Ramës i duhen 300 ditë për të mësuar si qeveriset Edi Rama - TopicsExpress



          

Ramës i duhen 300 ditë për të mësuar si qeveriset Edi Rama s’ka kërkuar kurrfarë kompromisi me aleatët e tij, por thjesht i ka njoftuar: “jua kalla, s’më duheni më”. Lista e ministrave pritet të jetë me maturim 300 ditor, çka e lë sherrin hapur, në pritje të lëvizjeve të reja në parlament, por edhe për t’i dalë përpara pasigurisë që sjell një kabinet qeveritar që njofton se s’do t’i realizojë premtimet e tij paraelektorale Në Partinë Socialiste janë rikthyer sherret me aleatët, në vijim të negociatave për formimin e qeverisë së re. Rezultati i 23 qershorit prodhoi për PS-në, as më shumë e as më pak, por të njëjtin numër mandatesh si në 2009-ën. Kjo do të thotë se, PS nuk ka tagrin e forcës politike që fiton zgjedhjet dhe shkon drejt formimit të kabinetit qeveritar e vetëdijshme për peshën e të gjithë këtij procesi. Sikurse nuk ka as fuqinë që, aleatët të cilët kanë prodhuar pak vota, të klasifikohen peshë e lehtë dhe të papërfillshëm për rrugëtimin përgjatë mandatit qeverisës. PS nuk e ka këtë privilegj dhe si e tillë është e destinuar të jetë në qendër të sulmit, si tabelë qitje e aleatëve të cilët duan pjesën e tyre sipas marrëveshjes parazgjedhore. Në këto kushte, përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila për nga numri i mandateve të fituara në 23 qershor (17 deputetë), është në avangardë dhe me të drejtë kërkon një rol përcaktues në kabinetin e ardhshëm, në garë për mandate në qeverinë “Rama” janë edhe Vangjel Dule me Mark Frrokun. Pa llogaritur këtu Spartak Ngjelën i cili s’ka lënë studio televizive pa propaganduar se ekziston një marrëveshje mes tij dhe Edi Ramës, për ta emëruar atë ministër të Drejtësisë. Kësisoj, në vend të evidentimit të modaliteteve se mbi ç’parime demokratike do funksionojë qeveria e ardhshme, duke ditur edhe axhendën e integrimit, vijimin e investimeve në infrastrukturë etj, punë këto të lëna të gatshme nga qeveria e Partisë Demokratike, koalicioni i majtë duket gjithnjë e më larg etiketimit ‘funksional’, sepse sherret e brendshme e rrezikojnë seriozisht atë. Paralajmërimet e Paskal Milos dhe Skënder Gjinushit në vlerësimin e Edi Ramës mund të jenë një vrimë në ujë, por në fakt ai s’mund t’i bëjë bisht përgjegjësisë morale ndaj dy aleatëve, të cilët mirë apo keq, kanë arritur t’i marrin disa dhjetëra vota në qarqe të ndryshme. Raportet e ngurta do vijojnë dhe kjo bëhet gjithnjë e më pashmangshme po të sjellim në vëmendje se në krizat e qeverive të mëparshme socialiste, si indice kanë pasur pikërisht prishjet e aleancave. Dhe Edi Rama është mjeshtër i zoti për këtë, pasi nga 2007-a e këtij ka koleksionuar një shifër cilësore të mashtrimit të partnerëve të koalicionit, me qëllim nxjerrjen e tyre në rrugë. Sot flasim sërish për të njëjtat kushte. Rama s’është besnik i koalicioneve. Dhe kjo padyshim që është kosto për kreun e PS, sikurse është një fakt kokëfortë se koalicioni i majtë nuk është funksional dhe se, sherret e nisura pa startuar ditën e parë në qeveri, tregojnë të ardhmen e tij të brishtë. Vëzhgimi - Ramës i duhen 300 ditë për të mësuar si qeveriset/Çdo dalje e eksponentëve të partnerëve strategjikë PS-LSI rreth programit qeverisës kufizohet në 300 ditë, pra 65 ditë më pak sesa një vit fejese. Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto dy të deleguarin e partive të mëdha të koalicionit fitues sa herë flasin dyshe apo tek a tek shprehen se po sheshojnë divergjencat duke arritur gjuhën e përbashkët për ca pika ku nuk bien dakord si për shembull shëndetësia falas apo taksa progresive. Mirëpo mandati i tyre negociues kufizohet në 300 ditë e para duke sinjalizuar një bashkëjetese prove të dy partive. Prova gjenerale do të jetë sjellja e Edi Ramës ndaj autonomisë që do të kërkojë LSI-ja në qeverisjen e ministrive të saj. Këto 300 ditë do të jetë të mjaftueshme për të parë një vijë sjellje të Edi Ramës kundrejt partnerit strategjik, dhe padyshim kjo do të përcaktojë mbështetjen e LSI-së ndaj qeverisë. Megjithatë përcaktimi i 300 ditëve është edhe një mënyra për të kënaqur të gjithë. Ministrat pa mandatin e deputetit të qeverisë Rama do të jenë për 300 ditët e para dhe sipas sjelljes së tyre bindëse apo rendimentit të tyre do jenë në punë apo do të hiqen nga puna. Mbajtja nën presion e grupit parlamentar ku emërimi ministër mund të të kushtojë karrierën është një prej mekanizmave shpërfytyrues të Edi Ramës. Ndërkaq shtatori po afron dita-ditës dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama nuk jep garanci publike se do të mbajë premtimet. Nuk është vetëm premtimi për “shëndetësi falas për të gjithë” që nuk është një projekt prioritar i qeverisë re 300 ditore, por edhe ndryshimi i sistemit fiskal me vendosjen e taksës progresive s’është punë që bëhet. Dhe programi i Edi Ramës për të taksuar 5% të popullsisë duke ulur taksat për 95% të tjerët apo hapja e 300 mijë vendeve të punës mund të duket një program ambicioz, por nuk ka asnjë lidhje me realitetin faktik shqiptar. Sidoqoftë Edi Rama po sinjalizon se do të bëjë një provë teknike 300 e ditët e para, pra do të mësojë se si të qeverisë një vend që është diçka tjetër nga sharja. Konceptet e Edi Ramës për shtetit janë aq të pakta sa do ti duhet një “kujdestar” politik që ta mësojë sesi punohet gjithë ditën për një vend që problemet nuk i ka të pakta. Por edhe ky “kujdestar” do të ketë një mandat 300 ditor pasi mirë apo keq gabimet do të kërkojnë një autor.
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 09:29:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015