Nuhiu Berisha përqafoi jetësisht luftën deri në çlirim - TopicsExpress



          

Nuhiu Berisha përqafoi jetësisht luftën deri në çlirim kombëtar Izmi Zeka Aktiviteti atdhetar e kombëtar në esencë i veprimtarisë së Nuhi Berishës paraqet kultivimin dhe kontinuitetin e luftës çlirimtare që pa më dyshje krijon bërthamën e të ashtuquajturës vlerë për lirin e Kosovës.Nga ky kostelacion ndjenja për të bërë hapa drejt unifikimit të mendimit politik e kombëtar dhe atij ushtarak, fuqishëm sinkronizohen në amfiteatrin dhe vullnetin e pamposhtur të tij për të krijuar në brendi referenca që mundësojnë krijimin e një klime për të shtyrë pocesin e shtetësisë në një rrugë që historia shqiptare ende se kish provuar. Nuhiu edhe pse në mosh krejt të re i kalon realitetet e moshatarëve të tij, sepse që në rininë e hershme filloi të krijoj hapat e parë drejtë një filozofije krej të re në shërbim të kauzës kombëtare.Nuhiu thelloi karizmin e flijimit gjatë kohës së veprimtarisë. Vrasja vrastare e Jusufit ,Kadriut ,Bardhit deomos prekin thell qenjën shpirtërore të Nuhiut,por në të njëjtën kohë vetëm sa e ngrisin edhe ë lartë vullnetin e tij për tu marr edhe me seriozisht në lftë kundër pushtuesve serb.Refleksioni,intuita,individualiteti ,invencioni në moshën e tij janë tipare të legjendave që pashmangshëm edhe po të shihet nga prizmi hisorik apo shkencor mund të vim në një përfundim sa logjik aq edhe realist se Nuhi Berisha nuk njihte gjuhën e frigës,të thyerjes së moralit por vetëm ecjen derjt objektivave që ishin edhe amanet i brezave. Si nxënës iu bashkua radhëve të organizuara për luftë të pakompromisë ndaj pushtetit serb Vitet para 81 -shit për Nuhiun edhe pse i ri ndikuan ne krijimin e një filozofije të brymosur me petkun patriotik, afërsia me Kadri Zekën i dhanë edhe më shumë rrugë për të qenë kurdorë në shërbim jo të interesit individual por ati kombëtar. Nuhiu rrjedh prej një familje me tradit kombëtare ,I lindur në Sfircë të Kamenicës në një fshat ku thellohej brenga për atdheun,duke mishëruar idetë përparimtare të kohës .Shkollimin e mesëm e ndjek në Gjilan për ti vazhduar studimet në Universitetin e Prishtiës,në fakultetin e drejtësisë dhe atë të kulturës fizike.Në Gjilan qysh si nxënës i shkollës së mesme fillon aktivitetin ilegal i organizuar në grupe së bashku me shokun e idealit Ahmet Isufin.Qysh si nxënës I vitit të tretë bënë shpërndarjen e trakteve, komunikatave dhe afisheve të shmta që kishin për qëllim sensibilizimin dhe mobilizimi e të gjitha forcave në Kosovë për të fituar të drejtat sikur poujt tjerë në botë. Në demonstratat e vitit 1981 Nuhiun e gjejmë në radhët e para të organizimit respektivisht të masovizimit të tyre dhe agjitacionin nëpër shtëpi ,qytet e kudo që ishte. Gjilani atyre viteve ishte i mbushur me komunikata ,trakte dhe ghjithçka që spjegonin qartazi pozicionin dhe ojektivat që kërkonin në thelb tërë shqiptarët ..Nuhiu nga ky kënd reflekton synimet realiste duke i koincipuar në suazat e vlersimit real të kohës. Ilegaliteti i thellë ishte një pjesë e aktivitetit të gjithanshëm të tij gjatë tërë veprimtarisë së bujshme Angazhimet e tij