Rubrika e nates ! Pershendetje ... duke shpresuar se do e lexoni - TopicsExpress



          

Rubrika e nates ! Pershendetje ... duke shpresuar se do e lexoni kete histori po ju kerkoj nje mendim.Historia ime filloi para shume vitesh..isha 16 vjec atehere me nje familje te qete dhe kisha nje vella qe e doja shume.ne ate kohe vjen ne lagje nje njeri i lig.ne vitet 97` ai kishte vrare ,kishte vjedhur dhe kercenuar me arme dhe nuk i kishshte hyre nje gjemb ne kembe..pastaj ishte larguar per ne greqi...ne ate kohe ai u kthye ,jetonte ne pallatin perballe..prindrit me kishin porositur t`i shmangesha.por ai me vinte rrotull,me kercenonte ,vinte tek shkolla ime ,hynte ne klase ,pastaj me ndiqte me thoshte te beja ate qe donte ai ne te kundert do tregonte anen e tij me te keqe..perndjekjet e tij vazhduan derisa nje dite abuzoi me mua ne bodrumet e pallatit te tij,,,me kercenoi te mos i tregoja askujt ne te kundert do me vriste.isha vecse nje femije..po kaloja nje traume.nuk i tregova askujt nga frika por ai dehej neper lokale dhe nje dite kishte thene "un kam zene ke kam dashur,te vogla e te medha”,kishte permendur dhe emra per mburrje,edhe emrin tim,,kjo i shkoi ne vesh vellait tim,,me pyeti nese ishte e vertete dhe une e mohova nga frika se mos i ndodhte gje por ai nuk me kishte besuar,bashke me nje shokun e tij e shkuan e kapen ,ishin zene keq..e kishin rrahur por ne ato vite ende ishte rremuje,ai e vrau vellain tim para shtepise ,para te gjitheve.ne shtepine time kishte vetem zi..babi u semur,mami vetem qante.une e perdhunuar dhe vellai im,pianisti im i futi krahet dheut…isha ne nje gjendja te renduar psikologjike ,nuk po mundja dot me,derisa nje dite pas 17 muajsh ai u kthye perseri ne lagje,nuk mund ta besoja por e kishin liruar,ai kishte bere lek,kishte miq e domosdo ne shqiperi gjithcka ndodh…rifilluan perseri perndjekjet,me dergonte letra pas nje femije ku thoshte te shkoja ne shtepine e tij kur te deshironte ai ,une nuk mundja nuk mund te behesha lecka e tij,smund ta shkelja ate pak dinjitet qe me kishte mbetur,ate dinjitet per te cilin la kockaat vellai im…mora vendimin per ta vrare njehere e mire para se ai te shfaroste gjithe familjen time me te cilen kishte inate te vjetra..dhe e bera,e vrava pa asnje grime pendese,e vrava pas kraheve pa asnje veshtiresi sepse ai dehej cdo nate derisa kembet nuk e mbanin me,ate nate lirova llamben para deres se ap. te tij qe ndodhej ne katin e 1.pas krimit u dorezova ,iu luta prinderve te mos rendnin neper gjykata,do beja aq vite sa me takonin,,me denuan me 19 vjet..ishte nje tmerr per mua..isha ne kufijte e cmendurise ,e di.do merrni per te marre por sa here mbyllja syte ne qeli une arrija te degjoja tingullin e pianos sa albit ,vellait tim dhe zerin e tij kumbues kur me thoshte “he jam apo nuk jam pianist I thekur”??? te gjithe te afermit a kthyen kurrizin pervec dajes ..ai vinte shpesh ,me sillte thase me libra,dhe une lexoja lexoja dhe vetem lexoja,,nuk flisja me askend vetem pastroja qelite dhe lexoja,kaluan dy vjet dha daja im apeloi..e reduktuan denimin ne 11 vjet per disa arsye si:1.une doja dhe 2 muaj te mbushja 18 vjec kur kreva krimin 2.u konfirmua si I padrejte lirimi I meparshem qe I ishte dhene atij monsters 3.u vertetuan krimet