Përfundon pengmarrja në Kenia Ka marrë fund pengmarrja në - TopicsExpress



          

Përfundon pengmarrja në Kenia Ka marrë fund pengmarrja në qendrën tregtare në Nairobi në Kenia. Pesë pengëmarrës u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë ndërsa 11 të dyshuar janë ndaluar. Të dhënat janë bërë të ditura nga Presidenti i vendit, Uhuru Kenyatta gjatë një deklarate në televizion. Duke bërë një bilanc të këtij sulmi që u mor përsipër nga lëvizja somalze islamike, Al Shabab, Kenyatta deklaroi se humbjet ishin të rënda: “61 civilë të vrarë plus katër ushtarë”, ndërkohë që 62 njerëz të tjerë janë shtruar në spital. Presidenti kenian nuk ishte në gjendje të sqaronte nëse në sulm janë përfshirë edhe një qytetar britanik dhe dy ose tre amerikanë, por premtoi se ekspertët që po punojnë në vend do të zbardhin çdo të dhënë në këtë drejtim. impakt.al/bota-rajoni/perfundon-pengmarrja-ne-kenia
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 22:45:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015