bënë që në fillimet e vitit 1982, UDB-ja të filloi ndjekjen masovike të atyre që punonin për interesat kombëtare e në këtë vazhdë edhe Nuhiu kërkohet dhe lëshohet fletarresti për të. Fare i ri në moshën 21 vjeçare detyrohet ti lërë studimet që aq i etur ishte për to,të lërë familjen përfundimisht dhe tani të bëjë jetën e ilegalit nëpër Kosovën e mbushur plot policë e gjandar. Me udhëzimin e shokëve në shkurt të vitit 1982 niset për në Zvicër ku me shokët e idealit për tetë muaj rresht bëjnë planifikimin dhe organizimin se si të veprohet pas kthimit të tij në Kosovë. Ai tërë kohën sa qëndroi në shtetet e perëndimit u mundua që të krijoj lidhjet sa më të fuqishme të organizimit masovik të shqiptarëve mërgimtar drejt kërkesave sa të ligjshme aq edhe të nevojshme për jetën e mëtutjeshme të Kosovarëve. Në fakt ai luajti rolin e një diplomati në shtetet perndimore duke u muduar që mërgatën ta drejtoj fuqishëm në ndihmë të kauzës kombëtare. Nuhiu ishte thell i bindur se Kosova po shtegton kah ardhmëria,dhe qëndrimi i tij më tutje në perendim (sipas tij) nuk e linte të qetë.kur ishte nisur për në perendim Nuhiu kishte thënë do të kthem shumë shpejtë këtu në Kosovë, andaj me 1 tetor 1982 iu kthye tokës arbërore ,dhe e filloi punën në ngritjen e mekanizmit ilegal në nivel Ksovarë dhe krijoj një bërtham e cila do të jetë bërthamë nga kudo të fuziononte krejt organizimi ilegal në Kosovë. Takimet me nejrëzit e organizuar në valën ,kur UDB-ja ndiqte këmba këmbës djemtë të cilët në një mënyrë kishin krijuar konturat e një zhvillimi normal të proçesit të strukturave vepruese, Nuhiun e vetëm sa e bënë edhe më të fuqishëm në rrugën e nisur. Jeta ilegale në Kosovë me ndihmën e shokëve të ngusht si Ahmet Isufi, Enver Topallin,Sejdi Veseli,Kadri Osmani e shumë të tjerë vetëm sa merrte dimenzion dhe refleksion të rrëmbyeshëm në luftën e mëtutjeshm .Shtëpit e Prishtinës prej një cepi në cepin tjetër janë ,ambiente ku Nuhiu i kaloj shmë netë të vështirë duke pëgratitur materiale të ndryshme për tërë Kosovën.Ishte betuar para nënës së Kadri Zekës se nu do të pushoj së gjalli deri sa të qoj amanetin e tij në vend. Dhe vërtetë ,pragmatizmi i tij morali për sakrificë ishin tipare që nuk e thyen deri në vdekje. Nuhiu gjatë periudhës sa ishte në ilegalite merrej edhe me shkrime të shumta si poezi,prozë etj ku në mënyrë koncize paraqet përpjekjet titanike të shqiptarëve për liri. Po ashtu edhe në librin “Pranvera e Luleve të kuqe” të cilin e shkruajti në muajt korrik e gusht të vitit 1982 , bënë një përshkrim dhe analizë të thuktë demonstratave të vitit 1981, pasqyron në mënyrë analitike ,dhe efektin e tyre në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Demaskon politikën që ndiqej nga një pjesë e udhëheqjes shtypjen e gërë që e bënte shteti i kalbur serb në Kosovë..Libri me kujtime “Pranvera e luleve të Kuqe”paraqet kronikën e ngjareve sa të lavdishme aq edhe të dhimbshme ,kur brutaliteti mund arsyen.studentët ,punëtorët, fshatarët janë pjesë e kësaj vale të stuhishme,dënimet drakonike etj. “Pranvera erdhi si gjithnjë me rrezet e saja të ngrohta ,rreze që për njerzit e varfër janë