Nga Ismail el Kindiu përcillet se një djalë i ri nga Basra - TopicsExpress



          

Nga Ismail el Kindiu përcillet se një djalë i ri nga Basra shkoi tek Tavusi për të dëgjuar dhe marrë dije prej tij, mirëpo me të arritur tek Tavusi, e gjet të sëmurë. Hyri në dhomë, iu afrua tek koka dhe filloj të qajë. Tavusi i tha: O djalosh! Çfarë të bën të qash? Djaloshi ia ktheu: Pasha Allahun! Unë nuk qaj për shkak të afërsisë që kemi mes nesh, as për shkak të dynjasë, se nuk kam ardhur për ta kërkuar tek ti, mirëpo po qaj për diturinë për të cilën kam ardhur ta kërkoj tek ti e që do të më ikë. Tavusi i tha: O djalosh! Unë po të porosis me tri gjëra, nëse i mëson dhe i mban mend ato, vetëm se ke mësuar diturin e të parëve dhe të fundmëve, atë që ka qenë dhe do të jetë. I tha: • Frikësoju Allahut ashtu që të mos kesh frikë nga dikush tjetër më shumë se prej Tij. • Shpreso në Allahun ashtu që të mos kesh shpresë te dikush më shumë sesa tek Allahu. • Duaje Allahun ashtu që të mos jetë dikush më i dashur për ty sesa Allahu. O djalosh, nëse i mëson këto tri gjëra, dije se ke mbledhur diturinë e të parëve dhe të fundmëve, diturinë rreth asaj që ka qenë dhe do të jetë. Djaloshi tha: Kjo më mjafton, kurrë më nuk do ta pyes dikë tjetër pas teje! [Transmeton Ibën Asakir në Tarihu Dimeshk (21/44)].
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 10:28:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015