e tij vrasjet qe kishte bere,4.u moren si deshmi letrat qe ai me dergonte dhe u mor parasysh qe me kishte perdhunuar keshtu denimi im u ul…kaluan 8 vjet ne qeli ku ajri te mbytte,ku qielli ishte I kufizuar dhe une cdo dite lexoja dhe vetem lexoja,nuk u grinda kurre me asnje,punoja dhe bindesha..ne krye te 8 vjeteve u dha urdher qe ato te burgosura qe cilesoheshin si te pademshme per shoqerine te kryenin denimin e mbetur ne pune te detyruar.mua me caktuan ne spitali ushtarak,tirane.aty beja pune te rendomta pastroja baanjat,sallat e operacioneve nga gjaku.pervec kesaj perballesha me njerez qe me perbuznin se isha kriminele,me shanin,me shtynin por une nuk ankohesha kurre ,sepse jam vrasese,sepse e meritoj.kaluan 6 muaj dhe pastaj me cuan ne morg aty laja te vdekur,,,I mbyllja ne qese me pak fjale qe mos jua neverit leximin,tmerr I gjalle ,,po bija ne depression ,po cmendesha,,ky ishte fundi per mua derisa u shfaq nje rreze drite.Luka.nje psikolog Italian qe punonte prej nje viti aty duke kuruar psikologjikisht te semuret qe kishin kaluar trauma…ai me beri disa séanca,me perqafonte ndonjehere,,me thoshte se kishte mbetur dhe pak dhe fare pak..por ate e shikoja rralle mua nuk me lejohej te flisja me askend..ndodhi qe kryeinfermierja e cila me urrente per vdekje me hoqi te drejten te flija ne dhome por me solli nje karrige dhe me urdheroi te flija ne nje qoshe ,brenda ne morg me te vdekurit… nuk po mundesha me,e vetmja gje qe me mbante gjalle ishte melodia e pianos se vellait e cila ishte gdhendur ne kujtesen time dhe luka I cili rralle ,fshehurazi iu afronte duarve te mia te pista nje filxhan caj te ngrohte…kur e shikoja mendoja se mbase nuk ishte ende fundi I jetes sime,,me kujtohet se njehere per ditelindje me dhuroi nje liber “dashuri ne kohen e koleres”,,u meka.pas 10 vitesh dikush po kujtohej per ditelindjen time ,e dua ate njeri megjithese as ne endrat me te guximshme nuk e imagjinoja veten me ate,,ai psikolog,I bukur,,I mire kurse une vrasese ,kriminele, e perdhunuar ,,e cmendur…kaluan me shume se dy vjet,tashme nuk ishin me te rrepte me mua,nuk me perbuznin me sepse nuk ekzistonte me mundesia qe une te arratisesha pasi kishim mbetur fare pak muaj…nje dite luka me shprehu ndjenjen e tij,,nuk mund ta besoja..megjithate e largova nga vetja sepse nuk e kisha menduar kurre te martohesha ndonjehere,,,vraseset nuk martohen!.une do kujdesesha vtem per pridrit e mi deri ne grahmen e fundit te jetes se tyre..por jo ai ngulmon te martohet me mua,ka nje vajze 6 vjece gruaja e pare I kavdekur,ai eshte 35 vjec kurse une 29,kam 2 muAJ qe jam liruar…e refuzova jo sese pretendoj me shume,kurrsesi ,por une ia kam hequr te drejten vetes per te qene e lumtur…a eshte e drejte kjo? A mendoni se une si nje njeri qe ka kryer nje krim kam te drejte te martohem,une nuk kam shoqe prandaj po kerkoj mendimin tuaj ne nje rrjet social,para se te me gjukoni si vrasese me gjykoni si njeri,une kisha arsyet e mia qe e bera ate krim.dhe nese mendoni te me ofendoni apo tallni me besoni se ja njoh dhimbjes te gjitha shkallet dhe ironia juaj ju betohem se nuk ka se cfare ti shtoje me teper mjerimit.
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 22:00:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015