rreze shprese.Kësaj radhe pranvera do të jetë e dalluar nga të tjerat,do të jetë pranverë kur toka Kosovare po skuqet nga gjaku,kur bijtë e bijat e saj po bien nga plumbat e gjakatarëve. .Andaj ,këtë pranverë po e quaj Pranverë e Luleve të Kuqe,l ule që kurrë nuk do të thahen por do të qëndrojnë ashtu të njoma gjithmonë”.Nuhiu nga ky konceptualitet e shihte ardhjen e pranverës dhe vetë emri I librit është sinonim I përjetimeve të rënda që po e prisnin popullin ,Është sinonim I pranverës së bukur që po uitej me gjakun e bijëve më të mirë.Prandaj edhe titulli I librit është referencë e ngarjeve në një kohë kur pranvera nuk është e rëndomt si herave tjera. Në një konfiguracion del qartë madhështia dhe krenaria e popullit për ecje tutje. Po ashtu Nuhiu përgatit një broshurë të vogël “Mendime mbi organizimin” ilegal në Kosovë.Në këtë broshurë Nuhiu paraqiste një spektër të gjër të funksionimit dhe orgnzimit të mekanizmit ilegal në Kosovë..Nga këto punime vërtetë shihet kultivimi I traditës kombëtare ,ngritja e standardizuar intelektuale të mishruar rmbi një karizëm ,karizmin kombëtar. Broshura “Mendime mbi organizimin”është e paraqitur në formë sentencash. Ai në këtë broshurë koincipon në takimet në ilegalitet,kontaktet,strehimi i literaturës ,vigjilenca,parimet etj që paraqesin mendimin teorik e praktik për sukseshmëri në veprimtarin ilegale.Ndër të tjera Nuhiu mbi organizimin theksonte “Në radhët tona do të hyjnë shokë nga të gjitha masat popullore…apo”Një rëndësi të madhe do të ketë edhe armatosja e shokëve me revole dhe njëherit çdo shok i yni duhet të interesohet për sigurimin e çdo lloj arme që kan mundësi”.Nga këto thënie të Nuhiut shihet qatë dimenzionaliteti dhe angazhimi tij për ti bashkuar të gjithë forcat në luftën çlirimtare.Ai pashmangshëm zgjidhjen e problemit të Kosovës e sheh përmes luftës ku edhe kërkon armatosjen e njerëzve të organizuar por me një bashkim të vetëm. Po ashtu ndër të tjera Nuhiu theksonte”Jemi në luftë dhe kalitja fizike na mundëson që gjatë dhe pas kryerjes së aksionit,t’i humbim armikut parasysh,pastaj do të ndeshemi edhe ballë për ballë me të .Ne duhet të jemi në çdo pikpamje më të fort,më të përgatitur se qentë e zagarët e serbisë”. Përgatitja fizike si pjesë e angazhimit ishte referncë për ti përballuar sfidat e shumta që i parashihte të vinin Nuhiu. Pas Burgosjes së një numri të madh të shokëve të idealit Nuhiu prap merr forcë dhe bënë organizimin në tërë Kosovën e rrjetit ilegal Me formimin e LRSHJ-së Nuhiun e kemi shtyllën kryesore të saj . Veprimtaria e tij në njërën anë dhe në anën tjetër mosha aq e re shikuar nga këndi kohor janë unikale edhe për historin shqiptare .As popujt që kanë një histori të begatshme dhe figura të ndryshme nuk mund të gjeshë figurë të tillë më prestigjioze ,univerzale të ballancuar në një taban ,tabanin kombëtar siq shihet e tërë veprimtaria,krijimtaria e Nuhi Berishës që ende është e pa zbuluar.Gjatë asaj periudhe të bujshme e komplekse shumëdimensionaliteti në paraqitjen e organizimit të brendshëm,përgatitja për krijimin e parakushteve për një nivel ushtarak referohet në pikën kulminante