Ramiz LUSHAJ VËZHGUESIT NDËRKOMBTARË PËRDORIN STANDARDE TË - TopicsExpress



          

Ramiz LUSHAJ VËZHGUESIT NDËRKOMBTARË PËRDORIN STANDARDE TË DYFISHTA PËR 18 SHKURTIN 1. Gjithësesi e pranoj që zoti Jorgen Grunet është një diplomat i kualifikuar, por deklaratën asimitrike për Zgjedhjet Vendore 2007, duke i protencuar si “Shans i humbur për Shqipërinë”, nuk e ka “kualiduar” mirë dhe, për më tepër, ka “kalkuluar” keq. Kjo, jo vetëm për faktin që dha një notë të pamerituar ende pa u mbyllur “provimi” i 18 shkurtit, por kjo mund të merret ose përkthehet edhe ndryshe: si notë ndëshkuese për procesin e hapur të Shqipërisë në Bashkimin Europian e në NATO. Ndaj edhe ekstremiteti diplomatik, politik e njerëzor i Kryetarit të MVZ të OSBE-ODIHR, më bën të meditoj nëse ende Europa është apo mbetet “e papërgaditur” për ta pranuar Shqipërinë në gjirin e saj me të gjitha të drejtat e veta natyrore e historike e ato të tjerat që kanë të bëjnë me trinomin: stabilizim, asocim e antarësim. 2. Kjo deklaratë kaq cinike nuk është e vështirë për t’u lexuar: Vëzhguesit Ndërkombëtarë përdorin standarde të dyfishta, ose më saktë, standarde vetëm për Shqipërinë e Shqiptarët. Gati gjithcka, që ka të bëjnë me integrimet shqiptare në Europë… përdoret termi i njohur deri në keqklasifikim e keqtrajtim “Standarde…” dhe, në shumë raste, motivojnë vlerësime jashtë standardi, sic është edhe ky i Grunetit për Elektoriadën Lokale 2007 3. Dicka tjetër për t’u nënvizuar përbën edhe fakti që në vlerësimet e ndërkombëtarëve u vu re një linjë e dyfishtë. Ndër Ndërkombëtarët, në shumë pika të vlerësimit të përgjithshëm, ndryshe u fol, në ditët pas 18 shkurtit, nga OSBE-ODIHR, me zërin e firmën e Grunetit, e ndryshe nga të Tjerët…, që i vëzhguan këto zgjedhje vendore. 4. Grunet duke dalë me këtë deklaratë, përndryshe: “tabelë policore” të etiketimit pa-etikë “Shans i humbur për Shqipërinë”(!), ndikoi edhe në tensionimin e situatës së pas-votimit, jo vetëm në kutitë e fundit e komisionet e numërimit, por edhe në “karrikimin” politik të opozitës për të vrapuar duke u rënë burive partizane me deklarata pasuese rraciste ndaj votuesëve fshat-qytet e ato terroriste me thirrjet staliniste absurde për ngritje barrikadash guerilase me mburoja me trupa njerëzore e nxjerrje të Kryeministrit nga zyra e Qeverisë, etj. Në rast se në 1.069 qendra votimi të vëzhguara nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE-ODIHR, në 7 për qind të tyre u raportua për tension apo raste të izoluara dhune, pas deklaratës së zotit Grunet kjo përqindje u stimulua papritur duke ndikuar në shumëfishimin e saj, si në Ndroq të Tiranës, Bushat të Shkodrës, Himarë, Bashkinë e Gjirokastrës, Paskuqan të Tiranës, Hekal të Fierit e zona të tjera elektorale. Tiranë, më 07.03. 2007
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 09:42:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015