Profeti (a.s.) është sërish mes nesh... Në Kur’anin fisnik, - TopicsExpress



          

Profeti (a.s.) është sërish mes nesh... Në Kur’anin fisnik, Allahu i Madhëruar na drejtohet: “Dijeni se mes jush është i dërguari i Allahut.” Po, ai sërish është mes nesh! Dhe pse nuk e përjetuam kohën e tij të ndritshme fizikisht, dhe pse nuk e ndjemë kënaqësinë e shikimit të fytyrës së tij, dhe pse nuk i përjetuam situatat ashtu siç i përjetuan shokët e tij, ai sërish është mes nesh me traditën e tij, me thesaret e çmuara që ka lënë pas, me moralin e tij të lartë, me mëshirën dhe dhembshurinë e tij për ne. Është mes nesh pasi çdo ditë të enjte, kur paraqiten veprat tona, për çdo vepër të mirë falënderon Allahun dhe për çdo vepër të keqe, i kërkon falje për ne. Para se të vdiste iu drejtua shokëve të tij: “Më ka marrë malli për vëllezërit e mi.” Ata e pyetën: “A nuk jemi ne vëllezërit e tu, o i dërguar i Allahut?” “Jo – u tha ai – ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë ata që do të vijnë dhe që do më besojnë pa më parë”. Në Kur’an thuhet: “Juve u ka ardhur një i dërguar nga mesi juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja sepse dëshiron të jeni në rrugë të drejtë. Për besimtarët është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm.” (Teube, 128)
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 17:45:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015