të Nuhiut i cili para së gjithash shfaqet me kompleksivitetin për një pasqyrë reale në hapsirën kombëtare. Rënja në burg e një numri të madh shokësh si Ahmet Isufi,Zija Shemsiu, Enver Topalli,Sami Kurteshi, e shumë të tjerë te Nuhiu reflektohen mjaftë, por nuk mundën ta ndalin se vetë rruga e nisuri ishte me privacione të shumta edhe pse e rëndë ndarja prej shokëve. Në kohën kur Nuhiu hapëronte shtigjeve të ilegalës në Kosovë,kur frymëzimi i pashembullt i shumë djelmoshave në heroizmat e heronjëv tanë që nga Gjergji e këndej ishte në piramidën më të lartë ,kur burgjet famkeqe serbe merrin bijtë më të mirë,Kosovës në një farë mënyre i hapet një fije shprese .Nga burgu lirohet i burgosuri që dha shembullin më të mirë se si luftohet për të drejtat më elementare simboli i qëndresës Rexhep Malaj. Nuhiu edhe gjatë veprimtarisë së tij kishte një parandjenjë se dalja e Rexhepit nga Burgu në maj të vitit 1983 do të mundësonte komponimin më të mirë të luftës ilegale.Dhe erdhi dita kur dy kolosë të veprimit të takohen pikërisht te gërmija në Prishtinë me ndihmën e Teuta Hadrit një aktiviste e hershme e luftës ilegale.U përqafuan aq ngrohtë sa të ishin njohur me vite të tëra .I bashkonte vuajtja ,atdhedashuria ,ideali andaj edhe takimi shëmbëllente nga gëzimi i të dyve.Nuhiu një djalosh i të 23 pranverave ,kurse Rexhepi në moshë të ti i futur në burg e tani kalonte të 30-jetat. Nuhiu do të thoshte më vonë “Për mua aty fillonte një jetë e re, tani kisha afër njeriun që vetëm e kisha ëndërruar”prej këtij takimi ata nuk ndahen më,ku bëjnë riorganizimin prap të organizimit ilegal në Kosovë. Nuhiu përqafoi jetësisht luftën deri në çlirim kombëtar,andaj edhe shtrirja organiztive në gjithë Kosovën paraqet nyjën mbi të clën edhe grupet e më vonshme do të nisen. Nuhiu dhe Rexhepi dy udhëheqësit e LRSHJ-së, u hetuan nga krminelët e Beogradit dhe më 11 janar 1984 në një lagje të prishtinës rrethohen ku tërë natën lufta nuk ndalet.Një ushtri e polici kishte bllokuar Prishtinën dhe mëngjezi i 12 janarit me shkreptimat dhe luftën e paparë, ua shuajnë jetën dy djelmoshave të rinjë .Ata nuk u dorzuan ,duke bërë luftën ashtu si ishin të përgatitur edhe pse ishin vetëm dy. Pas rënjes së Nuhiut dhe Rexhepit në një komunikat të LRSHJ -së thuhej ndër të tjera “Ju njoftojmë se në mes 10 e 11 janarit 1984,armiqtë e kombit shqiptarë I vranë mizorisht në Prishtinë dy djem të Kosovës , dy djem nga më të mirët të popullit tonë, Rexhep Malën, anëtarin e udhëheqësisë më të lartë të LRSHJ-së dhe Nuhi Berishën,udhëheqësin e Shtabit Operativ të LRSHJ për Univerzitetin “Kosova”. Në rrugën tonë drejtë lirisë ranë edhe dy shokë, ranë edhe dy luftëtarë të lirisë ,ranë për të mos vdekur kurrë dy udhëheqës, dy tribunë, dy militantë, dy heronjë të popullit tonë trim, I cili do t’i mbajë për jetë në gji,do t’i rrisë në këngë dhe do t’ua marrë hakun “. Nga ky akt trimërie shihet se Nuhiu e Rexhepi ishin tejet të përgatitur dhe jeta e tyre ishte e lidhur ngusht me perspektivën e Kosovës
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 09:18:27 +0000

Trending Topics



>

Recently Viewed Topics




© 2015