turk por, e quajtën detyrim moral dhënien e kontributit të tyre ndaj turqve të Turqisë dhe në momentet më të vështira për fatet e saj. Dhe ndihma e tyre qe konkrete. Megjithëse të ndodhur në një distancë relativisht të madhe gjeografike ata dhanë kontributin e tyre të çmuar. Këtë e shohim në pjesmarrjen e gjerë në lëvizjen Xhon Turke, apo në vitet e Luftës së Parë Botërore. Është koha kur Fuqitë e Mëdha Anglia, Rusija dhe Gjermania përpiqen të shfrytëzojnë rastin duke përfituar nga situatat politike në të cilën ndodheshin këto dy shtete, Irani dhe Turqia. Këtu mund të përmendim Marrëveshjen e vitit 1907 të Iranit Anglisë dhe Rusisë me anë të së cilës Rusia dhe Angila ndanë zonat e influencës. Me me nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 1907 ndërmjet Anglisë dhe Rusisë u bë faktike marrja nëpër këmbë e drejtave të popullsisë Iraniane duke e ndarë Iranin në dy pjesë. Sipas marrëveshjes së vendosur zonat e influencës; Iranin Verior i kalonte Rusisë dhe Iranin Jugor Anglisë, apo lëvizjet dipllomatike ndërmjet Iranit Gjermanisë Turqisë dhe Rusisë. Në këtë katërshe ku Rusia dhe Gjermania përpiqeshin të kishin influencën më të madhe në këto dy vende strategjike për rajonin e Lindjes së Mesme dhe të Euroazisë vlen të përmendet kalimi në veprime konkrete të Rusisë në vitin 1914 . Këtu ndihmesa e avsharëve qe aq e madhe sa jehona e saj u pasqyrua në shtypin e kohës. Sipas lajmeve që botoheshin në gazetat e kohës Irani po përjetonte momente të vështira. Fiset e Iranit po zhvillonin luftime të tmerrshme me forcat Ruse. Por periudha pas Luftës së Dytë Botërore do të ndryshonte krejtësisht situatën e tyre. Fitorja e Turqisë në luftën çlirimtare dhe krijimi i Republikës nën drejtimin e Mustafa Kemal Ataturkut do të një shpresë në krijimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë me Avşarët e Iranit. Tani u krjua një rymë e re politike e cila ndryshonte krejtësisht nga ajo e para Luftës së Parë Botërore. Ngjarjet e reja që do të ndodhnin në shtetin e Iranit (vendosja e regjimit të Riza Pehlevit Shahut të Iranit) do të detyronin Ataturkun të mbante një qëndrim më të matur ndaj tyre duke gjetur mundësi dhe rrugë të tjera për ti ndihmuar ata në përputhje me ligjet e shtetit në fuqi. Kjo u pasqyrua në ligjet që do të nxirrte për muhaxhirët nëpërmjet të cilave ligjërohej ndihma që duhej tu ofronte atyre Shteti Turk. Kësaj i shërbyen dhe nxjerrja e vendimit të Dhjetorit të vitit 1934 numër 90 për shpërndarje pagesave ditore dhe ndihmës bujqësore muhaxhirëve dhe çiftçinjve në nevojë apo vendimi i Tetorit të vitit 1939 numër 250 i cili bënte fjalë për shpërndarjen e ndihmës bujqësor dhe pagesës ditor të ardhurve dhe çiftçinjve në nevojë. Gjithashtu u nxorrën dhe vendime për zgjidhjen e problemeve sociale si ai për martesat e kryera ndërmjet shtetasve Iranianë (meshkujve) dhe atyre vendas (gratë) (26. 03. 1933 n. 6455/10281), vendimi për krijimin e lehtësirave të hyrjes (nxjerrja e vizave dhe pagesave në doganë) të popullsisë iraniane në Shtetin Turk. Ndihma e qeverisë Turke u drejtua dhe në fushën e arsimit. Kështu qeveria Turke duke parë të nevojshme arsimimin e popullsisë turkmene jasht territoreve të shtetit mendoi që atë ta jepte në mënyrë indirekte duke shrytëzur rrugët dhe mundësitë e krijuara. , lidhja e marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Riza Pehlevit dhe asaj Turke për ndërtimin e një hekurudhe e cila do të lidhte dy vendet Politikën e jashtme turke në periudhën e Republikës gjatë viteve 1923- 1940 mund ta përkufizojmë si politikë miqësore të shtetit Turk ndaj sojdashëve të tyre afsharë e cila në periudha të ndryshme politike pati dhe luhatjet e saj pasojë kjo e ndryshimeve të strukturës sociale në kuptimin e gjerë të fjalës Politika e jashtme e Turqisë ndaj afsharëve të İranit në dy periudhat e mëdha historike ka të veçantat dhe të përbashkëtat e saj. E veçanta në marrëdhëniet politike ndërmjet Turqisë dhe Avsharëve të İranit gjatë dy periudhave të rëndësishme historike (Osmane dhe Republikës) për popullin dhe kombin Turk; vihet re së pari në emërtimin e tyre “Osmanë” dhe “Republikë” e cila ka të bëjë me përcaktimin e konceptit politik të “shtetit” si rrjedhojë dhe sistemin qeverisës nga i cili varet gjithë struktura dhe superstruktura e tij sociale. Ndërsa e përbashkëta mes dy linjave politike qeverisëse qëndron në faktin se si turqit osmanë dhe ata të periudhës së republikës asnjëherë nuk e harruan se avsharët ishin dhe janë një rrënjë “turq” por brënda kuadrit të ligjeve të shtetit në sistemet shoqërore të cilave ato u përkasin (sistemit feudal dhe atij republikan) u përpoqën ti përkrahin ata si vëllai vëllanë. Turqia dhe turqit nuk e mohuan dhe nuk e mohojnë rolin e soydashëve të tyre avsharë por përpiqen që në kuadrin e ligjeve të shtetit të përmirësojnë dhe të ngrenë më lart nivelin e marrëdhënieve fqinjësore- vëllazërore ndërmjet dy popullsive duke kontribuar në ngritjen arsimore kulturore profesionale pse jo dhe politike të tyre. Në këtë mënyrë shpresoj të realizoj qëllimin tim dhe në të njëjtën kohë të kontribuoj në evidentimin e vlerave politike- sociale të tyre. Studimi u referua ne Kongresin I Nderkombetar te Studenteve me teme Politika e Jashtme Turke, Stamboll Dr. Entela Muço Kryetare e Shoqares Miqesore, Shkencore dhe Kulturore Shqiperi-Azerbaixhan
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 02:02:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015