Nazim Hikmet Edhe një herë për ty Dashuroj te ti - TopicsExpress



          

Nazim Hikmet Edhe një herë për ty Dashuroj te ti riskun e anijes që udhëton drejt polit Dashuroj te ti guximin e eksploratorëve të mëdhenj, Dashuroj te ti të largëtën, Dashuroj te ti të pamundurën. Hyj në sytë e tu si në një pyll ku veç dielli hyn, Dhe unë, i mbytyr në djersë, i uritur e zemërak, Me zjarrminë e gjahtarit kërkoj trupin tënd. Dashuroj te ti të pamundurën, Por aspak dëshpërimin. Dhe ! Ti je skllavëria dhe liria ime, Ti je trupi im që digjet Si trupi i zhveshur i netëve të verës. Ti je vëndi im, Ti, me hullitë e blerta të syve të zinj, Ti, kaq e bukur, ngadhnjimtare, Je malli im Krejt e paarritshme në çastin kur të mbaj në krahë. web
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 06:52:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015