PENDIMI Të gjithë dijetarët islamë janë të një mendimi - TopicsExpress



          

PENDIMI Të gjithë dijetarët islamë janë të një mendimi se teubeja (pen­dimi dhe lënia, braktisja e mëkateve) është obligim i fortë islam (vaxhib). Nëse mëkati ka të bëjë vetëm me All-llahun e jo edhe me të drejtën e ndonjë njeriu, atëherë pendimi ka tre kushte. I pari, që menjëherë të largohet nga mëkati; i dyti që të bëhet pendimi për kryerjen e tij me zemër dhe i treti, që paluhatshëm të vendosë që as­njëherë të mos i kthehet të njëjtit mëkat. Nëse mungon njëri prej këtyre kushteve, atëherë pendimi nuk është i vlefshëm. Nëse mëkati ka të bëjë me ndonjë njeri, atëherë pendimi ka katër kushte: tre të theksuarit dhe (i katërti) t’ia kthejë borxhin atij që ia ka. Nëse borxhi është i natyrës materiale, atëherë ia kthen të njëjtin, kurse nëse mëkati është i atillë që ka dënim më të madh gjyqësor ose të ngjashëm, atëherë është i obliguar të mun­dë­sojë ekzekutimin e dënimit ndaj tij, ose të kërkojë falje nga ai të ci­lin e ka dëmtuar, e nëse ka të bëjë me ofendim gjuhësor atëherë do t’ia kërkojë hallallin personit të cilin e ka ofenduar. Pendimi duhet të bëhet për të gjitha mëkatet. Nëse pendimi bë­het vetëm për disa mëkate - ai është i vlefshëm - dhe i falen ato më­kate, por të tjerat i mbesin pa iu falur. Për domos­dosh­mërinë e pen­dimit dhe braktisjes së mëkateve ekzistojnë shumë argu­mente të Lib­rit të All-llahut, të Sunetit të Pejgamberit dhe të Ixhmai ummetit. All-llahu i Madhërishëm thotë: .”..Dhe të gjithë pendohuni tek All-llahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.” (en-Nûr, 31) “Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendo-heni.” (Hud, 3) “O besimtarë! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet të thellë.” (Tahrim, Hadithi 14 Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Pasha All-llahun, unë i drejtohem me teube dhe istigfar All-llahut për mëshirë dhe falje më tepër se shtatë­dhje­të herë në ditë.” (Transmeton Buhariu) Hadithi 15 Nga el-Egarr ibni Jesar el-Muzennij r.a. transmetohet se i Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O njerëz, drejtojuni All-llahut me teube dhe kërkim për falje, edhe unë i bëj teube All-llahut nga njëqind herë në ditë.” (Transmeton Muslimi) Hadithi 16 Ebu Hamza Enes ibni Malik el-Ensarij r.a, shërbëtori i të Dërgua­rit të All-llahut s.a.v.s., thotë se alejhisselami ka thënë: “All-llahu më tepër gëz­ohet për pendimin e robit të vet sesa që do të gëzohej ndonjëri prej jush kur do ta gjente devenë e humbur në shkretëtirë, pa ujë dhe fruta.” (Mutte­fekun alejhi) Sipas transmetimit të Muslimit ky hadith është si vijon: “All-llahu më tepër gëzohet për pendimin (teuben) e robit të vet kur të pendohet, se ndonjëri prej jush i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, dhe e humbet, kurse me të edhe i tërë uji dhe ushqimi.E kërkon, por e humb shpresën për ta gjetur, pas-taj vjen nën një lis dhe nga lodhja shtrihet nën hijen e tij me shpresë të humbur dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh deve­në e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt”, duke u shprehur gabon nga gëzimi i forte.” Hadithi 17 Nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhë­ri­shëm gjatë natës e mban të shtrirë Dorën për të pranuar pendimin e mëka­tarëve të ditës; dhe e shtrin Dorën gjatë ditës për të pranuar pendi-min e mëkatarëve të natës, derisa të lindë Dielli nga perën­dimi.” (Transmeton Muslimi) Hadithi 18 Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, All-llahu do ta falë.” (Transmeton Muslimi) Hadithi 19 Nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattabi përci­llet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Gji­thë­fuqishëm e pranon pendimin e robit të vet deri në gargarën e tij (në frymën e tij të fundit).” