Nuk jeni në rrugën e Zotit! Fahri Xharra “ Moj e bukura - TopicsExpress



          

Nuk jeni në rrugën e Zotit! Fahri Xharra “ Moj e bukura More” një këngë e vjetër 600 vjeqare dhe një nga këngët më të vjera shqipe e cila këndohet edhe sot e ksaj dite.I kujt është mëmëdheu? Pra i kujt është atdheu? Ju që mirreni natë e ditë me Librin e Shenjt të muslimanëve , pse nuk e spjegoni kryesorën , pse i jepni lak gjërave sipas urdhërave që i merrni .?Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare ? e dini këte? Nëse e dini pse nuk e flitni? ”Sipas rrugës morale islamike, tradhëtia është veprim që shkatërron shoqërinë dhe besimin në të mes njerëzve.Islami dënon tradhëtinë individuale, kolektive dhe kombëtare. Perëndia i bëri në Librin e Tij të Shenjtë, rregullat e përcaktuara për besimtarët në besnikëri në të njëjtën kohë ai e ka ndaluar rreptësisht pabesinë, “O ju që më besuat. Mos e tradhtoni besimin që kemi vendosur në ju “ Zbulimi i të fshehtave të vendit dhe shoqërisë dhe dhënja e tyre armikut , për t’u mundësuar atyre për të shfrytëzuar njohuritë e këtyre sekreteve në dëm të vendit dhe shoqërisë është një tradhetitë nga më të mëdha..” (Tradhëtia ndaj atdheut (Kur`an 5:1)) “Më lejoni që fillimisht të bëjë me dije, njëherë e përgjithmonë, për publikun e nderuar se shamia, mbulesa dhe veshja modeste nuk është vetëm imperativ kuranor; por mbulesa është obligim sipas të gjitha librave hyjnore dhe për të gjithë pjesëtaret e religjioneve botërore që pretendojnë se posedojnë libra të shenjtë. (Dr. Shefqet Krasniqi)” Nuk është e vërtetë kjo që shkruani. Lexoni më poshtë:”Nga historia dhe origjina ,bartja e Hijabit është institucionalizuar nga” Sharia”,ligji fetar i Islamit. Hijabi është i ndërlidhur vetëm me dy vargje të Kuranit ,dhe iu është imponuar muslimanëve. Fjala është për vargjet 24:30, 31, 33:59. 1. Surja : Nuur (Drita),vargjet 30-31. Kurani i paraqetë principet e ligjit të thjeshtësisë ( modestisë) në kapitullin24 (Nuur) Drita- thjeshtësia iu përshkruhet si muslimanëve ashtu edhe muslimaneve: “ Thuaju besimtarëve që të largojnë shikimin që të ruajnë dëlirësinë, dhe t`i hedhin vello mbi gjoksin e gjinjtë e tyre… Allahu është i sigurtë ,njohtës shumë i mirë se çka ata bëjnë…30,31.” Sipas vargjeve të mësipërme ,muslimani duhet të veshet si i ka hije njeriut në mënyrë të thjeshtë. Pra nuk parashifet asnjë ndalesë e as denim për femrat e shpluara. ( e përkthyer dhe e spjeguar nga Muhammad Asad” Mesazhet e Kur`anit” (Dar el- Andalus 1984). Khimari,dhe përdorimi i tij shërben për të mbuluar gjoksin lakuriq të femrës së kohës “ dhe që gjoksi nuk është ,që pa tjetër duhet të shihet.” 2- Surja 59 ( Al Ahzab) vargjet 58-59 ” . “Bartje e hijabit në urdhërin e dytë të Kuranit” Sipas tij në atë kohë si femrat ashtu edhe meshkujt binin pre e provokimeve dhe shkeljeve morale. Nëse femra muslimane duhej të mveshte një pelerinë të madhe, kur dilte nga shtëpija, arsyeja ishte që të mos ngacmon me pamjen e saj dhe të sulmohet. Bartja e vellos ,hijabit nuk është urdhër koranik. ( Ibrahim B. Sayed “ Women in Islam : Hijab(Islamic Reaserch Fondation International ,1998) Emri “Hijab( Higjab) në Kur`an vetëm 7 herë përmendet ,pesë prej tyre si “Hijab” dhe dy herë si “Hijaban”. Shifni 7:46, 17:45 , 19: 17 , 33:53 , 38:32 , 41: 5 , 42 :51. Asnjëherë fjala “Hijab” nuk është përdorur ,si po na thuhet sot nga të pangopshmit në lidhje “me kodin e veshjes së femrës muslimane “ . Velloja apo hijabi në Kuran nuk ka të bëj aspak me ligjet e veshjes së femrës ,bile as asaj arabe.( ( F.Xharra,Boll mo se na mbytet!) Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një. Ju kujtohet Mulla Idriz Gjilani (1901-1949): S´ka fe pa atdhe ”Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua për t’u bërë legjendë.” Ju kujtohet At Stathi Melani? E shikonin si prift , fliste për zotin, e predikonte të mirën, e dënonte të keqen , nuk biente në mashtrimin e kohës , nuk harlisej pas parave dhe pas të mirave që i afronin sepse e kishtje mendjën e pa ”helmuar” , e dinte dhe e thoshte haptas dhe pa frikë:” Djema! Ju më shikoni si prift, por unë nuk u linda kësisoji, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes” E dinte mirë që e vërteta e thënë e mbyt , i vetdijshëm që e vërteta e mbrojtur e hedhë në botën tjetër ; por , e thoshte të vërtetën .At Stathi Melani ,një atdhetar shembull ; një atdhetar që duhen t`i kenë lakminë edhe predikusit e sotëm të fesë. * Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marrura në kongres për përhapje e gjuhës së njësuar letrare shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 Dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe Më mars 1913, Atë Luigj Palajt, frat nga Janjeva, i cili shërbeu në Gllogjan të Pejës, u burgos dhe u vra në Janosh të Gjakovës. Atë Luigji ishte i lidhur me Rexhep Sylën, (shqiptar i besimit mysliman nga fshati Maznik i Dushkajës së Gjakovës) Rrugës duke ecur të zhveshur, të zbathur, nëpër acar të madh, xhandarët i kishin rrihnin pa mëshirë dhe kërkonin prej tyre të pranonin serbishten dhe fenë ortodokse. Mbahet dy ditë i lidhur me rreth 300 shqiptar të tjerë, të cilët kishin kundërshtuar të konvertoheshin në fenë e pushtuesit. Pasi i prenë gishtërinjtë, kërkuan nga ai që t’i bindë besimtarët e burgosur me të që të pranojnë konvertimin, por edhe këtë e refuzoi. Dhe në fund i vranë. Hoxhë Voka i Dibrës : Veprat kryesore që S. Najdeni (Hoxhë Voka i Dibres) i botoi me alfabetin latin janë dy. E para është “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në Sofje më 1900, dhe e dyta “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Sofje më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë me të tjerët. Në këtë botim ai përfshin edhe thirrje për të përvetësuar shkrim leximin shqip, për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Duke e shkruar këtë vepër me alfabetin e Stambollit, ai prononcohet krahas atyre që mbronin alfabetin latin. ” Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një. “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”(At Gjergj Fishta ) Fol te drejten.. Pergjigju shqip Më në fund po iu them troc : ”Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashket, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut. ” Boll mo! Fahri Xharra 17.08.2013, Gjakovë/gazetaditore Poashtu mund të lexoni edhe: Kush është në të vërtetë Mulla Jakup Kardoviq-Kombi Bashkimi Kombëtar është një proces i domosdoshëm, i patjetërsueshëm dhe pa alternativë Streha e fundit e horrave Vizita e parë e Qeveritarëve të Shqipërisë të bëhet në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë Një “Shtet i Artë” për Agimin e Artë Pastrimi etnik i Mitrovicës u bë nga KFOR-i francez dhe liderët politik të UÇK-së – Operacjoni ”Fshesa” i DGSE-Franceze Heroi IDRIZ SEFERI (1847-1927) Zemanta The post Nuk jeni në rrugën e Zotit! appeared on Gazeta Ditore. gazetaditore
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 12:18:55 +0000

Trending Topics



div class="stbody" style="min-height:30px;">
Isaiah 49 xIsaiah 48 Isaiah 50N
ITSEKIRIS, WHO IS ESIGBE ARAYI IN ORERE POLITICS? WHAT ARE HIS
AL-QURAN READ PEN. TERHAD FREE GIFT dengan POS PERCUMA RM250
HAY QUE TOMARLO EN CUENTA Y MAS SI LES GUSTAN LOS CAMARONES,,OJO,,
COMUNICAT DE PREMSA, jubilats per Mallorca LA PLATAFORMA
Required Urgently At Ekta Tripoli (1656 sq ft@ Rs
please like and share this message of social and political

Recently Viewed Topics




© 2015