Padyshim, fakti që individualizmi është prirje e thellë - TopicsExpress



          

Padyshim, fakti që individualizmi është prirje e thellë konstante dhe mënyrë jetese e pandryshuar e modernitetit, na detyron që të mendojmë më shumë për praninë dhe nevojën imediate të një raporti që është bërë sa dialektik po aq edhe delikat. Sepse problem është tejet delikat dhe ka të bëjë me nevojën e njeriut për të patur në jetë, paralelisht dhe në të njëjtën kohë edhe pozitën e vet origjinale si njeri i përveçëm por dhe aftësinë e gjerë të reflektimit të natyrshëm dhe pa sforcim të sensit të drejtësisë sociale. Natyrisht individualizmi në shoqërinë tonë është i brishtë, sepse mënyra si po shfaqet ajo në shumë raste dhe tek shumë njerëz duket sikur i ngjan një “ngrehine” të ndërtuar me nxitim, dhe që natyrshëm për të qëndruar në ekuilibër social duket që do të ketë edhe për një kohë të gjatë nevojë për mbështetëse dhe përforcuese. Ky është bërë kusht për të qëndruar në këmbë individualizmi i sotëm i njeriut në shoqërinë tonë.
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 21:33:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015