Qyteti i Elbasanit ka kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson - TopicsExpress



          

Qyteti i Elbasanit ka kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson një Castrum Statum, qendër e një legjoni romak. Ajo ka 4 hyrje që ndodhen në mes të cdo kurtine të cilat mbrohen nga kulla. Kështjella është epajisur me 26 kulla. Në katër qoshet e saj ndodhen kulla në formë freskoreje. Dytë tjera janë kulla hyrje dhe ndodhennë pjesën fundore të rrugës Cardo. Ato kanë planimetr katërkëndëshe ndersa njëzet të tjerat kanë formën e shkronjës U. Kullat janë plotësisht të dala jashtë murit rrethues, vetëm katër prej tyre që mbrojnë hyrjet e rrugës decumanus dalin përgjysmë jashtë murit rrethues. Të gjitha kullat e kështjellës pavarësisht nga forma e tyre dalin 8-9 m larg murit dhe gjenden 40-50 m larg njëra-tjetrës. Përbërja e murit rrethues tregon për tri periudha kryesorendërtimi, që janë : 1. Periudha e vonë romake, 2. Periudha e hershme bizantine, 3. Periudha osmane. Muri i periudhës së vonë romake gjendet kudo në nivelin e poshtëm të kështjellës dhe përshkon gjithë planimetrinë e saj. Ngrihet mbi themelin e kështjellës dhe ruhet në lartësinë maksimale deri në 5 m. Trashesia e murit rrethues është 3 m. Ndërtimet e realizuara në teknikën e njohur opus mixstum, pëtrdorimi i brezit të tullave shërben si një lidhje e vërtetë ndërmjet dy faqeve të murit dhe bërthamës. Midis këtyre tri elementëve të ndryshëm sigurohet një lidhje e qëndrrueshme. Mendohet se lartësia e plotë e murit rrethues deri në shtegun e rojes ka qenë rreth 9 m. Pjesa e sipërme ka qenë e pajisur me shtegun e rojes, me një platformë tëqarkullimit, vëzhgimit, mbrojtjes dhe me një parapet. Ky i fundit e ka trashësinë rreth 0,70 m dhe përbëhet nga gjoksmburoja dhe hapësira goditëse. Lartësia e parapetit varet nga këndi i goditjes dhe me ndërtimet romake ai ka qenërreth 2 m. Me krijimin e sistemit të ri administrative dhe ushtarak bizantin, një pjesë e mirë e territoreve që ishin pranë qytetit Skampis dhe rrugës Egnatia përfshihen në themën e Durrësit. Këto territore u përfshinë ne organizimin e ri administrative kishtar dhe u përkisnin peshkopatave të Durrësit, Kunavisë-Kandavisë, Cernikos-Cermenikës. Materiali arkeologjik i zbuluar në kështjellën e Skampis për periudhat e shek VII-XV dëshmon për një rënie të theksuar të jetës në shekujt e parë dhe një rigjallërim i saj deri në prag të pushtimit osman. Në këtë periudjhë, në këtë rajon ndeshen rrënoja të shumta të monumenteve kristiane në zonën e Shpatit Cermenikës, Kërrabës, Dumresë e Sulovës. Të dhënat dhe analiza në lidhje me të gjitha fortifikimet në Gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë përcaktojnë që kështjella e Skampisit është ndërtuar në kohën e perandorit romak Diklecian në v. 284-305 e.s. Sxtudimet arkeologjike dëshmojnë për një ndërprerje tëjetës në këtë qendër pas betejës së Adrianopolit në v. 378 dhe dyndjes së fiseve vizigote drejt pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Pas kalimit të vizigotëve me Alarikun në krye për në gadishullin Apenin situate u rivendos dhe jeta vazhdoi normalisht deri në dyndjen tjetër të fiseve ostrogote pas gjysmës së parë të shek. V. Gjatë periudhës ndërmjet dy dyndjeve të njëpasnjëshme të fiseve gote mendohet se Skampisi si rezultat i zhvilimit ekomomik që bazohej në stabilitetin e Perandorisë Romake, u shndërrua në në qytet dhe u bë njëkohësisht qendër e rëndësishme ekonomike dhe qendër peshkopale. Nëkohën e sundimit të perandorëve Anastas dhe Justiniani i parë, ka një stabilitet të jetës në krahinë. Pothuajse është vendosur siguria, ndihet një rritje ekonomike, e cila shihet në marrëdhëniet tregtare në këtë periudhë me Mesdheun Lindor dhe më pak me Afrikën Veriore. Kështjella Skampis duhet të ketë qenë mjaft e dëmtuar në kohën e perandorit Justinian (527-565) kur ajo rindërtohet për faktin që Pokopi i Cezaresë cilësohet si ndërtim i mirëfilltë. Në këtë kohë Kështjella ka pësuar riparime me karakter të përgjithshëm që vihen re edhe fundshekullin XX në disa trakte muresh. Gërmimet arkeologjike të kryeranë territorin e saj nxorrën në dritë pjesën veriore të atriumit të një bazilike të epokës paleokristiane. Mbi dyshemenë e atriumit u gjetën disa elementë arkitektonikë paleokristianë. Zhvillimi i jetës në qytetin e Skampis dhe në zonën rreth tij do të pësojë një goditje të fortë në fillim të shekullit të VII në kohën e dyndjeve të tjera, kësaj radhe nga avarosllavët.
Posted on: Thu, 06 Jun 2013 20:23:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015