Përballjet Ndaj Bjellorusisë Shqipëria ka zhvilluar - TopicsExpress



          

Përballjet Ndaj Bjellorusisë Shqipëria ka zhvilluar gjithsej katër takime, që të gjitha kualifikuese, duke pasur një bilanc prej dy humbjesh, një barazimi dhe një fitoreje. Më 2 shtator të 2006-ës në Minsk, kuqezinjtë barazuan 2-2 falë golave të Ervin Skelës me penallti dhe Besnik Hasit nga goditja e dënimit. Më 17 nëntor 2007 Shqipëria do humbiste në Tiranë 2-4, teksa për kuqezinjtë shënonin Erjon Bogdani dhe Edmond Kapllani. Më 12 tetor 2010, kuqezinjtë do humbnin 2-0 në Minsk, teksa më 26 mars 2011 në “Qemal Stafa” fituan 1-0 falë golit të Hamdi Salihit. Kjo mbahet edhe si një nga ndeshjet më të bukura që ka zhvilluar skuadra jo vetëm nën drejtimin e të ndjerit Josip Kuzhe, por edhe në të paktën dy dekadat e fundit, pavarësisht rezultatit minimal. Ndërkohë, takimi i 15 nëntorit do të jetë i pesti zyrtar.
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 18:44:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015