Nëse heshtja i flet zërit,e zëri e dëgjon, atëherë do - TopicsExpress



          

Nëse heshtja i flet zërit,e zëri e dëgjon, atëherë do kuptohet se kush po gabon! Por nëse zëri veç flet, e heshtja dëgjon, atëherë do kuptohet se kush po kupton! Sa zëra i folën heshtjes po ajo nuk foli! E tallën, e qeshën, e thanë: nuk kuptoi! E mohuan, injoruan, dikush e nënçmoi! Po ajo veç heshti e në heshtje qëndroi! E pyetën pse nuk flet,pse je e heshtur? Nëse vërtetë brenda teje zë ka mbetur! Flit,ndyshe do jeshë e humbur,e tretur! Por ajo veç heshti, si heshtje e vdekur! E kur zërat u lodhën dhe nisën të iknin! Kur u pakësuan, dhe filluan të heshtnin! Nisi tdëgjohej heshtja tek ata që rrinin! Me zërin që flet heshtur fjalët që flisnin! Unë këtu isha, ju dëgjoja, e flisja, si ju, por zërat tuaj bënë si të mos isha këtu! Sa zëra flasin heshtur ashtu siç bëni ju, por heshtje e tyre do të dëgjohet diku! Do dëgjohet prej Atij që është Dëgjues, që është pranë tyre e që është Shikues! Ai është i Vetmi-Allahu, Zoti ynë- Krijues, Dëgjuesi, i Dijshmi dhe më i Miri Gjykues! E aty heshtja tha një fjalë,pastaj heshti: E të gjithë zërat e tjerë në heshtje i treti dhe të gjithë ikën,e vetëm heshtja mbeti! Flisni me heshtje, që të jeni prej vërteti!
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 08:59:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015