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen) Hadithi 21 Nga Ebu Seid Sa’d ibn Malik ibn Sinan el-Hudrij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Moti, para jush, ka qenë një nje­ri që ka vrarë nëntëdhjete e nëntë vetë. Ka pyetur për njeriun më të dijshëm në botë. Atë e udhëzuan te një rahib (i devotshëm i shkretëtirës - izraelit). Shkon te rahibi e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për të pendim (teube, mëshirë e Allahut dhe falje). Rahibi i thotë se për te nuk ka teube. Ky e vret edhe rahibin dhe me të i plotëson njëqind të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë nje­riun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar. Ky, pasi e gjen, i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të pendim. Dijetari i tha se edhe për të ka teube: “Po! (Por është shumë larg dhe vështirë) Vrasësi e pyeti: “Sa është largësia mes meje dhe teubes?” Dijetari i tha: “Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojnë njerëz të cilët e adhurojnë All-llahun edhe ti adhuroje All-llahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd, sepse është vend i keq.” Njeriu u nis për në vendin e adhurimit të All-llahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja në mes engjëjve të mëshirës dhe engjëjve të dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: “Ai deri këtu ka ardhur i penduar për më­katet me zemër të drejtuar nga All-llahu i Madhërishëm.” Kurse engjëjt e dënimit thanë: “Asnjëherë më parë nuk ka bërë mire.” Atë­herë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tje-tër në formë të nje­riut e këta e morën për gjykatës, që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ky u thotë: “Matni në mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve, e më afër cilit vend të jetë, atij vendi dhe i takon.” Engjëjt e matën hapësirën në mes dy vendeve dhe konsta­tuan se i penduari ishte më afër vendit që syno-nte (adhurimit), prandaj e morën engjëjt e mëshirës.” (Muttefekun alejhi) Në Sahihun e Buhariut është ky transmetim: “Njeriu i pen­du­ar ishte më afër vendit të ibadetit vetëm për një pëllëmbë, andaj dhe u llogarit si banor i tij.” Po ashtu, në Sahihun e Buhariut, i shtohet edhe ky citat: “All-llahu u urdhëron disa engjëj­ve që t’i largohen, kurse disa të tjerëve që t’i afrohen, pastaj i urdhëron që ta masin largësinë në mes dy vendeve, e engjëjt konstatojnë se i penduari është vetëm për një pëllëmbë më afër vendit të teubes dhe ibadetit - andaj iu falën mëka-tet.” Kurse në një transmetim qëndron: “Me gjoksin e zemrën e tij ishte më afër vendit të teubes dhe devotshmërisë.” Hadithi 24 Nga Ibni Abbasi dhe Enes ibni Maliku r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Sikur njeriu të kishte një luginë me arë, do të dëshironte t’i ketë dy lugina (në vend të njërës). Dhe go­jën e tij asgjë nuk mund ta mbushë (ngopë) përveç dheut. Atyre që bëjnë teube All-llahu xh.sh. ua pranon.” (Muttefekun alejhi) Hadithi 25 Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm qesh (është i kënaqur) me dy njerëz të cilët luftojnë mes vete; e njëri e vret tjetrin dhe të dy hyj­në në Xhenet! Njëri prej tyre lufton në rrugë të All-llahut, vri­tet dhe hyn në Xhenet, kurse vrasësin e mëshiron All-llahu, e ky e pranon Islamin e pastaj edhe vetë bëhet shehid (vritet në xhihad).” (Muttefekun alejhi)
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 18:42:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015