Një tifoze speciale për Lionel Messin. Ylli argjentinas edhe pse - TopicsExpress



          

Një tifoze speciale për Lionel Messin. Ylli argjentinas edhe pse i angazhuar në një martesë nga e cila ka ardhur në jetë edhe djali i tij, duhet të mësohet për t’u bërë ballë provokimeve. I tillë është edhe rasti më i fundit me modelen peruane Yohana Ubillus, e cila ka shprehurt publikisht simpatinë për numrin 10 të Barcelonës. Bukuroshja amerikano-latine nxjerr në pah linjat e saj provokuese në një set fotosh me fanelën e Barcelonës, duke sfiduar në distancë sulmuesin. Yohana Ubillus nuk është e vetme në këtë garë sepse në të shkuarën edhe shumë modele të tjera kanë shprehur hapur simpatinë për lojtarin argjentinas që duhet fillimisht të bëjë llogaritë me dëmtimin e pësuar në transfertën e Almerias dhe ndoshta më pas të mendojë për fanset e tij nga çdo cep i globit.
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 19:07:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015