Pse nuk i quajmë tradhtarë ata që kanë marrë nënshtetësinë - TopicsExpress



          

Pse nuk i quajmë tradhtarë ata që kanë marrë nënshtetësinë amerikane, angleze, italiane, greke, etj., dhe punojnë e jetojnë në këto vende, duke lënë gjithë mundin e djersën e tyre ... por quajmë tradhtarë këta çunat e futbollit që thjesht puna u ka rënë e tillë, por aspak sndryshojnë nga emigrantët e tjerë? Se jemi derra prandaj! Kryetradhtarët e Shqipërisë jemi ne të gjithë, ne që jetojmë këtu brenda dhe në 23 vjet kemi tradhtuar gjithçka, edhe veten tonë! Jemi epikë per thashethemnaja, por kur vjen puna te vetja ... edhe kriminelët i bëjmë idhuj, edhe plehrat i bëjmë biomasë të gjelbër, edhe hajdutët epikë i quajmë të ndershëm etj. Bëjmë moral ne! Ne që shesim votën, shesim dinjitetin, shesim veten e gjithçka të shtrenjtë prej njeriu të lirë! Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë! Po u bëmë gol lum ne, po na bënë gol, lum ata! Puna i ka këto, ca fitojnë,ca humbasin ... ama është e vetmja punë kur paret merren edhe pas humbjes ... © Ing E. F. ...
Posted on: Fri, 11 Oct 2013 20:22:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015